GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, dënohet me burg përjetë Plaurent Dervishaj dhe 35 vite Julian Meçe

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja/ SPAK kërkon burg përjetë për Plaurent Dervishajn dhe 35 vite për Julian Meçen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dënuar me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn dhe me 35 vite burg Julian Meçen, pasi i shpalli fajtor për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Lahos.

Dervishaj u shpall fajtor si organizator i atentatit te mbikalimi i Shkozetit, ngjarje e shënuar në 1 nëntor të vitit 2019 tek mbikalimi i Shkozetit, ku mbeti i vrarë Andi Maloku dhe të plagosur ish prokurori Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho, ndërsa Julian Meçaj ka qenë pjesëmarrës në këtë atentat.

Ndaj dy të akuzuarve të cilët u gjykuan në një proces të ndarë nga pjesa tjetër e personave që u përfshinë në të njëjtën ngjarje, rëndojnë vepra të rënda penale duke nisur nga vrasja me paramendim deri tek vrasja e mbetur në tentativë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Për të njëjtën ngjarje, janë ende në proces gjykimi Amar Shkëmbi dhe Bledar Polovina. Ky i fundit ndodhet në arrati, teksa gjyqi ndaj tij po zhvillohet në mungesë.

Me vendim të formës së prerë për atentatin e 1 nëntorit të 2019, janë dënuar më herët Redjan Rraja me burgim përjetë, Ramazan Rraja me 9 vite burg, dënim që u reduktua në 6 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar. Ndërsa me 5.4 vite është dënuar Genti Ndërjaku, me 4.8 Bashkim Haxhia dhe Endrit Sinani si dhe me 4 vite e 4 muaj Julian Pjetri.

Për këtë ngjarje ka dhënë dëshmi dy herë në Gjykatën e Posaçme ish prokurori i Durrësit njëherësh deputeti i Partisë Demokratike Arjan Ndoja, i cili është shprehur se i ka të qarta motivet e qëllimit me armë në drejtim të automjetit të tij dhe se ia ka lënë në dorë organit të akuzës të zbardhë ngjarjen.

Etiketa: Burgdervishaj

Lajme të lidhura

Baçi: Divjaka duhet të mbetet bashki, vlerësim për qytetarët që po protestojnë çdo ditë
Aktualitet

26 ditë revoltë kundër reformës së PS për ndarjen territoriale: Divjakën nuk e dorëzojmë!

22:51 - 25/08/26
Nga avioni te kështjella dhe fotoja me Macron, media franceze ‘zbërthen’ Ermal Beqirin
Aktualitet

Nga avioni te kështjella dhe fotoja me Macron, media franceze ‘zbërthen’ Ermal Beqirin

22:22 - 25/08/26
Ra nga 50 metra lartësi, shpëton mrekullisht 51-vjeçari në Mallakastër
Aktualitet

Ra nga 50 metra lartësi, shpëton mrekullisht 51-vjeçari në Mallakastër

21:59 - 25/08/26
Para
Rrofsh sa malet Edi Rama! Faleminderit për çka po i bën këtij populli…

Këlliçi publikon letrën: Rama kërkon të ketë pushtet të përjetshëm, madje të shpallet Mbret!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Baçi: Divjaka duhet të mbetet bashki, vlerësim për qytetarët që po protestojnë çdo ditë
Aktualitet

26 ditë revoltë kundër reformës së PS për ndarjen territoriale: Divjakën nuk e dorëzojmë!

22:51 - 25/08/26

26 ditë qëndresë numërojnë protestuesit në Divjakë, të cilët kundërshtojnë projektin e reformës administrative territoriale të propozuar nga Partia Socialiste,...

Lexo më shumë
Nga avioni te kështjella dhe fotoja me Macron, media franceze ‘zbërthen’ Ermal Beqirin

Nga avioni te kështjella dhe fotoja me Macron, media franceze ‘zbërthen’ Ermal Beqirin

22:22 - 25/08/26
Ra nga 50 metra lartësi, shpëton mrekullisht 51-vjeçari në Mallakastër

Ra nga 50 metra lartësi, shpëton mrekullisht 51-vjeçari në Mallakastër

21:59 - 25/08/26
U nda nga jeta në moshën 80-vjeçare ikona e muzikës, Trump shpall 7 ditë zie për Dolly Parton

U nda nga jeta në moshën 80-vjeçare ikona e muzikës, Trump shpall 7 ditë zie për Dolly Parton

21:40 - 25/08/26
Protestuesja: Nuk mund të rri në shtëpi e përulur ndaj një pushteti që po na merr shpirtin

Protestuesja: Nuk mund të rri në shtëpi e përulur ndaj një pushteti që po na merr shpirtin

21:18 - 25/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com