GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tabaku: Indeksi i Dhomës Amerikane dëshmon dështimin e modelit ekonomik dhe rritjen e korrupsionit

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Tabaku: Indeksi i Dhomës Amerikane dëshmon dështimin e modelit ekonomik dhe rritjen e korrupsionit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, mori pjesë sot në prezantimin e Indeksit të Biznesit 2025 të Dhomës Amerikane të Tregtisë (AmCham), i cili regjistroi nivelin më të ulët që prej vitit 2013, duke evidentuar një përkeqësim të ndjeshëm të klimës së biznesit dhe të besimit të sipërmarrjes në ekonominë shqiptare.

Sipas raportit të AmCham, Indeksi i Përgjithshëm i Biznesit ra në 40.34 pikë, ndërsa disa prej treguesve më të rëndësishëm shënuan rëniet më të forta të dekadës së fundit.

Ndër treguesit më negativë rezultuan:

* Korrupsioni, i cili ra nga 38.25 në 28.89 pikë;

* Burokracia qeveritare, nga 35.93 në 26.39 pikë;

* Monopolet dhe konkurrenca e pandershme, nga 30.96 në 26.11 pikë;

* Klima politike e brendshme, e cila pësoi rënien më të madhe, duke zbritur në 28.06 pikë;

* Performanca e ekonomisë shqiptare, e cila humbi mbi 11 pikë krahasuar me një vit më parë.

Gjatë diskutimit, Tabaku argumentoi se rezultatet e indeksit nuk janë thjesht një perceptim i biznesit, por pasqyrojnë problemet strukturore që janë krijuar në ekonominë shqiptare gjatë viteve të fundit.

Sipas saj, një nga shqetësimet kryesore mbetet fakti që shumë prej reformave dhe ligjeve të miratuara në kuadër të integrimit europian kanë mbetur në letër, ndërsa biznesi vazhdon të përballet me mungesë sigurie juridike, burokraci dhe zbatim selektiv të ligjit.

Deputetja demokrate u ndal veçanërisht tek rënia e treguesit të korrupsionit, duke e lidhur atë me përqendrimin e tregut në pak operatorë ekonomikë dhe me tkurrjen e konkurrencës reale.

Sipas Tabakut, në shumë sektorë të ekonomisë ka gjithnjë e më pak operatorë ekonomikë, më shumë kontrata të drejtpërdrejta dhe më shumë privilegje të përqendruara në pak duar, çka krijon kushte monopolesh dhe oligopolesh që dëmtojnë tregun e lirë.

Ajo ngriti gjithashtu shqetësimin për ndikimin që pastrimi i parave dhe ekonomia informale kanë pasur mbi strukturën ekonomike të vendit. Tabaku theksoi se zhvlerësimi i euros me rreth 30% në vitet e fundit nuk është shoqëruar me rritje të produktivitetit apo eksporteve, por ka sjellë pasoja të rënda për sektorët prodhues.

Sipas saj, bujqësia, industria përpunuese dhe fasoneria kanë qenë ndër sektorët më të goditur, ndërsa ekonomia është orientuar gjithnjë e më shumë drejt aktiviteteve joprodhuese dhe sektorëve që përfitojnë nga paraja informale.

Një tjetër kritikë e Tabakut lidhej me atë që ajo e quajti “modeli ekonomik i favorizimeve”, ku ligje të veçanta dhe përjashtime fiskale u japin avantazhe sektorëve apo investitorëve të caktuar në kurriz të konkurrencës së ndershme.

Ajo përmendi se këto favore nuk kufizohen vetëm tek investitorët strategjikë, por shtrihen edhe në politika të tjera fiskale që shtrembërojnë tregun dhe orientojnë kapitalin drejt aktiviteteve që nuk krijojnë zhvillim të qëndrueshëm dhe nuk shpërndajnë mirëqenie në të gjithë ekonominë.

