GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Kompania e zv.ministrit të Brendshëm merr tenderin e varreve 1.2 MLN Euro/ Ja si e parashikon Anuela Ristani numrin e vdekjeve në Tiranë për 3 vitet e ardhshme

në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 6 min
A A
Kompania e zv.ministrit të Brendshëm merr tenderin e varreve 1.2 MLN Euro/ Ja si e parashikon Anuela Ristani numrin e vdekjeve në Tiranë për 3 vitet e ardhshme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në mitologji, në mbretërinë e të vdekurve, portën Hadit e ruante Kerberi, një qen trekrerësh. Në Tiranën moderne marrëdhëniet me atë portë i mban Agjencia e Funeralit e Bashkisë.

Është një industri miliona euroshe që zhvillohet në kufijtë e Hadit. Korrupsioni në këtë rast u shfaqet njerëzve si operator i mbretërisë së nëndheshme. Njeriu duhet të negociojë. Nis nga porositja e varrit, tek ndërtimi, funerali. Mungesa e varreve sjell zhvarrime, murosje, lëvizje varresh.

Mbi këtë rrëmujë shkëlqen me magjinë e saj kryetarja e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani. Ajo parashikon sa njerëz do të shkojnë në mbretërinë e nëndheshme, sa lekë duhen ndarë për tenderat e varreve dhe cili duhet t’i fitojë.

Kjo është tabela e INSTAT, nga e cila mësojmë se në Bashkinë Tiranë gjatë viteve 2023 dhe 2024, janë regjistruar respektivisht 4206 dhe 4397 vdekje. Për vitin 2025 nuk janë përpunuar të dhënat. E komanduara fuqiplotë Anuela Ristani, por me sa duket edhe me fuqi të mbinatyrshme, parashikon numrin e vdekjeve!

Për tre vitet e ardhshme (2026-2029) Bashkia Tiranë ka porositur 13 mijë komplete varresh.

Prognoza e Ristanit mund të jetë e konsultuar edhe me të dhëna shkencore mbi demografinë. Dhe mbi këtë bazë të fortë është përllogaritur fondi për tre vitet e ardhshme.

Zoti i parave të bashkisë, Ristani pasi ka bërë këtë parashikim të zymtë, ka ndarë shifrën e saktë të parave që duhen për varret dhe ka urdhëruar drejtoreshën e Funeralit, Raimonda Shino, që të ngrejë komisionin e tenderit.

Fondi limit për “Blerje elemente të parapërgatitura hekur – betoni i ndarë në 2 lote është 108,8 milionë lekë të reja pa TVSH ose 1 132 677 (nje milion e njëqind e tridhjetë e dy mijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë e shtate mijë) Euro konvertuar me kursin e Bankës së Shqiperisë më datë 31 mars 2026. Paratë janë vënë në dispozicion nga Buxheti i Bashkisë Tiranë.

Sipas ndarjes, Loti 1: “Blerje bordura provizore varri”, ka fondin 29,7 milionë lekë pa TVSH, ose 309 414 euro. Ndërsa për Lotin 2: “Blerje veshje nëntokësore varri”, janë vënë në dispozicion mbi 79 milionë lekë pa TVSH, ose 823 263 euro.

Ky super fond është krijuar nga mbledhja e buxheteve të tre viteve të ardhshme të Agjencisë së Funeralit dhe nga llogaritja e fryrë e materialeve të ndërtimit që janë pllaka betoni të përmasave të ndryshme.

Më saktë, fondi është bërë gati për fituesin e paracaktuar të tenderit. Të dy lotet i janë dhënë një kompanie, ndërsa procedura është e mbushur me shkelje.

Në këtë lot, komisioni, i ka skualifikuar të gjitha ofertat më të ulëta dhe ka shpallur fitues kompaninë DAJTI PARK 2007 SH.P.K. të familjes së zëvendësministrit të Brendshëm, Xhema Qefalia. Më 10 qershor, drejtorja Shino ka firmosur formularin e fituesit dhe ia ka dërguar administratorit Lulzim Qefalia.

Edhe në tenderin LOTI 2 është përdorur e njëjta metodë, “skualifikim i të gjithë orperatorëve konkurrues, përvec fituesit”.

