GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

“Dinjiteti nuk negociohet”, gjenocidi ndaj Çamëve përkujtohet në Parlament

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 5 min
A A
“Dinjiteti nuk negociohet”, gjenocidi ndaj Çamëve përkujtohet në Parlament
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në përkujtimiun e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë, deputeti i PS Ardit Bido, u shpreh se kjo çështje është pjesë e pandashme e historisë, identitetit dhe dinjitetit të kombit shqiptar.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, në një aktivitet për javën çame, Bido u tha se të “kujtosh Çamërinë nuk do të thotë të ushqesh urrejtje, por të nderosh viktimat, të mbrosh të vërtetën historike dhe të mos lejosh që historia e shqiptarëve të harrohet apo të mohohet”.

Ai tha se kujtesa ndaj Çamërisë është kusht për marrëdhënie më të mira shqiptaro-greke.

“Kjo është përgjegjësia jonë ndaj viktimave, ndaj kombit dhe ndaj brezave që vijnë. Çamëria i ka dhënë Shqipërisë patriotë, kulturë, tradita, këngë, dialekte dhe vlera që kanë pasuruar identitetin tonë kombëtar.

Pa Çamërinë, Shqipëria nuk do të ishte e plotë. Shqipëria është në rrugën drejt anëtarësimit në familjen evropiane, një Evropë që ndërtohet mbi të vërtetën, drejtësinë dhe respektin për viktimat.

Prandaj, kujtesa për Çamërinë nuk është pengesë për të ardhmen, por dëshmi e respektit tonë për historinë dhe ndërgjegjen kombëtare. Sepse një komb që mbron dhe kujton historinë e tij, flet për dinjitetin e vet”, shprehet ai.

“Ka ngjarje historike që nuk plaken kurrë. Nuk plaken, sepse nuk janë vetëm histori. Janë plagë. Janë kujtesë. Janë ndërgjegje. Sot ne jemi mbledhur për të përkujtuar 82-vjetorin e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë. Nuk jemi këtu për të ushqyer urrejtje. Nuk jemi këtu për të hapur plagë mes popujve. Jemi këtu për të mos lejuar që një padrejtësi të varroset bashkë me viktimat e saj.

Një popull që harron viktimat e veta, rrezikon të humbasë dinjitetin e tij. Në verën e vitit 1944, mijëra shqiptarë të Çamërisë u vranë, u dëbuan, u masakruan dhe u detyruan të linin pas shtëpitë, tokat, varret e të parëve dhe gjithë jetën e ndërtuar ndër breza, që kur njeriu shkeli në atë tokë.

Mes tyre kishte burra dhe gra, kishte fëmijë dhe pleq. Kishte njerëz që nuk kishin bërë asnjë krim tjetër përveçse kishin lindur shqiptarë në trojet e tyre.

Prandaj çështja çame nuk është çështja vetëm e shqiptarëve të Çamërisë, është çështja e ne labëve, e ne shqiptarëve të Kosovës, të Maqedonisë, të Malit të Zi. Është çështja e të gjithëve, sepse kushdo që lindi shqiptar dhe i rastisi në ato troje në atë vit, do të pësonte të njëjtin fat.

Dhimbja e tyre nuk mbaroi me ikjen. Ajo vazhdoi me mohimin. Sepse padrejtësia bëhet edhe më e rëndë kur viktimës i mohohet e drejta për të treguar historinë e vet.

Prandaj sot ne nuk flasim për atë që ndodhi. Flasim për detyrimin tonë për ta kujtuar.

Çështja çame nuk është një çështje kundër Greqisë.

Është një çështje e të drejtave të njeriut.

Është një çështje e së drejtës së pronës.

Është një çështje e të drejtave etnike.

Është një çështje e kujtesës historike.

Është një çështje dinjiteti.

Në Europën që ndërtohet mbi të vërtetën, mbi pajtimin dhe mbi respektin për viktimat, nuk mund të ketë paqe të plotë pa njohjen e së vërtetës historike.

Asnjë komb nuk e humbet dinjitetin duke pranuar gabimet e së kaluarës. Përkundrazi, fiton respekt.

Historia europiane na e ka treguar këtë.

Pajtimi mes popujve nuk u ndërtua mbi harresën. E kundërta, u ndërtua mbi pranimin e së vërtetës.

Shqipëria dhe Greqia janë dy vende aleate në NATO. Janë vende fqinje. Do të jenë vende aleate në Bashkimin Europian. Kanë interesa të përbashkëta dhe duhet të ndërtojnë marrëdhënie gjithnjë e më të mira.

Pikërisht për këtë arsye, çështjet e hapura nuk mund të fshihen nën qilim.

Sepse miqësia e vërtetë nuk ndërtohet mbi heshtjen.

Ndërtohet mbi sinqeritetin.

Ndërtohet mbi respektin reciprok dhe ndërtohet mbi guximin për të parë historinë në sy.

Prandaj, kujtesa për Çamërinë nuk është pengesë për marrëdhëniet shqiptaro-greke.

Është një kusht, një parakusht, që ato të jenë më të forta, më të ndershme dhe më të qëndrueshme.

Si përfaqësues i Partisë Socialiste, ndihem krenar që Edi Rama dhe Partia Socialiste e kanë ngritur këtë çështje me autoritetet greke, jo vetëm në nivelin e përfaqësimit shtetëror, duke qenë forca e parë që e përfshiu çështjen çame në programin qeverisës, por edhe duke e ngritur sy më sy, aty ku duhet, në Athinë.

Ne kemi sot edhe një detyrë tjetër.

T’ua mësojmë këtë histori të gjithë brezave që vijnë.

Jo për t’i edukuar me urrejtje.

Por për t’i edukuar me të vërtetën.

