GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Botërori 2026/ Polemika dhe tension, Portugalia përmbys 2-1 Kroacinë pas 110 minutash lojë!

në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Botërori 2026/ Polemika dhe tension, Portugalia përmbys 2-1 Kroacinë pas 110 minutash lojë!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas 110 minutave me shumë grintë, emocione, gola, kartona dhe polemika, Portugalia me Cristiano Ronaldon në fushë ia doli të përmbyste sot 2-1 Kroacinë në ndeshjen e fazës së 1/16-ave të Kupës së Botës 2026. Në turin e 1/8-ave do të kemi përballjen e vetme evropiane në këtë fazë, derbin iberik mes Portugalisë dhe Spanjës, duel që do të luhet më datën 6 korrik në orën 21:00.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, paçka rasteve për të dyja skuadrat. Në nisje të fraksionit të dytë, konkretisht në minutën e 53-të Ivan Perisic i dha avantazhin e përkohshëm ballkanasve me një gol të bukur nga brenda zonës.

Minuta e 61-të solli golin e Cristiano Ronaldos, por gjithçka u anulua për pozicionin jashtë loje milimetrik. Trajneri Martinez kreu katër zëvendësime për luzitanët, të cilët shtuan presionin në sulm. Duhej një krosim nga këndi që Veiga të pengohej në zonë dhe pas pamjeve në VAR arbitri norvegjez Eskas akordoi 11 metërsh.

Nga pika e bardhë e penalltisë u paraqit Cristiano Ronaldo, i cili goditi qetësisht dhe ia la sferën në rrjetë portierit Livakovic, paçka se topi ishte në qendër të portës. Cristiano Ronaldo e dërgon në 11 numrin e golave në Botërorët ku ka marrë pjesë (6), teksa këtë edicion ka shënuar tre gola. Për CR7 goli i sotëm ishte i pari në fazën me eliminim direkt në një Kupë Bote, teksa në moshën 41 vjeç e 147 ditë bëhet futbollisti më i vjetër në botë që shënon në këtë turne.

Pas golit të pësuar skuadra kroate mori frenat e lojës dhe ia doli të gjente rrjetën me Sucic, por VAR e anuloi gjithçka për pozicion jashtë loje. Martinez nxori nga fusha Ronaldon te Portugalia, por ndeshja ishte plot emocione.

Në minutën e katërt shtesë, një krosim i Leaos bëri që Goncalo Ramos të shënonte me kokë për Portugalinë për përmbysjen e madhe 2-1, paçka se sulmuesi ndodhej mes dy mbrojtësve rivalë.

Në aksionin e fundit, pikërisht në shtesën e 13-të, Kroacia barazoi me Gvardiol, i sapofutur në fushë, por festa e kroatëve u ‘ngri’ nga VAR dhe arbitri, i cili pas konsultimit e anuloi golin për një prekje që në pamje të parë ka ngritur polemika të mëdha.

Ky rast mori shumë kohë dhe ndeshja u mbyll pas 110 minutash lojë me fitoren 2-1 të Portugalisë, teksa luzitanët shohin një derbi kundër Spanjës në fazën e 1/8-ave. Zhgënjim, lot dhe dhimbje te Kroacia, kjo pasi ballkanasit zhvilluan një ndeshje të një niveli shumë të lartë teknik, taktik dhe fizik. Për legjendën Luka Modric ky ishte ‘vallëzimi i fundit’ me fanellën e kombëtares kroate.

Në fund të ndeshjes pati edhe një moment emocionues, pasi Ronaldo veshi fanellën me numër 21 të të ndierit Diogo Jota dhe ia dedikoi atij këtë sukses, duke ngritur shikimin dhe duart në qiell.

REZULTATI:

Portugali 2-1 Kroaci

Ronaldo (P) 68’, Ramos 90+4’ / Perisiç 53’

Goli i Perisiç (Video)

Goli i Ronaldos (Video)

Goli i Ramos (Video)

Goli i anuluar i Gvardiol (Video)

 

Etiketa: KroaciPortugali

Lajme të lidhura

Eliminimi me turp, Nagelsmann jep dorëheqjen nga drejtimi i  kombëtares gjermane
Sport

Eliminimi me turp, Nagelsmann jep dorëheqjen nga drejtimi i kombëtares gjermane

09:35 - 03/07/26
Zvicra nuk e fal Algjerinë, siguron biletën për në 1/8-at pas fitores bindëse në Vancouver
Sport

Zvicra nuk e fal Algjerinë, siguron biletën për në 1/8-at pas fitores bindëse në Vancouver

08:03 - 03/07/26
Spanja mposht Austrinë me Oyarzabal, Yamal jashtë formës
Breaking Views

Spanja mposht Austrinë me Oyarzabal, Yamal jashtë formës

23:14 - 02/07/26
Para
Moti për sot: E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 3 Korrik 2026

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Spiegel’: Përshkallëzohen protestat kundër Edi Ramës, arrestime dhe të plagosur në Tiranë
Aktualitet

‘Spiegel’: Përshkallëzohen protestat kundër Edi Ramës, arrestime dhe të plagosur në Tiranë

10:10 - 03/07/26

Në Tiranë, protestuesit dhe policia u përplasën me njëri-tjetrin. Zemërimi i qytetarëve tashmë shkon shumë përtej një projekti luksoz ndërtimi;...

Lexo më shumë
Emigrantët, Meloni: Presion i paparë. Ne punojmë, shtetet e tjera jo

Protestat e qytetarëve, qeveria italiane anulon planet për resort në zonën e mbrojtur në Sardenja

10:02 - 03/07/26
Eliminimi me turp, Nagelsmann jep dorëheqjen nga drejtimi i  kombëtares gjermane

Eliminimi me turp, Nagelsmann jep dorëheqjen nga drejtimi i kombëtares gjermane

09:35 - 03/07/26
Protestuan para Parlamentit! Policia arreston 19 persona dhe 12 të tjerë i procedon penalisht (Emrat)

Protestuan para Parlamentit! Policia arreston 19 persona dhe 12 të tjerë i procedon penalisht (Emrat)

08:59 - 03/07/26
Shifra alarmante: Një në pesë të rinj në Shqipëri nuk shkojnë as në punë dhe as në shkollë

Shifra alarmante: Një në pesë të rinj në Shqipëri nuk shkojnë as në punë dhe as në shkollë

08:38 - 03/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com