Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, në vendin e quajtur Fushë Vërri të Delvinës, ku për pasojë një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur.
Nga aksidenti humbi jetën Orest Mahmutaj nga Lazarati, 20 vjeç.
Të plagosur nga përplasja e dy mjeteve janë; Shyqiri Liko, Dalip Troka dhe Erjon Barjamaj nga Fieri.
Dy automjete janë përplasur, ku njëri prej tyre me targa AA 246 RC ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Mjeti tjetër Audi me targa AB 558 XR ka pësuar dëmtime të shumta.
Policia, ambulanca dhe zjarrfikësja janë ndodhur në vendngjarje ndërkohë që kanë nisur hetimet për shkaqet e aksidentit të rëndë.










Discussion about this post