GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Platforma e protestës, PS-PD e kundërshtojnë! Berisha: S’dal dot jashtë Kushtetutës

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Platforma e protestës, PS-PD e kundërshtojnë! Berisha: S’dal dot jashtë Kushtetutës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një asamble kombëtare tranzicioni me 101 anëtarë që të zgjidhen me short, jo me zgjedhje, që do duhet t’I japë formë një qeverie tranzicioni me afat 12 mujor, me anëtarë të zgjedhur po me short e që duhet të hartojë një kushtetutë të re. Thelbi i platformës së paraqitur në protestë nga grupi koordinues, nuk po gjen mbështetje askund, as mes admiruesve të saj apo mbështetësve publikë.

Dy forcat më të mëdha në vend, PS e PD kanë dalë kundër propozimit që erdhi nga sheshi për shkrirjen e sistemit aktual politik që prek edhe kuvendin, pasi sipas tyre do ta çonte vendin në kaos.

Edhe pse ka komentuar thuajse çdo ditë zhvillimet që vijnë nga protesta, kryeministri Rama e ka injoruar platformën politike të saj. Ndërsa Erion Braçe, deputet i Partisë Socialiste, është shprehur qartazi kundër..

Një asamble kombëtare tranzicioni me 101 anëtarë që të zgjidhen me short, jo me zgjedhje, që do duhet t’I japë formë një qeverie tranzicioni me afat 12 mujor, me anëtarë të zgjedhur po me short e që duhet të hartojë një kushtetutë të re. Thelbi i platformës së paraqitur në protestë nga grupi koordinues, nuk po gjen mbështetje askund, as mes admiruesve të saj apo mbështetësve publikë.

Dy forcat më të mëdha në vend, PS e PD kanë dalë kundër propozimit që erdhi nga sheshi për shkrirjen e sistemit aktual politik që prek edhe kuvendin, pasi sipas tyre do ta çonte vendin në kaos.

Edhe pse ka komentuar thuajse çdo ditë zhvillimet që vijnë nga protesta, kryeministri Rama e ka injoruar platformën politike të saj. Ndërsa Erion Braçe, deputet i Partisë Socialiste, është shprehur qartazi kundër.

“Kjo historia që ti do japësh dorëheqje, ti nuk je më mazhorancë sepse njerëzit janë në shesh. Ti ikën dhe sheshi zgjedh 101 njerëz, përfaqësues të sheshit, që zgjedhin ministra të një qeverie që duhet të jetë teknike, që në harkun e një viti nuk duhet të bëjë asgjë sipas tyre, por që duhet ta votoj unë në Parlament, edhe pse i delegjitimuar nga sheshi, jo nga ligji, jo nga Kushtetuta, pra duhet ta votoj unë, nuk ecën. Do të përsëritet e do të përsëritet dhe vendi do të kalojë jo vetëm në cenim të stabilitetit, por mbi të gjitha në kaos”, thotë Braçe.

Në anën tjetër të fushës politike, edhe Sali Berisha është i qartë se bëhet fjalë për kërkesa të parealizueshme. Pavarësisht se i bën jehonë pikave të platformës që  shkojnë për shtat, që nga dorëheqja e kryeministrit, kufizimi në dy mandate apo dhe krijimi i një qeverie teknike tranzitore, edhe ai vetë nuk shkon më tej dhe kundërshton zgjidhjet e propozuara që janë haptazi në kundërshtim me rregullat bazike të funksionimit të një shteti.

“Unë jashtë kushtetutës nuk dal dot. Askush kurrë s’mund të zbatojë fjalë, unë s’dal jashtë ligjit. Jam ky që jam, kam qenë ish-president, kam qenë ish-kryeministër. Por ajo qeveri e përbërë nga jo partiakë, nga kreu tek ministrat e zëvendësat etj., ajo duhet të votohet nga parlamenti, të marrë votëbesimin dhe të çojë në zgjedhje vendin.” Unë nuk kuptoj këtë propozimin e tyre, unë nuk e kuptoj se a e kanë një qeveri jashtë votimit në parlament, jashtë kushtetutës, jashtë rendit kushtetues?”, tha Berisha.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1Platforma politike e protestes

Lajme të lidhura

“Rama i quan protestuesit sorra e korba”/ Gazetari Osman Stafa: Jeni shqiponjat që po luftojnë për Shqipërinë ndryshe
Aktualitet

Osman Stafa për revoltën e shqiptarëve: 36 vite na kanë vjedhur, pse duhet të lodhemi ne pas 86 ditësh?

16:18 - 24/08/26
Shifrat e OKB-së/ Reagon PD: Në 13 vite të qeverisë Rama, Shqipëria kampione në pasigurinë ushqimore
Aktualitet

Shifrat e OKB-së/ Reagon PD: Në 13 vite të qeverisë Rama, Shqipëria kampione në pasigurinë ushqimore

15:56 - 24/08/26
Mjekët japin alarmin për shëndetin e Trump: Ka rrezik, pavarësisht stilit aktiv të jetesës
Botë

Mjekët japin alarmin për shëndetin e Trump: Ka rrezik, pavarësisht stilit aktiv të jetesës

15:35 - 24/08/26
Para
“Daja”, “Qerosi”/ Shpëtim Aliu, “lavatriçja” e parave të drogës, përdorte supermarkete dhe firma ndërtimi

“Daja”, “Qerosi”/ Shpëtim Aliu, “lavatriçja” e parave të drogës, përdorte supermarkete dhe firma ndërtimi

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Rama i quan protestuesit sorra e korba”/ Gazetari Osman Stafa: Jeni shqiponjat që po luftojnë për Shqipërinë ndryshe
Aktualitet

Osman Stafa për revoltën e shqiptarëve: 36 vite na kanë vjedhur, pse duhet të lodhemi ne pas 86 ditësh?

16:18 - 24/08/26

Gazetari Osman Stafa ka deklaruar se Shqipëria ndodhet në një moment vendimtar, duke theksuar se protesta qytetare është shndërruar në...

Lexo më shumë
Shifrat e OKB-së/ Reagon PD: Në 13 vite të qeverisë Rama, Shqipëria kampione në pasigurinë ushqimore

Shifrat e OKB-së/ Reagon PD: Në 13 vite të qeverisë Rama, Shqipëria kampione në pasigurinë ushqimore

15:56 - 24/08/26
Mjekët japin alarmin për shëndetin e Trump: Ka rrezik, pavarësisht stilit aktiv të jetesës

Mjekët japin alarmin për shëndetin e Trump: Ka rrezik, pavarësisht stilit aktiv të jetesës

15:35 - 24/08/26
Irani sulmon me raketë edhe Turqinë, reagon Ankaraja: Kemi të drejtën për t’u kundërpërgjigjur

Irani kërcënon Bullgarinë: Nëse ndihmon SHBA, do të godasim burimin e sulmit

15:10 - 24/08/26
Si temperaturat e larta ndikojnë në qarkullimin e gjakut dhe rrisin rrezikun e komplikacioneve

Si temperaturat e larta ndikojnë në qarkullimin e gjakut dhe rrisin rrezikun e komplikacioneve

14:47 - 24/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com