Komisioni nuk i ka përfillur ofertat më të ulëta në këtë tender. Kështu, megjithëse kompania “ASI INVEST SH.P.K” ka propozuar ta bëjë furnizimin me 180 milionë lekë më pak se sa kompania e Qefalive, komisioni ka vendosur t’i mbajë lekët brenda “Rilindjes”.

Open Data Albania i ka vlerësuar të dy tenderat me “Flamur të kuq”, për të alarmuar autoritetet mbi riskun e korrupsionit.

Por Anuela Ristani nuk reflekton ndaj këtyre shenjave. Ajo ia ka dhënë tenderin kolegut të partisë së vet pa hezituar, ashtu si ka vepruar edhe herë të tjera.

Firma “Dajti Park 2007” ka një të kaluar tepër të dyshimtë, me hetime dhe kalime pronësie në mënyrë fiktivë. Duke qenë se pjesëtarët e familjes Qefalia ishin në pushtet, Xhemali deputet dhe Lulëzimi kryetar i Komunës Dajt dhe më vonë Administrator po i Njësisë Dajt, firma ka qenë formalisht te familja Kalaja.

Kujtim Qefalia në vitin 1999 themeloi kompaninë “Qefalia” sh.p.k, e cila sot mban emrin Dajti Park 2007 dhe po në vitin 2007, kur u zgjodh kryetar komune, aksionet e kësaj kompanie i’a kaloi shtetasit Ylber Osman Kalaja.

Në vitin 2004 emri i kompanisë kishte ndryshuar nga “Qefalia” në “Vllaznia”.  Pas zgjedhjes së Kujtim Qefalisë në krye të Komunës Dajt, kjo kompani filloi të lulëzonte duke përfituar mbi 4 leje ndërtimi në zonën e Freskut dhe Qesarakës, me firmën e vetë Kujtim Qefalisë. Më tej, në vitin 2016, administrator i kësaj kompanie emërohet vëllai i Kujtimit, Lulzim Qefalia.

Vlera e kapitalit të kësaj kompanie në vitin 2012 ishte “130.000.000,00 lekë. Në vitin 2014 VLLAZNIA sh.p.k, ORTAKU sh.p.k dhe D E S A R T sh.p.k, date 10.12.2014 nënshkruan një marrëveshje të përbashkët përthithjeje. Në vitin 2016 shoqëria ndryshon emër për hërë të tretë duke u quajtur “Dajti Park 2007”. Pse ndodhi ky ndryshim? Në vitin 2016 i besuari i vëllezërve Qefalia, Ylber Kalaja vendos të jap dorëheqjen nga administrimi i kompanisë. Arsyeja, hetimi ndaj tij dhe kompanisë që kishte drejtuar për korrupsion me tenderat e ushqimeve në burgje. Në dhjetor të vitit 2018, Ylber Kalaja vendos të dhurojë aksionet e kompanisë ku 50% i’a dhuroi djalit të tij dhe 50% i’a dhuroi Lulzim Qefalisë. Ky është një gjest shumë i madh “bamirësie” duke patur parasysh se vlera e këtyre aksioneve ishte 1.7 milionë euro.

Ylber Kalaja në po të njëjtën periudhë dënohet në Gjykatën e Apelit 2.6 vjet burg, me akuzën se ka korruptuar zyrtarë të lartë të Drejtorisë së Burgjeve në këmbim të fitimit të tenderave të ushqimeve. Çuditërisht, kompania Dajti Park 2007, e cila kishte përfituar këto tendera përmes korrupsionit, nuk dënohet, nuk vihet nën sekuestro dhe nuk përjashtohet nga pjesëmarrja në prokurimet publike.

Shoqëria “Dajti Park 2007 shpk”, e familjes Qefalia ka përfituar 32.3 miliardë lekë transaksione thesari për përiudhën 2013 – 2025.

Pra, nga viti 2020 administrator i kompanisë do të jetë vëllai i deputetit të PS, Xhemal Qefalia dhe ish- kryetarit të komunës Dajt, Lulzim Qefalia. Kompania ndonëse me rekorde korruptive vazhdoi aktivitetin duke fituar tendera vit pas viti, kryesisht në Bashkinë Tiranë, ku së fundmi ka fituar tenderin që po flasim.