Sepse vetëm popujt që njohin historinë e tyre mund të ndërtojnë të ardhmen me besim.

Çamëria nuk është vetëm një territor.

Është pjesë e historisë sonë.

Është pjesë e kulturës sonë.

Është pjesë e kujtesës sonë kombëtare.

Këngët, vallet, traditat, dialekti dhe kultura çame janë pjesë e identitetit shqiptar dhe e pasurojnë mozaikun tonë kombëtar, aq sa pa to Shqipëria do të ishte e paplotë. Siç thotë shprehja: “Pa Kosovë dhe Çamëri, nuk ka Shqipëri”.

Sot dua t’u drejtohem veçanërisht shqiptarëve të Çamërisë dhe pasardhësve të tyre.

Dhimbja juaj është pjesë e kujtesës sonë kombëtare, përtej çdo krahine.

Historia juaj është një histori mbarëkombëtare shqiptare.

Kujtesa juaj nuk është vetëm e familjeve tuaja.

Është një përgjegjësi e Republikës së Shqipërisë.

Është një përgjegjësi e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Është një përgjegjësi e çdo institucioni publik.

Sepse shteti nuk ka vetëm detyrimin që të ndërtojë të ardhmen, ka detyrimin edhe të mbajë gjallë kujtesën.

Në këtë sallë, ku përfaqësohet sovraniteti i popullit shqiptar, ne kemi detyrimin moral që çdo vit ta përsërisim këtë mesazh:

Viktimat nuk harrohen.

Historia nuk fshihet.

Dinjiteti nuk negociohet.

Ne nuk kërkojmë hakmarrje.

Ne kërkojmë kujtesë.

Ne nuk kërkojmë armiqësi.

Ne kërkojmë drejtësi.

Ne nuk kërkojmë të ndryshojmë historinë. Ne kërkojmë që historia të mos mohohet dhe çështjet e historisë të zgjidhen.

Le të jetë ky përvjetor një thirrje për më shumë studim, për më shumë dokumentim, për më shumë dialog dhe për më shumë kurajë për t’u përballur me të kaluarën, si zgjidhje për të ardhmen.

Sepse popujt që përballen me historinë e tyre ndërtojnë një të ardhme më të fortë.

Ata që e mohojnë atë, mbeten peng i historisë. Lavdi kujtimit të të gjithë viktimave të pafajshme të gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë.

Qoftë i përjetshëm kujtimi i tyre. Dhe qoftë gjithmonë e gjallë përgjegjësia jonë për të mbrojtur një të vërtetë historike, për të mbrojtur dinjitetin njerëzor dhe për të mbrojtur vlerat mbi të cilat Europa, ku ne aspirojmë të hyjmë, ndërtohet, që janë kujtesë dhe zgjidhje.

Faleminderit.”, tha Bido.

gijotina.com/

Etiketa: ÇameriagjenocidiKryesore1

Lajme të lidhura

Blendi Gonxhe i jep 250 MLN lekë Idlir Karkinit për radarin e Llogarasë/ Njeriu që i mbante prishur sinjalizuesit kur kalonin skafet e drogës
Breaking Views

Blendi Gonxhe i jep 250 MLN lekë Idlir Karkinit për radarin e Llogarasë/ Njeriu që i mbante prishur sinjalizuesit kur kalonin skafet e drogës

22:02 - 26/06/26
Kryeministri Rama shkon në Dhërmi, akomodohet në vilën qeveritare
Breaking Views

Kryeministri Rama shkon në Dhërmi, akomodohet në vilën qeveritare

20:47 - 26/06/26
“Hidhu nga kulla e Down Town-it”, aktivistja denoncon 3 deputetet që publikuan videot e saj…
Breaking Views

“Hidhu nga kulla e Down Town-it”, aktivistja denoncon 3 deputetet që publikuan videot e saj…

20:30 - 26/06/26
Para
Dita e 27-të e protestës, përsëriten 5 kërkesat: Duam qeveri teknike!

Dita e 27-të e protestës, përsëriten 5 kërkesat: Duam qeveri teknike!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Blendi Gonxhe i jep 250 MLN lekë Idlir Karkinit për radarin e Llogarasë/ Njeriu që i mbante prishur sinjalizuesit kur kalonin skafet e drogës
Breaking Views

Blendi Gonxhe i jep 250 MLN lekë Idlir Karkinit për radarin e Llogarasë/ Njeriu që i mbante prishur sinjalizuesit kur kalonin skafet e drogës

22:02 - 26/06/26

Operatori i Blerjeve të Përqendruara, që varet nga ministri e Ekonomisë, Blendi Gonxhe ka realizuar një tender për llogari të...

Lexo më shumë
Kryeministri Rama shkon në Dhërmi, akomodohet në vilën qeveritare

Kryeministri Rama shkon në Dhërmi, akomodohet në vilën qeveritare

20:47 - 26/06/26
“Hidhu nga kulla e Down Town-it”, aktivistja denoncon 3 deputetet që publikuan videot e saj…

“Hidhu nga kulla e Down Town-it”, aktivistja denoncon 3 deputetet që publikuan videot e saj…

20:30 - 26/06/26
Festa e Ashures, besimtarët bektashinj kremtuan një nga ditët më të rëndësishme të kalendarit

Festa e Ashures, besimtarët bektashinj kremtuan një nga ditët më të rëndësishme të kalendarit

20:16 - 26/06/26
Dita e 27-të e protestës, përsëriten 5 kërkesat: Duam qeveri teknike!

Dita e 27-të e protestës, përsëriten 5 kërkesat: Duam qeveri teknike!

20:07 - 26/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetUltrabetcasibom girişgrandpashabetjojobet girişcasibomgrandpashabet girişJojobetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetholiganbet