GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Mbështes investimet strategjike”, Berisha: Ata që qajnë për Sazanin janë grup hipokritësh!

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Mbështes investimet strategjike”, Berisha: Ata që qajnë për Sazanin janë grup hipokritësh!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar debatet e fundit që kanë shoqëruar projektet e investimeve të propozuara për ishullin e Sazanit dhe zonën e Zvërnecit.

Në deklaratën e tij, Berisha hodhi poshtë kritikat ndaj projektit, duke i kkonsideruar krikët si një grup hipokritësh.

“Ata që qajnë elegjinë e Sazanit janë një grup hipokritësh. Të derdhin lot sa të duan, se jam marrë direkt, edhe Fatos Nano është marrë. Ua kemi ofruar investitorëve dhe nuk është investim i thjeshtë,” u shpreh lideri i demokratëve.

Berisha argumentoi se ideja për tërheqjen e investitorëve në Sazan nuk është e re dhe se përpjekje në këtë drejtim janë bërë prej vitesh nga drejtues të ndryshëm politikë. Sipas tij, projektet e parashikuara kanë karakter strategjik dhe nuk mund të konsiderohen investime të zakonshme.

Duke folur për shqetësimet që lidhen me ndikimin në mjedis, ai theksoi se zhvillimi i projekteve nuk do të dëmtojë vlerat natyrore të zonës. Kreu i PD-së bëri gjithashtu dallimin mes statusit të Sazanit dhe Zvërnecit, duke nënvizuar karakteristikat specifike të secilës zonë.

Sipas Berishës, vlera më e veçantë e Sazanit nuk lidhet me vijën bregdetare apo hapësirën detare, por me bimësinë e rrallë që është zhvilluar në kushte të veçanta natyrore dhe që, sipas tij, do të mbetet e mbrojtur.

Ai shtoi se situata në Zvërnec është e ndryshme, pasi bëhet fjalë për një zonë me prona private dhe me traditë banimi ndër breza.

Berisha ritheksoi se Partia Demokratike mbështet investimet e huaja, por duke vendosur si kusht respektimin e standardeve mjedisore.

“Ne mbështetëm investimin e huaj, por ne jemi parti që qëndrojmë plotësisht për respektimin e mjedisit,” përfundoi Berisha.

Kryedemokrati këshillon kryeministrin Edi Rama se duhet të takohet me mjedisorët dhe t’u garantojë atyre se projekti do të ndërtohet në përputhje me standardet e BE-së duke mos cenuar kushtet për zonën si peisazh natyror.

“Pavarësisht se si e ndryshon ti ligjin, por është peisazh i mbrojtur atëherë do të ulesh me mjedisorët dhe do t’u japësh garanci, tu thuash që ju nuk jeni që të ndërtohet fare, ne do të ndërtojmë në përputhje me standatet e BE. Jo I ka të përcaktuara. Kjo zonë e bën Shqipërinë të famshme në botë se është fantazi dhe stër mrekulli natyrore. Por me kusht që të mos ta shëmtosh, shkatërrosh e zhvillosh në përputhje me të gjitha kushtet. Herën e fundit në fjalën e tij, tha iu kam thënë atyre që të zgjidhnin prblemeët me pronarët.

Dy burime më thonë se nëse merr pretendimet e njerëzve për pronësi në atë zonë, t’i marrësh të gjitha në sipërfaqe bëhen 28 mijë kilometra katrorë. Si mund ta zgjidhë një i huaj këtë. Me hajdutë si Pëllumb Petriti… Kur iu thosha kryemafiozi i jugut, Ergys Agasi e të tjerë ku janë ata. Aty ligji dhe shteti duhet të jetë garanti.

Ndaje dhe me ato frazat që kishte futur dje, atyre iu kam thënë që ato cështjet e pronësisë duhet t’i zgjidhni ju. Shko atje e pyet. Nuk i zgjidh dot kush sepse ke ndryshuar 17 drejtorë të Kadastrës në Vlorë vetëm për këtë arsye. Nuk ndodh në botë, je në Guinness. Kryen një porosi, ik dhe merr para. Aty duhet të jetë shteti që duhet të garantojë”, tha Berisha.

Etiketa: berishainvestime

Lajme të lidhura

Kush do të zgjidhet Prokuror i Përgjithshëm? KLP zbardh emrat e pesë kandidatëve zyrtarë për postin
Aktualitet

Kush do të zgjidhet Prokuror i Përgjithshëm? KLP zbardh emrat e pesë kandidatëve zyrtarë për postin

17:53 - 04/08/26
Tragjedia në Bulqizë/ Familja e minatorit Ilir Kolaveri, pa mbështetje: Firma ‘Eternal Security’ na ka shpërfillur
Aktualitet

Tragjedia në Bulqizë/ Familja e minatorit Ilir Kolaveri, pa mbështetje: Firma ‘Eternal Security’ na ka shpërfillur

17:45 - 04/08/26
Përkeqësohet situata/ Flakët i afrohen banesave në Mallakastër, evakuohet një familje dhe ndërhyhet nga ajri
Aktualitet

Përkeqësohet situata/ Flakët i afrohen banesave në Mallakastër, evakuohet një familje dhe ndërhyhet nga ajri

17:37 - 04/08/26
Para
‘Topi nuk do të rrotullohet’/ Mësuesit grevistë të Meksikës kërcënojnë të prishin Kupën e Botës

'Topi nuk do të rrotullohet'/ Mësuesit grevistë të Meksikës kërcënojnë të prishin Kupën e Botës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kush do të zgjidhet Prokuror i Përgjithshëm? KLP zbardh emrat e pesë kandidatëve zyrtarë për postin
Aktualitet

Kush do të zgjidhet Prokuror i Përgjithshëm? KLP zbardh emrat e pesë kandidatëve zyrtarë për postin

17:53 - 04/08/26

Në përfundim të afatit të aplikimit, KLP ka konfirmuar se në garë janë 5 kandidatë, të cilët kanë paraqitur kërkesën...

Lexo më shumë
Tragjedia në Bulqizë/ Familja e minatorit Ilir Kolaveri, pa mbështetje: Firma ‘Eternal Security’ na ka shpërfillur

Tragjedia në Bulqizë/ Familja e minatorit Ilir Kolaveri, pa mbështetje: Firma ‘Eternal Security’ na ka shpërfillur

17:45 - 04/08/26
Përkeqësohet situata/ Flakët i afrohen banesave në Mallakastër, evakuohet një familje dhe ndërhyhet nga ajri

Përkeqësohet situata/ Flakët i afrohen banesave në Mallakastër, evakuohet një familje dhe ndërhyhet nga ajri

17:37 - 04/08/26
Zjarret pushtojnë vendin, Rama ikën me pushime, filmohet duke lundruar me skaf në Dhërmi

Zjarret pushtojnë vendin, Rama ikën me pushime, filmohet duke lundruar me skaf në Dhërmi

17:29 - 04/08/26
Zjarri në shtëpinë dykatëshe në Lushnje, dyshohet se shkaku ishte defekti në kondicioner

Zjarri në shtëpinë dykatëshe në Lushnje, dyshohet se shkaku ishte defekti në kondicioner

17:10 - 04/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com