Në protestën para Kryeministrisë, protestuesit mblodhën firma për të çuar në SPAK librin ‘Albania Files’ të promovuar nga kryeministri Edi Rama.
Të dielën në podcast-in e tij ‘Flasim’, Rama tha se libri është tërësisht i pavarur dhe përmbledh kontributet e studiove arkitekturore që punojnë prej dy dekadash në Shqipëri.

Gjatë marshimit nëpër rrugët e kryeqytetit, pas fjalimeve te Kryeministria, protestuesit kaluan edhe para selisë së Partisë Demokratike, drejt së cilës bërtisnin në kor: “Opozitë e shitur”.
Një i ri shqiptar që jeton në Gjermani mbajti fjalën e tij gjatë protestës para Kryeministrisë, ku kritikoi mënyrën e reagimit të Policisë së Shtetit ndaj protestuesve sot para Kuvendit.
“Sot u zgjova në orën 10, në Mynih dhe pashë protestues që tërhiqeshin zvarrë sepse protestuan paqësisht. Ata që protestuan janë sot mes nesh, policia duhet të kuptojë se kriminelët janë brenda ztrës së Kryeministrisë dhe jo duke protestuar. Aksidenti është tragjedi kombëtare, ndërsa policia është më e impenjaur me protestuesit. Kriminelët që ulen në tavolinën e Këshillit të Ministrave edhe spe i kërkon mes nesh. Erion Veliaj, Olta Xhaçka, Vangjush Dako, Jurgis Çyrbja, Arben Ahmetaj, Sajmir Tahir etj. Meqë policia e di se protesta vetëm njoftohet, unë po them se sonte s’do të ndahem nga shkallët e Kryeministrisë, kush të dojë le të bashkohet.
Momenti tensioni u shënuan në protestën që u zhvillua sot para Kryeministrisë. Një qytetare u dhunua verbalisht nga një pjesë e turmës, që dyshuan se ajo ishte aty si e infiltruar e Partisë Socialiste.
Dyshimet lindën pasi gruaja u pa teksa filmonte si shumë të tjerë të pranishëm. Një grup djemsh e ndoqën këmba-këmbës në bulevard, duke e ofenduar, teksa zonja përpiqej t’i shpëtonte keqkuptimit.
Teksa u sqaronte dhjetëra djemve dhe burrave agresivë, se është thjeshtë një gazetare dhe edukatore shqiptare që punon në Greqi, një person i afrohet dhe i zbraz shishen me lëng frutash mbi kokë.
“Jam shqiptare. Gazetare, eudkatore, në Athinë:,- thotë gruaja.
Pas ngjarjes, gruaja sqaroi se në protestë po merr pjesë si qytetare e thjeshtë dhe mohoi kategorikisht akuzat se është “patronazhiste”.
gijotina.com/









Discussion about this post