Firma ka përfituar dhe nga tenderat e rindërtimit në Manzë, Vorë dhe Shijak. Nga të dhënat e Open Data Albania, viti 2023 është viti me xhiron më të lartë të kësaj shoqërie, plot 9 miliardë lekë nga të cilat 554 milionë lekë vetëm fitim. Qefalitë nuk ndalen së fituari as me pllakat e varreve, ne dy tenderat e fituar së fundmi si favor nga Anuela Ristani dhe vartësja e saj, Rajmonda Shino.

Nw vitin 2022, Drejtori i Agjencisë së Shërbimeve Funerale në bashkinë Tiranë, Eliodor Ndini është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës, së bashku me 3 punonjës të tjerë të varrezave të Tufinës. Ata u prangosen me akuzen se kanë marrë ryshfet për rezervimin e varreve. Gjithashtu, 3 punonjës të tjerë janë lënë në arrest shtëpie, e një në detyrim paraqitje. Tani është koha që SPAK ta ngrejë stekën dhe të shkojë më lart!

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet .nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Etiketa: Anuela RistanitendervarrezatXhemal Qefalia

Lajme të lidhura

Zbulohet identiteti i viktimës në Kavajë/ Krimi brenda familjes, vëllai e qëlloi vëllanë me thikë
Aktualitet

Zbulohet identiteti i viktimës në Kavajë/ Krimi brenda familjes, vëllai e qëlloi vëllanë me thikë

21:50 - 24/06/26
Protestuesit marshojnë nëpër rrugët e Tiranës. Qytetarët: Nuk ka diskutim
Lajme

Protestuesit marshojnë nëpër rrugët e Tiranës. Qytetarët: Nuk ka diskutim

21:43 - 24/06/26
Qytetarët te Kryeministria: Përshkallëzimi do shkojë deri në bllokimin e institucioneve
Breaking Views

Qytetarët te Kryeministria: Përshkallëzimi do shkojë deri në bllokimin e institucioneve

20:37 - 24/06/26
Para
Stuhia ‘paralizon’ Librazhdin/ Përmbytje, bllokim rrugësh dhe ndërprerje energjie! Rrufeja godet tufën e dhive

Stuhia ‘paralizon’ Librazhdin/ Përmbytje, bllokim rrugësh dhe ndërprerje energjie! Rrufeja godet tufën e dhive

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zbulohet identiteti i viktimës në Kavajë/ Krimi brenda familjes, vëllai e qëlloi vëllanë me thikë
Aktualitet

Zbulohet identiteti i viktimës në Kavajë/ Krimi brenda familjes, vëllai e qëlloi vëllanë me thikë

21:50 - 24/06/26

Sipas policisë, rreth orës 20:30, teksa ndodheshin në arë duke mbledhur bazën ushqimore për blegtorinë, shtetasi Muhamet Rreshka, 76 vjeç,...

Lexo më shumë
Protestuesit marshojnë nëpër rrugët e Tiranës. Qytetarët: Nuk ka diskutim

Protestuesit marshojnë nëpër rrugët e Tiranës. Qytetarët: Nuk ka diskutim

21:43 - 24/06/26
Qytetarët te Kryeministria: Përshkallëzimi do shkojë deri në bllokimin e institucioneve

Qytetarët te Kryeministria: Përshkallëzimi do shkojë deri në bllokimin e institucioneve

20:37 - 24/06/26
Dita e 25-të e protestës, nis marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej”

Dita e 25-të e protestës, nis marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej”

19:57 - 24/06/26
“…Meriton një plumb, si akti i Avni Rustemit”, zëdhënësi i protestës Dritan Goxhaj merret në pyetje për deklaratën

“…Meriton një plumb, si akti i Avni Rustemit”, zëdhënësi i protestës Dritan Goxhaj merret në pyetje për deklaratën

19:50 - 24/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetpadişahbetbetpark girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetUltrabetcasibom girişrobinbetjojobet girişcasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabet girişgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet