GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

SPAK sekuestroi telefonin e Samir Manes, ja cfare dyshohet se eshte…

BKH kontrolloi vilen dhe zyrat e oligarkut Samir Mane

në Aktualitet, Politikë, Të fundit, Uncategorized
Kohë leximi: 4 min
A A
SPAK sekuestroi telefonin e Samir Manes, ja cfare dyshohet se eshte…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Byroja Kombëtare e Hetimit ka ushtruar kontrolle në vilën dhe ambientet e zyrave të biznesmenit Samir Mane, në kuadër të hetimeve të SPAK për një prej dosjeve më të mëdha të trafikut ndërkombëtar të kokainës dhe pastrimit të parave.

Kontrollet janë kryer me vendim të GJKKO-së, ndërsa burime për Albeu.com bëjnë me dije se gjatë operacionit është sekuestruar edhe telefoni celular i biznesmenit, i cili pritet t’i nënshtrohet verifikimeve të mëtejshme nga hetuesit.

Ky zhvillim vjen si vijim i megaoperacionit të SPAK, që goditi tre grupe të dyshuara kriminale, të cilat sipas hetimeve dyshohet se kanë vepruar në fushën e trafikut ndërkombëtar të kokainës dhe pastrimit të parave. Në qendër të dosjes janë grupet e lidhura me Artur Shehun, Artur Koçekun, i njohur edhe si Luçiano Koçeku, dhe Alfredo Hamzain.

Sipas materialeve hetimore, të ardhurat e përfituara nga trafiku i drogës dyshohet se janë kanalizuar në sektorin e ndërtimit, përmes investimeve të dyshimta dhe lidhjeve me biznesmenë të ndryshëm. Në dosje përmenden emrat e Ilir Shtufit dhe Orest Sotës, si persona përmes të cilëve dyshohet se janë investuar para me burim kriminal në projekte ndërtimi.

Hetimet kanë nxjerrë në pah edhe dyshime për investime në projektin Green Coast në Palasë, një nga resortet më të njohura në bregdetin shqiptar, në pronësi të biznesmenit Samir Mane.

Emri i Manes rezulton i përmendur në materialet hetimore të SPAK, ndërsa kontrolli i kryer nga BKH në banesën dhe zyrat e tij shihet si një lëvizje e rëndësishme e hetuesve për të verifikuar lidhjet, komunikimet dhe materialet që mund të kenë vlerë për dosjen.

Burime pranë hetimit konfirmojnë se gjatë kontrolleve janë sekuestruar pajisje dhe materiale të ndryshme, të cilat do të analizohen nga SPAK dhe BKH. Telefoni celular i biznesmenit është një nga provat materiale të marra për ekspertim, me qëllim verifikimin e komunikimeve dhe kontakteve që mund të lidhen me çështjen nën hetim.

Deri në këtë fazë, nuk ka një reagim publik nga Samir Mane për kontrollet e kryera në vilën dhe zyrat e tij, ndërsa SPAK nuk ka dalë ende me një njoftim zyrtar të detajuar për rolin e tij në këtë dosje.

Kontrollet ndaj një prej emrave më të mëdhenj të biznesit në Shqipëri e zgjerojnë edhe më tej rrezen e hetimeve të SPAK, duke e zhvendosur fokusin nga grupet kriminale të trafikut të drogës drejt sektorëve ku dyshohet se janë pastruar milionat e përfituara nga aktiviteti kriminal.

Përgjimet e SPAK! Pazaret me “kokat e drogës” në Green Coast: Samir Mane do 3 milion euro…

Përgjime dhe komunikime të përfshira në një dosje hetimore ku SPAK goditi një grup kriminal me 20 persona të përfshirë hedhin dritë mbi një marrëveshje të dyshuar që lidhet me përfshirjen e tokës së Alfredo Hamzait në kompleksin rezidencial “Green Coast” shkruan InfoNews.

Sipas materialeve hetimore, në shkurt të vitit 2021 është diskutuar pagesa e një shume prej 2 deri në 3 milionë euro, e cila, sipas dyshimeve të hetuesve, do të shërbente për sigurimin e lejes së ndërtimit për projektin rezidencial. Në komunikime përmendet biznesmeni Samir Mane, ndërsa si ndërmjetës i mundshëm identifikohet Ilir Shtufi.

Në një bisedë të datës 24 shkurt 2021, Artur Koçeku i komunikon Alfredo Hamzait se pas kontakteve me Ilir Shtufin dhe Samir Manen, këtij të fundit i kërkohej një shumë prej 3 milionë eurosh për përfshirjen e tokës në kompleks.

Sipas analizës së bisedave të datës 27 shkurt 2021, palët dyshohet se kanë rënë dakord për pagesën e shumës së kërkuar. Dokumenti hetimor ngre dyshime se një pagesë paraprake prej rreth 1 milion eurosh mund të jetë kryer tashmë.

