GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Grupi që trafikoi 50 ton kokainë bleu mbi 15 mijë metër katrorë në Jalë për 54 mijë euro

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Grupi që trafikoi 50 ton kokainë bleu mbi 15 mijë metër katrorë në Jalë për 54 mijë euro
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se grupi që trafikoi 50 ton kokainë bleu mbi 15 mijë metër katrorë tokë në Jalë, për 54 mijë euro. Gjatë një konference me gazetarët, Berisha u shpreh se goditja e këtij grupi ka çuar në konfiskimin e një mori asetesh dhe kompanish

Lideri i opozitës tha se në pronat e sekuestruara bie në sy edhe sekuestroja që i bëhet pronave të një ndërtimi që po zhvillohej në zonën e Vunoit.

Berisha: Goditja e fundit ndaj grupit Dritan Gjika, Eldi Dizdari, Shpëtim Aliu, ka çuar në konfiskimin e një mori asetesh dhe kompanish, kryesisht nëfushën e ndërtimit dhe turizmit, që përdoreshin për pastrimin e parave të drogës. Në krye të pastrimit të parave qëndronte Isa Aliu, vëllai i Salvadorit, Shpëtimit, figura qendrore që furnizonte grupin Dizdari-Gjika, përgjegjës për trafikimin e 50 tonë kokainë vetëm përgjatë vitit 2020-2021. Por ju tani do njiheni me habinë e re të narkoshtetit të Edi Ramës.

Në pronat e sekuestruara mes të tjerash bie në sy edhe sekuestroja që i bëhet pronave të një ndërtimi që po zhvillohej në zonën e Vunoit. E keni parasysh Vunoin ju, nuk është gjë Surreli se ç’është Vunoi, ose të themi fshati i Edvinit dhe dajë Kolekës. Të gjitha të drejtat reale për pasuritë e paluajtshme që përfitohen nga subjekti Seavieë Development dhe Aliu Road House nëpërmjet aktit noterial kryerje punimesh për ndërtimin e hotelit Zig-Zag, me pesë yjë dhe mbi 200 dhoma, në Jalë, Himarë për të cilin shoqëria Navalno Group ka marrë përsipër bashkëfinancimin në masën 40 përqind dhe lejen e ndërtimit nga AZHT, thuhet në njoftimin që ka bërë SPAK për këtë hotel.

Nga hulumtimet tona rezulton se Seavieë Development është bijë e kompanisë Aliu Road House dhe ka aplikuar për leje ndërtimi në AZHT në 29 prill të këtij viti dhe ishte i 41-ti në listën e diskutimeve. Leje ndërtimi për objektin hotel Iberostar Resort me pesë yje, me një, dy, tre dhe katër kate mbi tokë dhe një gjer në pesë kate mbi tokë, me vendndodhje në Jalë, Bashkia e Himarës me objekt zhvillues shoqërinë Seavieë Development. Por ajo që bie në sy është se toka që Isa Aliu ka blerë në breg të detit në Jalë është me çmime jashtëzakonisht të ulëta, qesharake.

Këtë zonë në tokën kadastrale me një sipërfaqe prej 15 mijë metër katrorë, Isa Aliu e ka blerë me vetëm 6 milionë lekë të reja ose me kursin e kohës e ka blerë gjithsej me 54 mijë euro. I bie 3-4 euro metri katror. Përkatësisht, pasuria me numër 3614, 4400 metër katrorë, zona kadastrale 3844 është blerë me 1 milion e 760 mijë lekë. Pasuria numër 33615, 4200 metër katrorë, zona kadastrale 3844 është blerë me 1 milion e 680 mijë lekë. Pasuria numër 33616, 6600 metër katrorë, zona kadastrale 3844 është blerë me 2 milion e 560 mijë lekë. Pra, siç e shikoni, pranë gjithsej 15 mijë metër katrorë tokë të blera vetëm për 400 letër metri katrorë apo 3.2 euro metri katror. Shiheni ku toka është blerë me 3.2 euro.

Etiketa: berishajale

Lajme të lidhura

Sarandë/ 45 ditë arrest për truprojet që goditën Shefin e Krimeve, Mateo Bakalli
Aktualitet

Sarandë/ 45 ditë arrest për truprojet që goditën Shefin e Krimeve, Mateo Bakalli

15:37 - 20/08/26
Emri/ Plagosje me armë zjarri në lagjen “Rus” të Shkodrës
Aktualitet

Emri/ Plagosje me armë zjarri në lagjen “Rus” të Shkodrës

15:05 - 20/08/26
PD akuzon qeverinë Rama për centralizim të prokurimeve në shëndetësi
Aktualitet

PD akuzon qeverinë Rama për centralizim të prokurimeve në shëndetësi

14:39 - 20/08/26
Para
Berisha: Toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën

Berisha: Toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sarandë/ 45 ditë arrest për truprojet që goditën Shefin e Krimeve, Mateo Bakalli
Aktualitet

Sarandë/ 45 ditë arrest për truprojet që goditën Shefin e Krimeve, Mateo Bakalli

15:37 - 20/08/26

Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” me afat 45 ditë për 6 personat e arrestuar...

Lexo më shumë
Nga Messi te Ronaldo, futbollistët po bëhen pronarë klubesh: ‘Perandoritë’ e reja të yjeve

Nga Messi te Ronaldo, futbollistët po bëhen pronarë klubesh: ‘Perandoritë’ e reja të yjeve

15:15 - 20/08/26
Emri/ Plagosje me armë zjarri në lagjen “Rus” të Shkodrës

Emri/ Plagosje me armë zjarri në lagjen “Rus” të Shkodrës

15:05 - 20/08/26
PD akuzon qeverinë Rama për centralizim të prokurimeve në shëndetësi

PD akuzon qeverinë Rama për centralizim të prokurimeve në shëndetësi

14:39 - 20/08/26
Qeveria mashtroi hapur me eksportet/ Zbardhet manipulimi me rritjen e pretenduar

Qeveria mashtroi hapur me eksportet/ Zbardhet manipulimi me rritjen e pretenduar

14:37 - 20/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com