Në Ujësjellës Kanalizime Tiranë, prej disa muajsh punonjësit flasin më shumë për “zonat” sesa për punën. Ne korridore nuk flitet më per problemet e ujit, depot apo rrjetin, por pyetja që behet dhe qe duket se ka me shume rëndësi se diploma apo eksperienca, eshte “Nga je?”
Kjo situate eshte shkaktuar pas ardhjes së drejtorit të ri Flauers Shoshi. UKT është kthyer në një derë të hapur për miq, farefis dhe njerëz të afërt nga Shkodra e Mirdita. Largimet e stafit të vjetër po ndodhin në heshtje, ndërsa vendet plotësohen me emra të rinj që kanë vetëm një “CV” të fortë: zonën nga vijnë.
Po largohen dhe spostohen punonjes me shume vite eksperiencë dhe ne në vend të tyre, po emërohen persona pa lidhje me sistemin, por me lidhje të forta me drejtuesit.
E dini cila eshte ironia me e madhe ne zyrat e UKT-së, “nuk duhet të dish si funksionon rrjeti i ujit, mjafton të dish rrugën për në Shkodër ose Mirditë”.
Shume e rendesishme dhe me peshe drejtimi ne Ukt eshte edhe nje punonjese e re e cila duket se nga sekretare eshte rrit ne detyre per merita te vecanta duke u emeruar koordinatore ne UKt Dajana Reçi, e cila vendos kush duhet te rrije ne pune e kush jo kush duhet te rrije ne katin e trete ku eshte drejtori e kush jo. Kush duhet te hyje ne zyren e drejtorit dhe kush jo. Ne cdo email apo ne cdo grup pune qe ka ne UKT duhet te jete edhe koordinatorja ndryshe se ke kryer si duhet punen dhe nuk ke vene ne dijeni personin e duhur. Mesaduket ajo ia di mire kriteret drejtorit dhe kush duhet te punoje ne UKT dhe kush jo. Qe te rrish ne pune ne UKt duhet te jesh ose nga Shkodra e Drejtorit ose nga Rresheni I Dajanes. Ndryshe persekutohesh.
Kjo gje vertetohet shume lehte. Mjafton te shikosh grupet e punes dhe kudo ehste koordinatorja pjese, mjafton te kerkosh emerimet e reja qe jane bere ne UKT dhe e shikon kush ka ardhur dhe kush ka ikur dhe nga jane ata qe kane ardhur te cilet bejne edhe te fortin ne kete institucion.










Discussion about this post