Në Tiranë qytetarët kanë protestuar për të 21-tën herë mbrëmjen e djeshme teksa për orë të tëra janë mbledhur para kryeministrisë dhe kanë marshuar në rrugët e kryeqytetit.
Pjesë e kësaj proteste janë bashkuar edhe shqiptarë nga Diaspora, teksa me flamuj dhe pankarta në duar, ata kërkojnë të plotësohen kërkesat e tyre.
Përpara Kryeministrisë, ata mbajtën fjalime, teksa bënë thirrje edhe për të qëndruar në shesh deri në largimin e Qeverisë.
Një pjesë e tyre qëndruan deri në orët e para të mëngjesit poshtë zyrës së kryeministrit Rama, një pjesë e tyre vijojnë të qëndrojnë ende.
Policia e Shteti u ka bërë thirrje protestuesve të respektojnë ligjin, duke i paralajmëruar për paligjshmërinë e bllokimit të Bulevardit.
Gjatë protestës ata kanë hapur flamurin shqiptar te Piramida, në thirrjet e tyre, ata i japin afat kryeministrit Rama për të dhënë dorëheqjen deri të dielën.
Pjesë e kësaj proteste u bë edhe deputetja që u largua nga PS një javë më parë, Marjana Koçeku.
Pas fjalëve të protestuesve në podium, ata nisën marshimin rreth Kryeministrisë dhe Piramidës, ndërkohë i bënin thirrje Edi Ramës dhe Sali Berishës për dorëheqje.

gijotina.com/










Discussion about this post