GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Paratë e OSHIS, Arisa Cane i lidh telat me Artan Lleshin dhe Ilir Rrapajn/ Vazhdon vjedhja, Drejtoresha e “Sterilizimit shtetëror” dërgon miliarda lekë tek ish-drejtori i koncesionit

në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 7 min
A A
Paratë e OSHIS, Arisa Cane i lidh telat me Artan Lleshin dhe Ilir Rrapajn/  Vazhdon vjedhja, Drejtoresha e “Sterilizimit shtetëror” dërgon miliarda lekë tek ish-drejtori i koncesionit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dekada e Koncesionit të Sterilizimit, që i kushtoi shtetit 153 milionë euro, u mbyll në dhjetor 2025 dhe menjëherë u cel një derë tjetër për korrupsion. Ministria e Shëndetësisë firmosi një kontratë 10-vjeçare me kompaninë “Sani Service”, ku vlera parashikohej në 100 milionë euro, por me falsifikime dhe vjedhje, u rrit vlera e faturimit me 53 milionë euro më tepër.

Ky është grafiku i pagesave të bëra nga fondet e Shëndetësisë në drejtim të Sani Service.

Ku sic shihet, pagesat kanë vijuar edhe gjatë vitit 2026. Po kush do t’i marrë këto fonde tani e tutje? Shoqëria e re, me emrin “Operatori i Shërbimeve të Integruara të Sterilizimit” (OSHIS sh.a.), do të ketë një kapital fillestar prej 200 milionë lekësh, të financuar nga buxheti i vitit 2026 i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Sipas vendimit, OSHIS sh.a. do të ofrojë kundrejt pagesës, shërbime që përfshijnë të gjithë ciklin e sterilizimit në sallat kirurgjikale, nga furnizimi me instrumente sterile dhe materiale njëpërdorimëshe, te dhe dezinfektimi i ambienteve.

Shoqëria do të administrojë gjithashtu Stacionin Qendror të Sterilizimit në QSUT dhe do të menaxhojë proceset e ripërpunimit dhe sterilizimit të instrumenteve të ripërdorshme, përfshirë përdorimin e teknologjive me avull dhe temperatura të ulëta, si edhe digjitalizimin e të gjithë procesit.

Vendimi parashikon edhe kalimin pa pagesë tek OSHIS  të aseteve dhe të drejtave që i rikthehen shtetit pas përfundimit të kontratës së koncesionit të sterilizimit të nënshkruar në vitin 2015.

Por duket se drejtoresha e shoqërisë, Arisa Cane, nuk paska gjetur asgjë dhe i ka hyrë tenderave me top sikur të ishte “viti zero”.

Koncesioni i Sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale ka arkëtuar rreth 600 mijë euro më shumë në vitin e fundit të funksionimit të tij, krahasuar me një vit më parë.

Fondi i Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor, në Raportin Vjetor për vitin 2025, thotë se është rritur numri i seteve kirurgjikale të ofruara nga kompania koncesionare “Sani Service”.

Të dhënat zyrtare tregojnë se gjatë vitit të kaluar është rritur numri i pajisjeve kirurgjikale të kompeksitetit të lartë, të cilat kanë edhe vlerën më të madhe financiare, 37 mijë lekë të reja për copë.

Po ashtu, rezultojnë me rritje edhe sterilizimi i pajisjeve kirurgjikale të kompeksitetit të ulët, paketimi me avull dhe pastrimi i seteve mjekësore me temperaturë të ulët.

Përgjatë vitit 2025, Fondi i Kujdesit Shëndetësor ka paguar për “Sani Service” rreth 15.9 miliardë lekë të vjetra, ndërkohë që në vitin 2024, fatura ishte më e ulët, 15.4 miliardë lekë të vjetra.

Dhe sikur të mos ekzistojnë këto pajisje, shohim se Operatori i Shërbimeve të Integruara të Sterilizimit (OSHIS) sh.a ka shpallur një super tender për të blerë thuajse gjithcka. Objekti i kontratës është “Materiale mjekësore konsumi për nevoja të Operatori i Shërbimeve të Integruara të Sterilizimit (OSHIS) për një periudhe 12 mujore” e ndarë në Lote”.

Fondi limit për këtë tender është 275,6 milionë lekë të reja pa TVSH ose 2 milionë e 887 mijë euro pa TVSH.

Vlerat në Euro në këto dokumenta tenderi janë konvertuar sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, datë 18 maj 2026, me kurs këmbimi 95.47 lekë.

Në Loti I “Materiale mjekësore për ndërhyrje kirurgjikale” do të shpenzohet shumica e fondit limit: 239,7 milionë lekë të reja pa TVSH.

Për Lotin II “Materiale mjekësore të ndryshme” janë ndarë 21,8 milionë lekë.

Ndërsa për Lotin III “Materiale ndihmëse për procesin e sterilizimit” do të jenë në dispozicion 14 milionë lekë.

