GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pas 48 orësh kërkimesh, gjendet trupi i pajetë i Armando Zajsi në liqenin e Ulzës

në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Pas 48 orësh kërkimesh, gjendet trupi i pajetë i Armando Zajsi në liqenin e Ulzës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas dy ditësh kërkimesh intensive, është gjetur trupi i pajetë i 37-vjeçarit Armando Zajsi, i cili ishte mbytur në ujërat e liqenit të Ulzës pasditen e së hënës.

Sipas informacioneve, trupi i viktimës u nxor nga ujërat e liqenit dhe më pas u transportua për ekspertizë mjekoligjore në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Pas përfundimit të procedurave, ai do t’i dorëzohet familjarëve për ceremoninë e lamtumirës.

37-vjeçari kishte shkuar në zonën e Ulzës së bashku me kushërinj dhe miq për të darkuar në një prej restoranteve lokale. Sipas planit, ai pritej të rikthehej në Itali, ku jetonte dhe punonte prej disa vitesh.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur teksa i riu ka marrë një mjet ujor tip jet ski dhe ka hyrë në liqen për disa xhiro. Në një moment ai është rrëzuar dhe ka tentuar të kthehet me not drejt bregut, por dyshohet se ka humbur ndjenjat dhe është zhytur në ujë.

Në operacionin e kërkimit dhe nxjerrjes së trupit morën pjesë forcat e RENEA-s, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, Forcat e Armatosura, Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, si dhe forca vullnetare dhe familjarë.

Policia bën me dije se materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Mat

Në vijim të informacionit paraprak që ka të bëjë me ngjarjen e datës 15.06.2026, të ndodhur në Liqenin e Ulzës, ku shtetasi A. Z., 37 vjeç, banues në Laç, dyshohet se u mbyt pasi humbi kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe ra në ujë, ju informojmë se:

Pas dy ditësh kërkime intensive, rreth orës 20:00 të ditës së sotme, shërbimet e njësisë së polumbarëve të RENEA-s, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, Forcat e Armatosura, Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, forca vullnetare dhe familjarë, bënë të mundur gjetjen, nxjerrjen nga liqeni dhe identifikimin e trupit të pajetë të shtetasit A. Z.

Trupi i pajetë do të transportohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e veprimeve dhe ekspertizës mjekoligjore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

gijotina.com/

Etiketa: mbytja ne Liqenin e Ulzes

Lajme të lidhura

Grabitja e argjendarisë në Paskuqan, arrestohet njëri prej autorëve
Aktualitet

Grabitja e argjendarisë në Paskuqan, arrestohet njëri prej autorëve

09:58 - 18/08/26
Përplasen tre makina në Kosovë, një i vdekur dhe tre të plagosur
Kosovë & Rajon

Përplasen tre makina në Kosovë, një i vdekur dhe tre të plagosur

09:33 - 18/08/26
80 ditë “Revolucion Flamingo”/ Qytetarët nuk tërhiqen nga qëllimi i tyre, deri në dorëheqjen e Edi Ramës
Aktualitet

80 ditë “Revolucion Flamingo”/ Qytetarët nuk tërhiqen nga qëllimi i tyre, deri në dorëheqjen e Edi Ramës

08:50 - 18/08/26
Para
I forti i Elbasanit del në komunikimet e klanit “Aruba”: Unë i kam rregulluar punët e mia, kam të ardhura…

I forti i Elbasanit del në komunikimet e klanit “Aruba”: Unë i kam rregulluar punët e mia, kam të ardhura…

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Tërmet” te rivalët e Egnatias para ndeshjes evropiane, presidenti i klubit jep dorëheqjen
Sport

“Tërmet” te rivalët e Egnatias para ndeshjes evropiane, presidenti i klubit jep dorëheqjen

10:05 - 18/08/26

Zhvillime të papritura vijnë nga Norvegjia, pasi raportohet se Stian Thomassen ka dhënë dorëheqjen si presidenti i klubit të Lillestrom....

Lexo më shumë
Grabitja e argjendarisë në Paskuqan, arrestohet njëri prej autorëve

Grabitja e argjendarisë në Paskuqan, arrestohet njëri prej autorëve

09:58 - 18/08/26
Përplasen tre makina në Kosovë, një i vdekur dhe tre të plagosur

Përplasen tre makina në Kosovë, një i vdekur dhe tre të plagosur

09:33 - 18/08/26
80 ditë “Revolucion Flamingo”/ Qytetarët nuk tërhiqen nga qëllimi i tyre, deri në dorëheqjen e Edi Ramës

80 ditë “Revolucion Flamingo”/ Qytetarët nuk tërhiqen nga qëllimi i tyre, deri në dorëheqjen e Edi Ramës

08:50 - 18/08/26
Inceneratori i pa ndërtuar i Tiranës, kompania nën sekuestro rezulton me fitim 8 mln euro

Inceneratori i pa ndërtuar i Tiranës, kompania nën sekuestro rezulton me fitim 8 mln euro

08:45 - 18/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com