Lideri i protestës qytetare, Arben Kola, ka bërë deklarata të forta për mikrofonin e News24, duke zbuluar praninë e grupeve të infiltruara që sipas tij po tentojnë të dëmtojnë lëvizjen dhe t’i japin asaj prapavija fetare apo kombëtare.

“Mes nesh ka grupe të infiltruara që heqin perden dhe bashkohen me ne. Në ditët në vazhdim do i nxjerrim me fytyra dhe emra. I dimë grupet greke që operojnë këtu kundër Shqipërisë, grupet serbe po ashtu i dimë. Dimë edhe linjat fetare nga Turqia që duan t’i japin narrativë fetare protestës. Nuk do e zhbëjnë dot. Ky është vullnet i shqiptarëve,” deklaroi Kola.
Kola u distancua prerazi nga incidenti i ndodhur një ditë më parë me flamurin e Izraelit, duke sqaruar se lëvizja qytetare nuk ka asnjë qëllim agresiv ndaj shteteve të tjera apo simboleve të tyre kombëtare.
“Nuk jemi kundër asnjë shteti, nuk jemi për të dhunuar flamujt as të Izraelit, as Serbisë, as Greqisë, as Iranit, etj. Patjetër që distancohemi dhe do mbajmë dhe një deklaratë,” përfundoi ai.
gijotina.com/
Tensionet dhe vendosmëria e qytetarëve përpara godinës së Kryeministrisë po vijnë në rritje. Një protestues që u prezantua si pjesë...
Lexo më shumë© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com
Discussion about this post