Dhe ky tender që do të mbahej në 15 qershor 2026, zhvillohet ndërkohë që koncesioni i mbyllur po merr paratë për të njëjta pajisje që janë blerë në dhjetor të vitit të kaluar.

Drejtorja që është caktuar me sa duket, vetëm për të firmosur tendera, duhet të bëjë trasparencë, cfarë materalesh ka në gjendje nga koncesionari dhe cila është nevoja. Është kërkesë e ligjit mbi prokurimet që të justifikohet fondi i tenderit.

Nuk është e mundur që koncesionari t’i këtë marrë të gjitha materialet. Nëse flitet për materiale sterile njëpërdorimshme (garza, sete kirurgjikale, doreza sterile) ato skadojnë për 2–5 vjet, fijet kirurgjikale: 2–5 vjet, implante/proteza: shpesh 3–10 vjet, solucione dhe barna kirurgjikale zakonisht 1–3 vjet. Instrumentet kirurgjikale metalike të ripërdorshme nuk kanë skadencë fikse, por varen nga sterilizimi dhe gjendja fizike.

Në rastin më të mirë, ky tender nxjerr zbuluar vjedhjen e ditëve të fundit, me pagesat që po i bëhen koncesionarit të larguar.

Por edhe drejtoresha e OSHIS nuk mbetet pas duke treguar një mungesë frike nga ligji në tenderat e tjerë që ka zhvilluar këto ditë. Të harxhojë 23 milionë lekë për blloqe shënimesh, gërshërë, stilolapsa dhe kapëse letrash, tregon një nxitim drejt parave që ka nën administrim. Konkretisht tenderi “BLERJE MATERIALE KANCELARIE PËR NEVOJAT E “OPERATORIT TSHËRBIMEVE TË INTEGRUARA TË STERILIZIMIT” SHA” i mbyllur në 19 maj 2026, është një procedurë me “Flamur të kuq”.

Open Data Albania e përdor këtë simbol për të sinjalizuar riskun e korrupsionit. Komisioni i Arisa Cane i ka skualifikuar të gjithë, përvec fituesit.

Me të të njëjtën metodë është vepruar edhe në tenderin “Blerje tonera për “Operatorin e Shërbimeve të Integruara të Sterilizimit” Sh.A. me fond limit 19 milionë lekë pa TVSH. Kjo procedurë është mbajtur më 5 maj 2026.

 

Nga ana tjetër drjetoresha Cane ka rivendosur menjëherë fijet me ish-koncesionarin për të vazhduar aferat. Kështu më 27 mars 2026, është bërë një tender me negocim pa shpallje paraprake. Domethenë është telefonuar një kompani të kryejë shërbimin pa bërë garë. Drejtorja mund ta justifikojë si përjashtim këtë rast, por i dyshimtë është personi që e ka fituar tenderin.

Cani ka negociuar me firmën e ish-drejtorit të kompanisë koncesionare të Sterilizimit, Artan Lleshi, i cili më parë ka qenë një nga drejtuesit më të mëdhenj të kompanisë “Sani Service”,

 

Konkretisht drejtorja Cani i dha Lleshit me një telefonatë apo e-mail tenderin me objekt “Transport i seteve sterile, i seteve jo sterile, materialeve të buta sterile, materialeve të buta jo sterile, transport i mbetjeve të rrezikshme spitalore që krijohen nga seti i personalizuar”. Fondi limit i kontratës ishte 240 milionë lekë pa TVSH. Dhe këto lekë i jepen vetëm për 3 muaj.

Artan Lleshi figuron edhe në dosjen e Prokurorisë së Posaçme, ku nën akuzë është akoma ish-ministri Ilir Beqaj.

Lleshi ka qenë shok klase me Ilir Rrapajn, që është drejtor  kompaninë koncesionare “Sani Service” që nga krijimi i saj. Ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj, dhe biznesmeni Ilir Rrapaj janë liruar nga qelia, pasi dënimin me 4 vite burg, rezultoi ta kishin shlyer me paraburgim. Rjepaj e Rrapaj u arrestuan në gusht të vitit 2023 për aferën e Sterilizimit.

Prokuroria ka faktuar se, midis firmës koncesionare dhe “Gameservice” janë bërë transaksione në periudhën prill 2020 dhe dhjetor 2021.

Kështu, Lleshi që ka fituar para’ nga kompania koncesionare, po fut duart edhe tek “Sterilizimi shtetëror”. Pra, paratë derdhen te të njëjtat duar, pavarësisht se SPAK vërtetoi vjedhjen në këtë koncesion.

Në gusht të vitit 2023, SPAK-u lëshoi 8 urdhër arreste për zyrtarë të lartë dhe pronarët e koncesionit, të cilët u akuzuan për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh, korrupsion pasiv dhe shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në gara.

