Bordi i Transparencës ka ndryshuar çmimet e karburanteve këtë të martë në vend. Bëhet me dije se nafta është ulur me 3 lekë për litër nga ndryshimi i fundit më 4 qershor. Po ashtu si nafta dhe benzina është ulur me 3 lekë për litër.
Sipas vendimit, nafta do të tregtohet me pakicë jo më shumë se 192 lekë/litër dhe me shumicë jo më shumë se 180 lekë/litër, ndërsa benzina do të shitet me pakicë jo më shumë se 172 lekë/litër dhe me shumicë jo më shumë se 160 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 5 ora 13.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.










Discussion about this post