GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

“Veprimi Qytetar”, dalin zyrtarisht emrat e 10 organizatorëve të protestës, firmosin kërkesën në KQZ…

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
“Veprimi Qytetar”, dalin zyrtarisht emrat e 10 organizatorëve të protestës, firmosin kërkesën në KQZ…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lëvizja qytetare që po proteston prej 10 ditësh përpara kryeministrisë ka ndërmarrë aksionin e parë politik, teksa i kanë kërkuar KQZ-së formularin për mbledhjen e firmave për propozimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

Letra, e cila mban datën e sotme është vulosur me logon “Veprimi qytetar për demokraci funksionale” mban emrat e 10 qytetarëve të shoqërisë civile.

Në krye të saj është ish-kreu iKQZ-së, Kristaq Kume, ndërkohë që kanë firmosur edhe Andi Tepelena dhe Edlira Çepani.

“Periudha për mbledhjen e firmave të zgjedhësve, mbështetës të kësaj nisme ligjvënëse, do të jetë 3 muaj, nga data e vendimit tuaj për të na pajisur me fletën tip”, thuhet në kërkesë.

Në një postim në Facebook, konstitucionalisti Kristaq Kume bëri të ditur 10 propozimet kryesore janë ndarja e vendit në katër rajone zgjedhore, lista 100% të hapura, mundësia e kandidimit përmes listave qytetare, depolitizimi i administratës zgjedhore, lehtësimi i votimit për personat me aftësi të kufizuara dhe forcimi i kontrollit mbi financimin politik. Paketa parashikon gjithashtu masa më të ashpra ndaj shkeljeve zgjedhore dhe digjitalizimin e procesit të mbledhjes së firmave mbështetëse.

Sipas nismëtarëvëve, projektligji është hartuar pas një procesi të gjatë konsultimesh me përfaqësues të shoqërisë civile dhe synon përmirësimin e përfaqësimit demokratik, rritjen e transparencës zgjedhore dhe garantimin e një gare më të barabartë.

Postimi i plotë i Kristaq Kumes

Sot dorëzuam në KQZ kërkesën për t’u pajisur me fletë-tip për grumbullimin e firmave mbështetëse nga jo më pak se 20.000 zgjedhës për projektligjin “Për ndryshime dhe shtesa në Kodin Zgjedhor të R. Shqipërisë”.

Projektligji është rezultat i një procesi të gjatë dhe intensiv reflektimi dhe diskutimi mbi prurjet, mendimet dhe propozimet e shoqërisë civile për rregullimet që duhet të bëhen në legjislacionin zgjedhor, me objektiv krijimin e kushteve ligjore mbështetëse dhe efektive për zhvillimin e zgjedhjeve demokratike në vendin tonë. Projektligji propozon një paketë shtesash dhe ndryshimesh në Kodin Zgjedhor, nëpërmjet të cilave synohet të rritet cilësia në përfaqësimin demokratik, të forcohet transparenca në procesin zgjedhor, të zgjerohen mundësitë për pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhje, të garantohet akses i barabartë në ushtrimin e së drejtës së votës dhe të mundësohet një garë zgjedhore e barabartë, e lirë dhe e ndershme.

Shtesat dhe ndryshimet kryesore të propozuara trajtojnë çështje që lidhen me:

Ndarjen e Shqipërisë në katër rajone zgjedhore dhe votimin me lista 100 për qind të hapura. Llogaritjen e mandateve që fitojnë subjektet zgjedhore duke përdorur formulën Sainte-Laguë – pjesëtimi i njëpasnjëshëm i votave të fituara nga subjekti me numra tek. Këto ndryshime krijojnë mundësi reale për përfaqësimin proporcional të subjekteve politike dhe të vullnetit të zgjedhësve në Kuvendin e Shqipërisë. Votimin me lista 100 për qind të hapura për këshillat bashkiakë. 2.Të drejtën e qytetarëve për të marrë pjesë në zgjedhje jo vetëm me një kandidat të pavarur, por me listë me më shumë se një kandidat, “Lista qytetare e kandidatëve”, duke u dhënë qytetarëve mundësinë të konkurrojnë edhe jashtë strukturave partiake.

3.Depolitizimin/departizimin e administratës zgjedhore, KZAZ, KQV dhe GN. Krijimin e saj me qytetarë që shprehin dëshirën për të kryer detyrën e administratorit zgjedhor, që trajnohen dhe certifikohen nga KQZ, me përparësi qytetarët që ushtrojnë profesione të licencuara, juristë, noterë, avokatë etj.

