GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gratë rreshtohen para policisë! Qytetarët shkulin gardhin metalik para Kuvendit, efektivët përdorin sprej irritues

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Gratë rreshtohen para policisë! Qytetarët shkulin gardhin metalik para Kuvendit, efektivët përdorin sprej irritues
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Situata para godinës së Kuvendit u tensionua ndjeshëm këtë të mërkurë, përpara nisjes së seancës plenare, ku protestuesit u përplasën me forcat e policisë në përpjekje për të çarë perimetrin e sigurisë.

Disa protestuese gra kanë formuar një “gardh” njerëzor përpara forcave të policisë për të penguar dhunën e tyre ndaj qytetarëve, të cilët përsërisin thirrjet kundër deputetëve të cilët hynë në Kuvend për seancën plenare.

Protestuesit, të mbledhur prej orëve të para të mëngjesit, ndërmorën një aksion duke tërhequr dhe shkulur gardhin metalik të vendosur nga policia në hyrje të Pedonales, pranë godinës së Parlamentit. Përballë tentativës për të depërtuar në zonën e sigurisë, efektivët ndërhynë për të zmbrapsur turmën.

Gjatë përplasjes, policia përdori sprej irritues për të shpërndarë protestuesit dhe për të rimarrë kontrollin e situatës. Si pasojë e ndërhyrjes, raportohet se disa protestues mbetën të lënduar.

Në momentet e tensionit, disa qytetarë tentuan të pengonin hyrjen e deputetëve në ambientet e Kuvendit. Po ashtu, pesë protestues arritën të kalonin kordonin e sigurisë, duke detyruar policinë të ndërhynte menjëherë. Si rezultat, disa persona u shoqëruan, mes tyre edhe Gent Progni.

Protesta u shoqërua edhe me incidente gjatë mbërritjes së deputetëve në Kuvend. Një pjesë e ligjvënësve të Partisë Socialiste kishin hyrë më herët në sallën e seancave, ndërsa mbërritja e deputetëve të tjerë u prit me hedhje vezësh nga protestuesit.

Objekt i sulmit u bë edhe automjeti i kryetarit të Kuvendit, ndaj të cilit u hodhën vezë dhe miell. Gjithashtu, protestuesit hodhën vezë në drejtim të deputetëve socialistë, mes tyre Ardit Bido, Ervin Demo dhe Blendi Klosi, ndërsa ata hynin në godinën e Parlamentit.

Ndryshe u pritën deputetët e opozitës. Teksa kalonin pranë protestuesve, nga turma u dëgjuan thirrje si “opozitë e shitur”, pa u raportuar incidente të tjera ndaj tyre.

Në zonën përreth Kuvendit vijojnë të jenë të pranishme forca të shumta policie, ndërsa situata mbetet e tensionuar, megjithëse në momente të caktuara është raportuar një qetësim i përkohshëm i gjendjes. Seanca plenare pritet të zhvillohet nën masa të shtuara sigurie.

 

Etiketa: gardhGraPolici

Lajme të lidhura

Bardhi denoncon: Bandat e Ballukut duan të nënshtrojnë qytetarët me paratë e korrupsionit
Aktualitet

Bardhi: Balluku merret e pandehur për 15 krime, Rama mban të korruptuarit në Kuvend dhe fut studentët në burg

14:22 - 20/10/26
Incident gjatë tubimit para Ministrisë së Arsimit, protestuesja humb ndjenjat
Aktualitet

Incident gjatë tubimit para Ministrisë së Arsimit, protestuesja humb ndjenjat

14:08 - 20/10/26
Aktualitet

Protestat e studentëve, PD kërkon seancë plenare urgjente për dhunën ndaj të rinjve

13:57 - 20/10/26
Para

PS refuzoi shqyrtimin e projektligjeve të kërkuara nga protestuesit, PD bojkoton seancën parlamentare

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bardhi denoncon: Bandat e Ballukut duan të nënshtrojnë qytetarët me paratë e korrupsionit
Aktualitet

Bardhi: Balluku merret e pandehur për 15 krime, Rama mban të korruptuarit në Kuvend dhe fut studentët në burg

14:22 - 20/10/26

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pasi SPAK i komunikoi zyrtarisht Belinda Ballukut akuzat e reja,...

Lexo më shumë
Incident gjatë tubimit para Ministrisë së Arsimit, protestuesja humb ndjenjat

Incident gjatë tubimit para Ministrisë së Arsimit, protestuesja humb ndjenjat

14:08 - 20/10/26

Protestat e studentëve, PD kërkon seancë plenare urgjente për dhunën ndaj të rinjve

13:57 - 20/10/26
Zhupa: Rama kërcënon me burg të miturit pse protestojnë, ndërsa kërkon heqjen e burgut për korrupsionin

Zhupa: Rama kërcënon me burg të miturit pse protestojnë, ndërsa kërkon heqjen e burgut për korrupsionin

13:52 - 20/10/26
SPAK merr të pandehur për herë të dytë Belinda Ballukun, ja akuzat që rëndojnë ndaj ish-zëvendëses së Ramës

SPAK merr të pandehur për herë të dytë Belinda Ballukun, ja akuzat që rëndojnë ndaj ish-zëvendëses së Ramës

13:37 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com