Madje, hetimet zbuluan se mungonte nga arkiva edhe kontrata origjinale e koncesionit. Më e rënda ishte sic rezultoi, se studimi i fizibilitetit ishte kryer me të dhëna të rreme.

Prokurorët konstatuan se vlera e kontratës 10-vjeçare me fond rreth 100 milionë euro, në fakt ishte dyfishuar në mënyrë fiktive.

Megjithatë, pavarësisht këtyre gjetjeve, qeveria shqiptare vazhdoi pagesat e plota për shërbimin, edhe pas vitit 2025, kur përfundoi koncesioni.

Ndërkohë, Gjykata e Posaçme po vijon gjykimin për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Sipas kontratës së nënshkruar ndërmjet kompanisë koncesionare Sani Servis dhe qeverisë shqiptare, sterilizimi për një operacion të ndërlikuar kushton 37.700 lekë, për ndërhyrje mesatare 22.300 lekë dhe për operacionet periferike kushton 13.900 lekë.

Të gjitha këto tarifa paguhen duke shtuar Tatimin mbi Vlerën e Shtuar. Ndërkohë ekspertë të shëndetësisë pohojnë se sterilizimi i pajisjeve kirurgjikale me autoklavë do të kushtonte shumë më lirë se, se 17 milionë euro në vit, që i paguheshin koncesionarit.

U pëpoqëm të gjejmë ndonjë të dhënë për planet e drejtoreshës Cani, për tenderat që do të kryejë, por ka një mungesë totale transparence.

Kjo është faqja zyrtare e OSHIS, që bën tendera miliarda lekë dhe është akoma në “përgatitje”, nuk ka koordinator informacioni, as gjë për buxhetin, për prokurimet, për oganigramën. Drejtoresha ka qenë e zënë me “negociatat” me Artan Lleshin.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet .nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Etiketa: Arisa CaneArtan Lleshikoncesioni i sterilizimittendera

Lajme të lidhura

Reagon kompania e Kushner për projektin në Zvërnec: Nuk jemi të përfshirë
Breaking Views

Reagon kompania e Kushner për projektin në Zvërnec: Nuk jemi të përfshirë

22:59 - 22/06/26
Kërkesa e protestuesve për qeveri tranzitore/ Rama: E lexoi zëdhënësi i interesave të Iranit
Breaking Views

Kërkesa e protestuesve për qeveri tranzitore/ Rama: E lexoi zëdhënësi i interesave të Iranit

22:42 - 22/06/26
Kryetarja e PS së Shkodrës sulmon Spiropalin: Vetëpastrimi të nisë nga ty!
Breaking Views

Kryetarja e PS së Shkodrës sulmon Spiropalin: Vetëpastrimi të nisë nga ty!

21:32 - 22/06/26
Para
Kërkesa e protestuesve për qeveri tranzitore/ Rama: E lexoi zëdhënësi i interesave të Iranit

Kërkesa e protestuesve për qeveri tranzitore/ Rama: E lexoi zëdhënësi i interesave të Iranit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Reagon kompania e Kushner për projektin në Zvërnec: Nuk jemi të përfshirë
Breaking Views

Reagon kompania e Kushner për projektin në Zvërnec: Nuk jemi të përfshirë

22:59 - 22/06/26

Kompania e Jared Kushner, Affinity Partners, ka mohuar përfshirjen në projektin e ndërtimit të një resorti luksoz në zonën e...

Lexo më shumë
Kërkesa e protestuesve për qeveri tranzitore/ Rama: E lexoi zëdhënësi i interesave të Iranit

Kërkesa e protestuesve për qeveri tranzitore/ Rama: E lexoi zëdhënësi i interesave të Iranit

22:42 - 22/06/26
Paratë e OSHIS, Arisa Cane i lidh telat me Artan Lleshin dhe Ilir Rrapajn/  Vazhdon vjedhja, Drejtoresha e “Sterilizimit shtetëror” dërgon miliarda lekë tek ish-drejtori i koncesionit

Paratë e OSHIS, Arisa Cane i lidh telat me Artan Lleshin dhe Ilir Rrapajn/ Vazhdon vjedhja, Drejtoresha e “Sterilizimit shtetëror” dërgon miliarda lekë tek ish-drejtori i koncesionit

22:04 - 22/06/26
Kryetarja e PS së Shkodrës sulmon Spiropalin: Vetëpastrimi të nisë nga ty!

Kryetarja e PS së Shkodrës sulmon Spiropalin: Vetëpastrimi të nisë nga ty!

21:32 - 22/06/26
Ambasadorja e Zvicrës për protestën: Mbështesin Parlamentin dhe shoqërinë civile

Ambasadorja e Zvicrës për protestën: Mbështesin Parlamentin dhe shoqërinë civile

21:22 - 22/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetjojobetmadridbet girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgoldenbahisUltrabetcasibom girişgrandpashabetjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetgrandpashabetJojobetGrandpashabet Girişbets10grandpashabet giriş