Një ngjarje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur në bregdetin e Shëngjinit, ku 5 shokë nga Kosova që kishin hyrë në det janë përballur me dallgët e forta.
Të rinjtë janë marrë nga rrymat dhe dallgët e detit, ndërsa dy prej tyre, Leonid Alia nga Fushë Kosova dhe Jetmir Çopa nga Prishtina, kanë humbur jetën.
Tre të tjerët, Dion Myftari, Arber Beqaj dhe Drilon Rrustemi raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë ndërhyrja e forcave të kërkim-shpëtimit dhe policisë për të sqaruar plotësisht situatën.
Hetimet vijojnë, ndërsa autoritetet pritet të japin më shumë detaje në orët në vijim.
gijotina.com/










Discussion about this post