GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Rama e trajton vendin si sulltanat, ka projektuar 523 resorte që do përjashtohen nga taksat

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Rama e trajton vendin si sulltanat, ka projektuar 523 resorte që do përjashtohen nga taksat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë një konference për shtyp akuzoi kryeministrin Edi Rama se po e trajton Shqipërinë si një pronë private dhe se po favorizon investitorë të caktuar përmes projekteve të mëdha turistike.

Berisha deklaroi se në librin që ai e quajti “Dosja”, të publikuar së fundmi nga media, parashikohen 523 resorte, hotele dhe zhvillime turistike në zona të ndryshme të vendit.

Sipas Berishës, këto projekte do të përfitojnë përjashtim nga taksat për një periudhë 10-vjeçare, çka ai e konsideroi një praktikë të padrejtë dhe në kundërshtim me interesat e qytetarëve shqiptarë.

Berisha kritikoi gjithashtu lehtësitë fiskale që, sipas tij, u jepen investitorëve të mëdhenj, duke përmendur edhe çmimin e karburantit për sektorë të caktuar.

Sipas tij, ndërkohë që fermerët shqiptarë përballen me kosto të larta, investitorë të fuqishëm përfitojnë privilegje të shumta.

Berisha: Edi Rama e trajton Shqipërinë si një sulltanat të tij, si një pronë private dhe regjimin e tij si një regjim kolonial ndaj shqiptarëve.

Mediat kanë zbuluar librin famëzi Dosja, në të cilin Edi Rama parashikon, ka projektuar 523 resorte, hotele, zhvillime në zonat turistike.

Nga të cilat, njëlloj si të ishte pronë e tij, përjashton tërë këtë infrastrukturë gjigante 10 vite nga taksat.

A ka shfrytëzim më të egër se ky?

Ky është sistem tipik kolonial.

Nuk ka asgjë të përbashkët me ligjin themelor të shtetit, Kushtetutën, por edhe ligjin ndërkombëtar të investimeve.

Të imagjinosh zhvillimin e dhjetëra dhjetëra milionë metër katror troje të zonave më turistike, si butikët në aeroport pa taksa, do të thotë të vendosësh atë sistem nga i cili njerëzimi është ndarë prej kohësh.

A mund të imagjinoni ju?

Shqipëria është nga më të paktat vende në punë ku miliarderët vijnë dhe marrin miliona litra naftë me një të katërtën e çmimit që blen fermeri shqiptar.

Dhe tani në librin e tij, Edi Rama, të mbajtur sekret ndaj shqiptarëve, të papublikuar ndonjëherë, rreshton 523 projekte për zhvillim, ndërtim në të katër anët e vendit.

Etiketa: berisharesortetaksa

Lajme të lidhura

Ministrat në “provim” përpara Ramës, zbardhet axhenda e ditës së dytë në Pogradec
Aktualitet

Ministrat në “provim” përpara Ramës, zbardhet axhenda e ditës së dytë në Pogradec

10:32 - 24/08/26
Mediat evropiane: Rinia shqiptare është ngritur kundër regjimit autokratik të kryeministri Rama
Aktualitet

Mediat evropiane: Rinia shqiptare është ngritur kundër regjimit autokratik të kryeministri Rama

10:21 - 24/08/26
Pas pushimeve emigrantët nisin kthimin në Greqi, radhë të gjata në pikën kufitare të Kakavijës
Aktualitet

Pas pushimeve emigrantët nisin kthimin në Greqi, radhë të gjata në pikën kufitare të Kakavijës

09:57 - 24/08/26
Para
“Dorëhiqu”, Rama i përgjigjet protestuesve: Nuk e lëshoj timonin nga zhurmat tuaja, do t’i shkojmë deri në fund

Shau protestuesit, grupimi politik europian kritikon Ramën: Shqipëria meriton transparencë, jo arrogancë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ministrat në “provim” përpara Ramës, zbardhet axhenda e ditës së dytë në Pogradec
Aktualitet

Ministrat në “provim” përpara Ramës, zbardhet axhenda e ditës së dytë në Pogradec

10:32 - 24/08/26

Ministrat e qeverisë do të mblidhen këtë të hënë në një retreat të posaçëm, ku secili dikaster do të prezantojë...

Lexo më shumë
Mediat evropiane: Rinia shqiptare është ngritur kundër regjimit autokratik të kryeministri Rama

Mediat evropiane: Rinia shqiptare është ngritur kundër regjimit autokratik të kryeministri Rama

10:21 - 24/08/26
Pas pushimeve emigrantët nisin kthimin në Greqi, radhë të gjata në pikën kufitare të Kakavijës

Pas pushimeve emigrantët nisin kthimin në Greqi, radhë të gjata në pikën kufitare të Kakavijës

09:57 - 24/08/26
‘Gjeografia e pabarazisë’: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri

‘Gjeografia e pabarazisë’: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri

09:37 - 24/08/26
Situatë kritike në Gojan të Pukës, zjarri përpin malin dhe kërcënon fshatrat

Situatë kritike në Gojan të Pukës, zjarri përpin malin dhe kërcënon fshatrat

09:22 - 24/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com