GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Prapaskenat e protestës: Nga përplasja e FRPD me njerëzit e Arlind Qorrit, tek mbyllja e fjalimeve nga Andi Tepelena i Sorosit

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Prapaskenat e protestës: Nga përplasja e FRPD me njerëzit e Arlind Qorrit, tek mbyllja e fjalimeve nga Andi Tepelena i Sorosit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Që në nisje të protestës, militantët e Partisë Demokratike u filmuan në mes të turmës, duke u përfshirë në një përplasje verbale me qytetarët në tentativë për t’i përçarë. Ishte thirrja “Berisha në burg”, që solli përplasjen mes dy grupeve me tone të ashpra në mes të turmës, ndërsa qytetarët iu kthyen në kor të rinjve demokratë të FRPD me përgjigjen: opozitë e shitur, PD jashtë, opozita jemi ne. Anëtarja e FRPD, Desada Xhetani pretendoi se u provokuan nga aktivistët e Arlind Qorit, i cili ishte po ashtu ishte në protestë.

“Të rinjtë e FRPD-së u provokuan nga aktivistët e Arlind Qorrit, të cilët erdhën aty me megafona duke na etiketuar: Këta janë të rinjtë e FRPD-së dhe të largohen nga këtu”, tha Desada Xhetani.

Ndikimi i Shkelzen Berishës në protestë nuk u mjaftua me kaq. Ai arriti që t’iu mbyllë fjalimet qytetarëve duke derguar nje gazetar te Syri Tv. Pas disa fjalimeve të pakta në numër, gazetari i Syri Tv u ngjit në podium me thirrjen “poshtë mikrofoni” dhe pas këtij momenti vetëm 2 aktivistë morën fjalimet dhe protestuesit nisën me marshimet.

“Unë jam këtu sot për të thënë që jam kundër këtij mikrofoni”, tha gazetari, ndërsa një pjesë e turmës brohoriti “fike mikrofonin”.

Mbyllja e mikrofonit ndaj protestuesve u dirigjua edhe nga aktivisti Andi Tepelena i cili menaxhonte fjalimet. Që në fillim të protestës Tepelena deklaroi se ndryshe nga herët e tjera, kur fjalimet kanë zgjatur gati nga 4 orë, sot do të mbaheshin më pak fjalime nga personalitete të shkencës, arsimit dhe kulturës, të cilat dukshëm ishin më të shkurtra se zakonisht.

“Sot s’do të mbahen fjalime të gjata. Kanë ardhur ankesa të panumërta, sa më pak fjalime, slogane dhe parulla: dorëheqje! Pas 5 fjalimeve shumë të shkurtra, sheshi është i qytetarëve!”, tha aktivisti i lidhur me fondacionin Soros, Andi Tepelena.

Anëtarja e Senatit Akademik të Universitetit të Tiranës dhe zëvendëskryetarja e Foruminit Rinor të Partisë Demokratike, Desada Xhetani, ka dalë në një deklaratë publike për lajmin e konfrontimit të disa të rinjve demokratë në protestën e mbajtur sot në Tiranë kundër ndërtimit të resortit luksoz në Zvërnec.

Xhetani thotë se të rinjtë e FRPD-së nuk debatuan me qytetarë të thjeshtë në protestë, por me anëtarë të Lëvizjes Bashkë së Arlind Qorit, pasi, sipas saj, këta të fundit i sulmuan të acaruar nga thirrja: Poshtë komunizmi!

“Të rnjtë e FRPD-së u provokuan nga aktivistët e Arlind Qorrit, të cilët erdhën aty me megafona duke na etiketuar: Këta janë të rinjtë e FRPD-së dhe të largohen nga këtu. Ju them të gjithëve, se kjo është protestë për Shqipërinë. Kjo është protestë për Kombin. Kjo është protestë për Zvërnecin, për Nartën, për gjithë Shqipërinë. Kjo është protestë për Onkologjikun dhe për gjithë shqetësimet që e trazojnë kombin tonë dhe Shqipërinë tonë. E vetmja thirrje që i shqetësoi aktivistët dhe Arlind Qorin ishte thirrja: Poshtë komunizmi”,- deklaron Xhetani.

gijotina.com/

Etiketa: incidentetKryesore1protesta e Zvernecit

Lajme të lidhura

“Projekti në Zvërnec do t’i mahnis njerëzit”, Rama për Reuters: Jam votuar që t’i bëj këto që po ndodhin
Breaking Views

“Projekti në Zvërnec do t’i mahnis njerëzit”, Rama për Reuters: Jam votuar që t’i bëj këto që po ndodhin

21:21 - 08/06/26
“Çohuni nga kafja”/ Protestuesit ftojnë qytetarët t’i bashkohen marshimit
Breaking Views

“Çohuni nga kafja”/ Protestuesit ftojnë qytetarët t’i bashkohen marshimit

21:04 - 08/06/26
Aksioni në Vlorë/ Gjenden 5 persona të armatosur, përfundojnë në pranga
Aktualitet

Aksioni në Vlorë/ Gjenden 5 persona të armatosur, përfundojnë në pranga

20:20 - 08/06/26

Discussion about this post

TË FUNDIT

Prapaskenat e protestës: Nga përplasja e FRPD me njerëzit e Arlind Qorrit, tek mbyllja e fjalimeve nga Andi Tepelena i Sorosit
Breaking Views

Prapaskenat e protestës: Nga përplasja e FRPD me njerëzit e Arlind Qorrit, tek mbyllja e fjalimeve nga Andi Tepelena i Sorosit

22:07 - 08/06/26

Që në nisje të protestës, militantët e Partisë Demokratike u filmuan në mes të turmës, duke u përfshirë në një...

Lexo më shumë
“Projekti në Zvërnec do t’i mahnis njerëzit”, Rama për Reuters: Jam votuar që t’i bëj këto që po ndodhin

“Projekti në Zvërnec do t’i mahnis njerëzit”, Rama për Reuters: Jam votuar që t’i bëj këto që po ndodhin

21:21 - 08/06/26
“Çohuni nga kafja”/ Protestuesit ftojnë qytetarët t’i bashkohen marshimit

“Çohuni nga kafja”/ Protestuesit ftojnë qytetarët t’i bashkohen marshimit

21:04 - 08/06/26
Aksioni në Vlorë/ Gjenden 5 persona të armatosur, përfundojnë në pranga

Aksioni në Vlorë/ Gjenden 5 persona të armatosur, përfundojnë në pranga

20:20 - 08/06/26
Ikën Gonzato, emërohet ambasadorja e re e BE nga Portugalia

Ikën Gonzato, emërohet ambasadorja e re e BE nga Portugalia

20:14 - 08/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

palazzobetgrandpashabetmatbet girişholiganbetbetpark girişJojobetJojobet Girişcasibom girişgrandpashabetbetasusCasibom Girişcasibomjojobetcasibomjojobetcasibom girişjojobet girişjojobet