4.Numërimin e votave dhe nxjerrjen e rezultatit për subjektet zgjedhore në Qendrën e Votimit.

5.Mundësi për votimin në kutinë e lëvizshme për personat me aftësi të kufizuara, të sëmurë me pamundësi lëvizjeje dhe të moshuarit.

6.Rritjen e kushteve shtrënguese për parandalimin e përdorimit të burimeve publike, administratës e mjeteve publike dhe për ndalimin e presionit ndaj zgjedhësve, shitblerjen e votës dhe votimin familjar.

7.Rregullimin e kërkesave, kushteve dhe hapësirave për zhvillimin e fushatës zgjedhore. Rritjen e aksesit të subjekteve zgjedhore dhe për kandidatët e pavarur në media dhe në financimin publik. Mbështetje me financim publik dhe për akses në media, për fushatën zgjedhore të kandidatëve të gjinisë më pak të përfaqësuar.

8.Forcimin e kapaciteteve të KQZ për monitorimin, kontrollin dhe transparencën në financimin politik nëpërmjet krijimit, pranë KQZ-së, të një strukture të posaçme dhe të pavarur për monitorimin dhe auditimin e financimit të partive politike dhe subjekteve zgjedhore.

9.Lehtësimin dhe mundësinë për digjitalizimin e procesit të mbledhjes dhe verifikimit të firmave mbështetëse për subjektet e reja zgjedhore dhe nismën qytetare për kandidim me “Listë qytetare të kandidatëve”, përmes një platforme elektronike të integruar me identitetin digjital (e-Albania).

Forcimin e penaliteteve ndaj shkelësve të ligjit zgjedhor.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1oganizatoret e protestesprotesta e Zvernecit

Lajme të lidhura

Emigranti nga Italia: Do t’ia mësojmë Ramës çiftelinë, lahutën dhe do t’i vëmë dhe qeleshen!
Aktualitet

Emigranti nga Italia: Do t’ia mësojmë Ramës çiftelinë, lahutën dhe do t’i vëmë dhe qeleshen!

20:43 - 01/08/26
I riu me aftësi të kufizuara në protestë: Propaganda e Ramës ka rënë, i ka ardhur fundi! Hapeni krahun… qelbësira
Aktualitet

I riu me aftësi të kufizuara në protestë: Propaganda e Ramës ka rënë, i ka ardhur fundi! Hapeni krahun… qelbësira

20:37 - 01/08/26
Protestuesi nga diaspora mesazh Ramës: Nëse prek këto djem e vajza, kujto Çausheskun!
Aktualitet

Protestuesi nga diaspora mesazh Ramës: Nëse prek këto djem e vajza, kujto Çausheskun!

20:24 - 01/08/26
Para
Rama në Fier: “Pse Vlora nuk del në protestë?”

Rama në Fier: “Pse Vlora nuk del në protestë?”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Emigranti nga Italia: Do t’ia mësojmë Ramës çiftelinë, lahutën dhe do t’i vëmë dhe qeleshen!
Aktualitet

Emigranti nga Italia: Do t’ia mësojmë Ramës çiftelinë, lahutën dhe do t’i vëmë dhe qeleshen!

20:43 - 01/08/26

Një emigrant i ardhur nga Italia, tha se iu bashkua protestës së diasporës në ditën e 63-të për t’i dhënë...

Lexo më shumë
I riu me aftësi të kufizuara në protestë: Propaganda e Ramës ka rënë, i ka ardhur fundi! Hapeni krahun… qelbësira

I riu me aftësi të kufizuara në protestë: Propaganda e Ramës ka rënë, i ka ardhur fundi! Hapeni krahun… qelbësira

20:37 - 01/08/26
Protestuesi nga diaspora mesazh Ramës: Nëse prek këto djem e vajza, kujto Çausheskun!

Protestuesi nga diaspora mesazh Ramës: Nëse prek këto djem e vajza, kujto Çausheskun!

20:24 - 01/08/26
“Territorialja”/ Protestë në Rrogozhinë kundër bashkimit me Kavajën

“Territorialja”/ Protestë në Rrogozhinë kundër bashkimit me Kavajën

20:16 - 01/08/26
Aktivisti Arben Kola: Do e hedhim Ramën jo vetëm nga karrigia, por do e shpallim edhe ‘non grata’ për tradhti

Aktivisti Arben Kola: Do e hedhim Ramën jo vetëm nga karrigia, por do e shpallim edhe ‘non grata’ për tradhti

19:55 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com