Materialet e dosjes sugjerojnë gjithashtu se marrëveshja parashikonte ndërtimin e 40 vilave, ku 20% e tyre do t’i përkisnin Alfredo Hamzait. Ndërkohë, Artur Koçeku shprehet se ka kërkuar një hotel me 120 dhoma, i cili do të ishte në pronësi të tij dhe të Hamzait.

Autoritetet vijojnë hetimet për të verifikuar vërtetësinë e këtyre komunikimeve dhe përgjegjësitë e mundshme të personave të përmendur.

Pjesë nga Dosja e SPAK:

Në bisedën e datës 18.02.2021, evidentohet fakti se bashkëbiseduesit komunikojnë lidhur me mundësinë e dhënies së një vlere parash që varion nga 2 deri në 3 milionë euro shtetasit Samir Mane, me qëllim nxjerrjen nga ky i fundit të lejes së ndërtimit për projektin rezidencial në pronën e personit nën hetim Alfredo Hamzai. Sipas komunikimit, shtetasit kanë planifikuar ndërtimin e rreth 30 vilave dhe një hoteli. Ndërmjetës në këtë komunikim me shtetasin Samir Mane dyshohet të jetë shtetasi Ilir Shtufi.

Në bisedën e datës 24.02.2021, personi nën hetim Artur Koçeku i shkruan personit nën hetim Alfredo Hamzai se ka folur me Lirin (Ilir Shtufi) me Zamirin (Samir Mane) dhe ky i fundit i ka thënë se do tre milionë euro që ta përfshijë tokën e Alfredo Hamzait në kompleks.

Në bisedën e datës 27.02.2021, evidentohet fakti se shtetasit kanë vendosur të zgjedhin opsionin e dhënies së tre milionë eurove shtetasit Samir Mane për përfshirjen e tokës së Alfredo Hamzait në kompleksin Green Coast. Nisur nga fakti se personi nën hetim Artur Koçeku shprehet se “mund të na kërkojë i mili cash fjera shpija zamiri”, dyshohet se tashmë këtij të fundit i është dhënë një shumë parash, që dyshohet se mund të jetë 1 milion euro. Nga analiza e bisedës arrihet në përfundimin se marrëveshja me Samir Mane është që ky i fundit të marrë pagesën prej tre milionë euro dhe të kryejë ndërtimin e 40 vilave, nga të cilat 20% do t’i jepen personit nën hetim Alfredo Hamzai. Sa i përket hotelit, Artur Koçeku shprehet se e ka kërkuar hotelin me 120 dhoma dhe do jetë i këtij të fundit dhe Hamzait.

Etiketa: Kryesore1Samir Mane

Lajme të lidhura

Pas disa orësh në Komisariat, lihet i lirë Dritan Goxhaj dhe një tjetër protestues
Breaking Views

Pas disa orësh në Komisariat, lihet i lirë Dritan Goxhaj dhe një tjetër protestues

16:59 - 30/06/26
“Lironi çunat, polici bespreme!” Protestuesit mblidhen para Komisariatit nr.1 në Tiranë
Breaking Views

“Lironi çunat, polici bespreme!” Protestuesit mblidhen para Komisariatit nr.1 në Tiranë

16:50 - 30/06/26
Aksidenti me dy viktima në autostradë, dyshohet se i ra infarkt shoferit të autobusit të linjës Berat-Tiranë, plagosen 17 persona
Aktualitet

Aksidenti me dy viktima në autostradë, dyshohet se i ra infarkt shoferit të autobusit të linjës Berat-Tiranë, plagosen 17 persona

16:35 - 30/06/26
Para
Aksidenti i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, dy të vdekur në autobusin me pasagjerë

Aksidenti i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, dy të vdekur në autobusin me pasagjerë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pas disa orësh në Komisariat, lihet i lirë Dritan Goxhaj dhe një tjetër protestues
Breaking Views

Pas disa orësh në Komisariat, lihet i lirë Dritan Goxhaj dhe një tjetër protestues

16:59 - 30/06/26

Pas disa orësh në komisariat, Dritan Goxhaj dhe një protestues tjetër janë lënë të lirë. Ata janë pritur nga një...

Lexo më shumë
“Lironi çunat, polici bespreme!” Protestuesit mblidhen para Komisariatit nr.1 në Tiranë

“Lironi çunat, polici bespreme!” Protestuesit mblidhen para Komisariatit nr.1 në Tiranë

16:50 - 30/06/26
Aksidenti me dy viktima në autostradë, dyshohet se i ra infarkt shoferit të autobusit të linjës Berat-Tiranë, plagosen 17 persona

Aksidenti me dy viktima në autostradë, dyshohet se i ra infarkt shoferit të autobusit të linjës Berat-Tiranë, plagosen 17 persona

16:35 - 30/06/26
Aksidenti i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, dy të vdekur në autobusin me pasagjerë

Aksidenti i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, dy të vdekur në autobusin me pasagjerë

16:20 - 30/06/26
SPAK sekuestroi telefonin e Samir Manes, ja cfare dyshohet se eshte…

SPAK sekuestroi telefonin e Samir Manes, ja cfare dyshohet se eshte…

16:03 - 30/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com