“Kur ekonomia mbështetet tek përjashtimet, tek favorizimet dhe tek përqendrimi i tregut në pak operatorë, atëherë kemi largim të investimeve produktive, rritje të korrupsionit dhe një ekonomi që bëhet gjithnjë e më pak konkurruese”, argumentoi Tabaku.

Në përfundim, ajo kërkoi një rishikim të modelit ekonomik, hartimin e një kodi fiskal me rregulla të qëndrueshme për të gjithë bizneset, më shumë transparencë në politikat fiskale dhe masa konkrete për të nxitur sektorët prodhues, eksportet dhe konkurrencën e lirë.

“Ky indeks duhet të shërbejë si kambanë alarmi. Nuk mund të ndërtojmë një ekonomi moderne me monopole, me favore fiskale të shpërndara sipas rastit dhe me sektorë prodhues që humbasin terren nga viti në vit”, u shpreh Tabaku.

Etiketa: korrupsionTabaku

Lajme të lidhura

Rama  e quajti Dritan Goxhajn një dezertor të UÇK, por dokumentat flasin ndryshe: Ishte komandant…
Aktualitet

Rama e quajti Dritan Goxhajn një dezertor të UÇK, por dokumentat flasin ndryshe: Ishte komandant…

14:17 - 23/06/26
Rama në Fier: “Pse Vlora nuk del në protestë?”
Aktualitet

Rama i sulet edhe hoxhës: ‘Ç’punë ke ti me protestën? Mos bëj punën e shejtanit! Komentuesit e masakrojnë

14:05 - 23/06/26
“Paga mjerane, korrupsion dhe kosto e lartë e jetesës“, Gazeta italiane: Ja pse protestohet kundër Ramës
Aktualitet

“Paga mjerane, korrupsion dhe kosto e lartë e jetesës“, Gazeta italiane: Ja pse protestohet kundër Ramës

13:20 - 23/06/26
Para
Rama në Fier: “Pse Vlora nuk del në protestë?”

Rama i sulet edhe hoxhës: ‘Ç’punë ke ti me protestën? Mos bëj punën e shejtanit! Komentuesit e masakrojnë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vala e të nxehtit ekstrem që përfshiu Evropën shkaktoi 20 viktima në Francë që nga fundjava
Botë

Vala e të nxehtit ekstrem që përfshiu Evropën shkaktoi 20 viktima në Francë që nga fundjava

15:08 - 23/06/26

Ministrja franceze e Sportit, Marina Ferrari tha sot se rreth 20 persona kanë vdekur si pasojë e mbytjes në ujë...

Lexo më shumë
Macron priti Ramën, eurodeputetja franceze: Franca nuk duhet t’ia japë dorën një njeriu që mashtron vendin e tij

Macron priti Ramën, eurodeputetja franceze: Franca nuk duhet t’ia japë dorën një njeriu që mashtron vendin e tij

14:36 - 23/06/26
Rama  e quajti Dritan Goxhajn një dezertor të UÇK, por dokumentat flasin ndryshe: Ishte komandant…

Rama e quajti Dritan Goxhajn një dezertor të UÇK, por dokumentat flasin ndryshe: Ishte komandant…

14:17 - 23/06/26
Rama në Fier: “Pse Vlora nuk del në protestë?”

Rama i sulet edhe hoxhës: ‘Ç’punë ke ti me protestën? Mos bëj punën e shejtanit! Komentuesit e masakrojnë

14:05 - 23/06/26
Tabaku: Indeksi i Dhomës Amerikane dëshmon dështimin e modelit ekonomik dhe rritjen e korrupsionit

Tabaku: Indeksi i Dhomës Amerikane dëshmon dështimin e modelit ekonomik dhe rritjen e korrupsionit

13:45 - 23/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetholiganbetimajbet girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetjojobetgoldenbahisUltrabetcasibom girişrobinbetjojobet girişjojobetgrandpashabet girişJojobetGrandpashabetgrandpashabetJojobetGrandpashabet Girişgrandpashabet giriş