GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tregut të punës i shtohen afro 18 mijë pensionistë, ndërsa “largohen” rreth 15 mijë të rinj

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Tregut të punës i shtohen afro 18 mijë pensionistë, ndërsa “largohen” rreth 15 mijë të rinj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Numri i të punësuarve në popullsisë në moshë punë pësoi rënie me 32,736 persona në tremujorin e parë 2026 në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, teksa nevojat e tregut të punës po plotësohen me pensionistë. Të dhënat zyrtare nga INSTAT për tremujorin e parë të vitit 2026 tregojnë se numri i të punësuarve në grupmoshën 15–29 vjeç ka rënë me rreth 14.4 mijë persona krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar një tkurrje të fortë prej 8%.

Edhe grupmosha kryesore e tregut të punës, 30–64 vjeç, ka pësuar një rënie me mbi 18 mijë të punësuar, ose 2.1% më pak në terma vjetorë. Këto dy kategori përbëjnë bazën e fuqisë punëtore dhe rënia e tyre tregon dobësim të ndjeshëm të potencialit ekonomik të vendit. Në të kundërt, dinamika është krejt tjetër për moshat mbi 64 vjeç. Numri i të punësuarve në këtë kategori që përfaqësohet nga pensionistët arriti në 140,713 persona dhe është rritur me rreth 17.7 mijë persona ose 14.4% më shumë për të njëjtën periudhë krahasimi. Pensionistët e punësuar arritën në 12.2 % të totalit të të punësuarve në tremujorin e parë 2026 nga 10.5% në tremujorin e parë të vitit 2025.

Teksa vendi humbet me shpejtësi punonjës në moshë aktive, pjesëmarrja e të moshuarve po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme për të mbajtur në këmbë aktivitetin ekonomik. Një kombinim faktorësh, nga emigracioni i të rinjve dhe plakja e popullsisë, deri te nevoja ekonomike i shtyn pensionistët të vazhdojnë të punojnë. Nëse kjo prirje vijon, tregu i punës rrezikon të përballet me mungesë të fuqisë punëtore në vitet në vijim, ndërsa barra për të mbajtur ekonominë aktive po zhvendoset tek pensionistët.

Rënia e fortë e të punësuarve në moshë pune sinjalizon që baza prodhuese e vendit po tkurret. Janë pikërisht të rinjtë dhe grup-mosha aktive që zakonisht mbajnë peshën kryesore të rritjes ekonomike, sepse janë më të prirur për të hyrë në sektorë të rinj, për të adoptuar teknologji dhe për të krijuar vlerë të shtuar. Nëse zvogëlohet, ekonomia humbet gradualisht ritmin dhe aftësinë për t’u zhvilluar.

Në anën tjetër rritja e punësimit te pensionistët nuk reflekton një zgjerim cilësor të tregut të punës, por më shumë një përshtatje ndaj mungesës. Të moshuarit që vazhdojnë të punojnë e bëjnë shpesh për arsye ekonomike dhe zakonisht në aktivitete më pak produktive, më tradicionale dhe jo gjithmonë formale. Kjo e zhvendos ekonominë drejt një strukture ku mbizotërojnë sektorë me produktivitet më të ulët dhe me më pak potencial për rritje.

Ndërsa ekonomia ka nevojë për më shumë energji, inovacion dhe zgjerim për tu përshtatur me revolucionin digjital, ajo po mbështetet gjithnjë e më shumë te një forcë pune që nuk është projektuar për të përballuar këto role. Nëse kjo prirje vazhdon, rreziku nuk është vetëm mungesa e punonjësve, por një ekonomi që funksionon me potencial më të ulët se sa mundësitë që ka./Monitor

Etiketa: Kryesore1Pensionistepune

Lajme të lidhura

Lajmi për heqjen e non-gratës nga SHBA, Berisha pritet me duartrokitje: Unë erdha, u krye!
Aktualitet

Lajmi për heqjen e non-gratës nga SHBA, Berisha pritet me duartrokitje: Unë erdha, u krye!

11:11 - 11/06/26
Shtetet e Bashkuara heqin sanksionin “non grata” për Sali Berishën
Aktualitet

Shtetet e Bashkuara heqin sanksionin “non grata” për Sali Berishën

10:59 - 11/06/26
Zhupa shprehet se  realiteti kërkon dorëheqjen e Ramës, reagon Balla: Zogjve të bufit ju duket vetja si flamingo
Aktualitet

Zhupa shprehet se realiteti kërkon dorëheqjen e Ramës, reagon Balla: Zogjve të bufit ju duket vetja si flamingo

10:48 - 11/06/26
Para
Plagosën me thikë 33 vjeçarin në Vlorë, në pranga 2 vëllezërit

Bie nga kati i 7 i pallatit, ndërron jetë 28-vjeçarja në Vlorë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lajmi për heqjen e non-gratës nga SHBA, Berisha pritet me duartrokitje: Unë erdha, u krye!
Aktualitet

Lajmi për heqjen e non-gratës nga SHBA, Berisha pritet me duartrokitje: Unë erdha, u krye!

11:11 - 11/06/26

Pas më shumë se 5 vjetësh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur t’i heqin non gratën kryetarit të Partisë...

Lexo më shumë
Shtetet e Bashkuara heqin sanksionin “non grata” për Sali Berishën

Shtetet e Bashkuara heqin sanksionin “non grata” për Sali Berishën

10:59 - 11/06/26
Zhupa shprehet se  realiteti kërkon dorëheqjen e Ramës, reagon Balla: Zogjve të bufit ju duket vetja si flamingo

Zhupa shprehet se realiteti kërkon dorëheqjen e Ramës, reagon Balla: Zogjve të bufit ju duket vetja si flamingo

10:48 - 11/06/26
“Kur rinia çohet, qeveria rrëzohet”, deputeti Klevis Balliu vendos pankartë tek dera e Kuvendit

“Kur rinia çohet, qeveria rrëzohet”, deputeti Klevis Balliu vendos pankartë tek dera e Kuvendit

10:04 - 11/06/26
Goditet një ‘call center’ i paligjshëm, arrestohen 4 administratorët dhe nën hetim 49 punonjës (Emrat)

Goditet një ‘call center’ i paligjshëm, arrestohen 4 administratorët dhe nën hetim 49 punonjës (Emrat)

09:49 - 11/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Deneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabet kayıp bonusuromabetjojobetbetpark girişJojobet Girişgrandpashabet telegramgrandpashabet girişgrandpashabetjojobetjojobet girişjojobet girişcasibom giriş