GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Arrestimi i Moisi Habilajt, policia zbardh detajet: Do të ekstradohet në Itali, pranga edhe dy të tjerëve

në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Arrestimi i Moisi Habilajt, policia zbardh detajet: Do të ekstradohet në Itali, pranga edhe dy të tjerëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ditë pas arrestimit të Moisi Habilajt në Borsh, Policia e Shtetit ka zbardhur detaje të reja për operacionin, duke bërë të ditur se 48-vjeçari u kap me qëllim ekstradimin drejt Italisë, ku është dënuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale të armatosur me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike.

Sipas policisë, Habilaj u lokalizua në një lokal në Borsh gjatë operacionit të koduar “Metodat”, të zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale.

Autoritetet bëjnë me dije se ai është dënuar nga Gjykata e Katanias me 12 vjet, 2 muaj e 13 ditë burgim për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale të armatosur me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Po ashtu, policia njofton se ndaj Habilajt është ekzekutuar edhe masa e sigurisë “Arrest në burg”, e caktuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda me vendimin nr. 192 të datës 26 dhjetor 2018, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë edhe  46 vjeçari Eduard Ahmeti banues në Sarandë, ndërsa njw 70 vjeçar italian me inicialet  S.F., 70 vjeç, u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Arrestimi i Habilajt u bë publik mbrëmjen e së premtes. Burime të Report TV bënë me dije se ai ishte lokalizuar në një beach bar në Borsh, në pronësi të familjarëve të tij. Sipas të njëjtave burime, në momentin e arrestimit ai mbante kapele dhe kishte lënë mjekër, në përpjekje për të shmangur identifikimin.

Moisi Habilaj është një nga emrat më të njohur të dosjes së trafikut të drogës mes Shqipërisë dhe Italisë. Në vitin 2021, Gjykata e Apelit e Katanias e dënoi përfundimisht me 15 vite e 5 muaj burg. Më herët, ai ishte larguar nga banesa që kishte deklaruar në Raguzë dhe rezultonte në arrati.

Në Shqipëri, Habilaj është shpallur fajtor për trafikim droge në katër episode gjatë viteve 2013-2017. Ai u dënua nga Gjykata e Posaçme me 15 vite burg, dënim që për shkak të gjykimit të shkurtuar u ul në 10 vite. Emri i tij u përmend edhe në hetimet e autoriteteve italiane që u përdorën më pas në procedimin penal ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1Moisi Habilaj

Lajme të lidhura

Vrau dy vëllezërit dhe plagosi të tretin në Kamëz, gjykata lë në burg Ngushëllim Manzin
Aktualitet

Vrau dy vëllezërit dhe plagosi të tretin në Kamëz, gjykata lë në burg Ngushëllim Manzin

15:15 - 21/10/26
Protesta në Tiranë/ Studentët dhe pedagogët largohen nga Ministria e Arsimit dhe zhvendosen te Kryeministria
Aktualitet

Protesta në Tiranë/ Studentët dhe pedagogët largohen nga Ministria e Arsimit dhe zhvendosen te Kryeministria

14:59 - 21/10/26
Tubim i qetë para Ministrisë së Arsimit, protestuesit u ofrojnë sanduiçë efektivëve të policisë
Aktualitet

Tubim i qetë para Ministrisë së Arsimit, protestuesit u ofrojnë sanduiçë efektivëve të policisë

14:45 - 21/10/26
Para
Efektivi i Policisë Rrugore i jep fund jetës në Tiranë, vetëvritet me armën e shërbimit

Efektivi i Policisë Rrugore i jep fund jetës në Tiranë, vetëvritet me armën e shërbimit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Supersfida Bayern-Arsenal/ Kane kërkon të vazhdojë serinë, londinezët synojnë një tjetër sukses
Sport

Supersfida Bayern-Arsenal/ Kane kërkon të vazhdojë serinë, londinezët synojnë një tjetër sukses

15:31 - 21/10/26

Përballja mes Bayernit dhe Arsenalit është kryendeshja e mbrëmjes së kësaj të mërkure në Champions League. Skuadra londineze vjen në...

Lexo më shumë
“Faleminderit futboll, do të më mungosh!” Mori vendimin më të vështirë, Armando Sadiku reagon pas tërheqjes

“Faleminderit futboll, do të më mungosh!” Mori vendimin më të vështirë, Armando Sadiku reagon pas tërheqjes

15:24 - 21/10/26
Vrau dy vëllezërit dhe plagosi të tretin në Kamëz, gjykata lë në burg Ngushëllim Manzin

Vrau dy vëllezërit dhe plagosi të tretin në Kamëz, gjykata lë në burg Ngushëllim Manzin

15:15 - 21/10/26
Protesta në Tiranë/ Studentët dhe pedagogët largohen nga Ministria e Arsimit dhe zhvendosen te Kryeministria

Protesta në Tiranë/ Studentët dhe pedagogët largohen nga Ministria e Arsimit dhe zhvendosen te Kryeministria

14:59 - 21/10/26
Tubim i qetë para Ministrisë së Arsimit, protestuesit u ofrojnë sanduiçë efektivëve të policisë

Tubim i qetë para Ministrisë së Arsimit, protestuesit u ofrojnë sanduiçë efektivëve të policisë

14:45 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com