Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama dhe socialistët që të mos organizojnë atë që ai e ka quajtur anti miting në Vlorë. Sipas tij punonjësve të administratës u është dërguar mesazh të jenë pjesë e takimit, ndërsa tha se praktika e anti-mitingjeve është fashiste.
Sot e tutje zonja Spahiu do të quhesh zonja Mëkati. E kupton vetë ti”, tha ai.
Ndërkohë në rrjetet sociale Berisha ka publikuare dhe mesazhet që sipas tij i janë dërguar administratës.
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taluant Balla i është kthyer Berishës, ndërsa komentoi se nuk do të ketë antimiting në Vlorë, por ditëlindja e 35 e socialistëve. Ai tha se Berishën nuk mund ta ftonin dot.
Duke u ndalur te projekti për Zvërnecin, Balla tha se ai projekt do të realizohet.
“Ju nuk mund të jeni i ftuar në ditëlindjen e PS as në Vlorë. Ju kemi mundur 15 herë. Me Edi Ramën ju kemi mundur 8 herë rresht. Do të ju mundim edhe në 2029, ndaj diversionin tënd se kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje…Popullii Vlorës është kryeqyteti i PS, për Artur Shehun pyet këtë… Merreni me qetësi, sicc ju kemi mundur, do vazhdojmë t’ju mundim. Bëni mirë që të vini mend se nuk po ju kupton askush. Zotëria del dhe thotë; mbështesim investimin. Gjë që tregon kulturë shtetërorë. Sa i përket investimit në Zvërnec, ai investim do të realizohet pasi Shqipëria nuk e ka shansin dhe luksin të humbasë këtë investim. Është investim strategjik, do ta vendosë Shqipërinë në ligën e Kampioneve të Turizmit. Ata që dalin kundër investimit, janë kundër Shqipërisë. Pusho ti pusho (I drejtohet Zhupës), se sa të vij te ty unë…”, tha Balla.










Discussion about this post