Analisti Lubonja iu bashkua protestës së qytetarëve, duke deklaruar se pjesëmarrësit, pavarësisht bindjeve i bashkon kundërshtimi ndaj asaj që ai e cilësoi si kapje e vendit nga krimi dhe oligarkët.
Analisti Lubonja iu bashkua protestës së qytetarëve, duke deklaruar se pjesëmarrësit, pavarësisht bindjeve i bashkon kundërshtimi ndaj asaj që ai e cilësoi si kapje e vendit nga krimi dhe oligarkët.
“Këtu jemi shumë dhe jemi të ndryshëm. Por na ka bashkuar një gjë që është më e rëndësishme, ajo parrulla: ‘Shqipëria nuk është në shitje’. Kuptimi i saj është kundër një Shqipërie të ndërtuar nga krimi dhe oligarkët. Unë nuk jam nga ata që bërtasin, por dua t’u them atyre që pyesin se çfarë është zhvillimi. A është zhvillim ai për oligarkët dhe me oligarkët? Ky nuk është zhvillim, por një tumor që po rritet në trupin e Shqipërisë dhe që duhet ta pastrojmë”, deklaroi ai. Lubonja theksoi se protestuesit do të vijojnë mobilizimin e tyre deri në arritjen e objektivit politik që kërkojnë.
“Do të qëndrojmë këtu derisa ta detyrojmë të japë dorëheqjen. Zvërneci na tregoi grabitjen e Shqipërisë.Nga ky shesh i bëj thirrje edhe SPAK-ut të na mbrojë nga ky projekt kriminal”, përfundoi Lubonja.
gijotina.com/
https://youtu.be/maBTZiXoavk?si=g66S73EaA4ICrGFB Sa shumë investime në emër të Shtëpisë së Fëmijës në Sarandë! Ka dy vjet që godina është shqepur, dy...
Lexo më shumë© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com
Discussion about this post