GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Je bandit”/ Analisti Andi Bushati përplaset me deputetin Ardit Bido: Njerëzit duhet të të vënë flakën ty!

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Je bandit”/ Analisti Andi Bushati përplaset me deputetin Ardit Bido: Njerëzit duhet të të vënë flakën ty!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Analisti Andi Bushati u përfshi në një debat të ashpër me deputetin e PS-së, Ardit Bido, në emisionin “Të Paekspozuarit”, për dhunën e ushtruar nga policia ndaj protestuesve.

Bushati tregoi videon e dhunimit të një qytetari nga Durrësi që u shtri dhe u godit me shkopinj gome nga policia, duke e cilësuar policin një bandit kriminel, për të cilin Bido tha se është një familjar me 700 mijë lekë rrogë.

Biseda:

Bushati: Këtë pamje nuk e jep asnjë media sot.

Bido: Po atë policin që i vajti pllaka në kokë.

Bushati: Këtu ke një qytetar të çmobilizuar dhe vjen një bandit kriminel.

Bido: Me 700 mijë lekë rrogë.

Bushati: Një bandit kriminel.

Bido: Një polic me 700 mijë lekë rrogë që mban familjen me bukën e gojës dhe nuk është as i PS as i PD, por i policisë së shtetit.

Bushati: Nëse flisni kështu bëheni 2 banditë.

Bido: Je ti bandit në radhë të parë nëse krahason dhunën fizike të një krimineli me neutralizimin që bën policia.

Bushati: Në çdo vend të botës një qytetar i çmobilizuar, të shtrirë për tokë, vazhdohet të gjihet me shkopa gome.

Bido: Hajde hapim se çfarë ndodh në protestat në Gjermani, se në Amerikë flasin armët.

Bushati: Kjo është fytyra kriminale.

Bido: Hajde shohim se çfarë ndodh në protestat në Gjermani.

Vatnikaj: Rregulloni Gjermaninë se e rregulluat Shqipërinë.

Bushati: Bëhen edhe filma, thoshte Elisa. O Bido nuk mund të mbrosh këtë.

Bido: Polici që ka neutralizuar individin nuk mund ta shoqërojë në komisariat.

Andi Bushati: Ik ore aman dole tani nga grekët te agjentët gjermanë. Ti thua edhe kur kapet Rama duke vjedh, thua vidhet edhe në Gjermani. Në këtë situatë absurde që fajësojmë të vjedhurin dhe të goditurin, themi duhet ta pësosh përderisa ke dalë në protestë.

Ardit Bido: Po dhunove do të arrestohesh.

Andi Bushati: Po të tregoj video, një qytetar të çmobilizuar, i bie polici me shkelm qytetarit të shtrirë. Unë tregoj faktin, ti thua po ushtrove dhunë… Ku e ka ushtruar dhunën ky?

Ardit Bido: Po ti ku e di? Kjo vërtetohet në gjykatë. E di ti, në Amerikë kërcet plumbi ore. Nuk mund të thuash pse arrestohet. Pse një grup huliganësh që gjuajnë me vezë, policia i neutralizon…

Andi Bushati: Me logjikën tënde, që gjykon njerëzit në grup, pas asaj që kanë parë me Ballukun, edhe ty duhet të të vënë flakën.

Ardit Bido: Edhe ty.

Andi Bushati: Po edhe mua bashkë me ty.

Ardit Bido: Edhe ty edhe Yllit, ju jeni gjithë jetën establishment.

Ylli Rakipi: Ne jemi në punë.

Andi Bushati: Ka një diferencë të madhe, jam establishment, por nuk më ka detyruar njeri të votoj pro një hajdute si Balluku. E ke ngritur ti kartonin. Mbro hajdutët dhe tund flamurin e patriotizmit. Voto për hajdutët dhe tund flamurin.

Ardit Bido: Ti duhet të dëgjosh dhe respektosh mendimin tim.

 

Etiketa: bidobushatiflakeKryesore1

Lajme të lidhura

Kreu i SPAK: 30 zyrtarë janë nën hetim në 2025, korrupsioni dhe krimi i organizuar mbeten sfidat kryesore
Aktualitet

Kreu i SPAK: 30 zyrtarë janë nën hetim në 2025, korrupsioni dhe krimi i organizuar mbeten sfidat kryesore

10:33 - 03/07/26
‘Spiegel’: Përshkallëzohen protestat kundër Edi Ramës, arrestime dhe të plagosur në Tiranë
Aktualitet

‘Spiegel’: Përshkallëzohen protestat kundër Edi Ramës, arrestime dhe të plagosur në Tiranë

10:10 - 03/07/26
Shifra alarmante: Një në pesë të rinj në Shqipëri nuk shkojnë as në punë dhe as në shkollë
Aktualitet

Shifra alarmante: Një në pesë të rinj në Shqipëri nuk shkojnë as në punë dhe as në shkollë

08:38 - 03/07/26
Para
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 3 Korrik, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kreu i SPAK: 30 zyrtarë janë nën hetim në 2025, korrupsioni dhe krimi i organizuar mbeten sfidat kryesore
Aktualitet

Kreu i SPAK: 30 zyrtarë janë nën hetim në 2025, korrupsioni dhe krimi i organizuar mbeten sfidat kryesore

10:33 - 03/07/26

Kreu i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Klodian Braho paraqiti në Komisionin e Ligjeve raportin vjetor...

Lexo më shumë
‘Spiegel’: Përshkallëzohen protestat kundër Edi Ramës, arrestime dhe të plagosur në Tiranë

‘Spiegel’: Përshkallëzohen protestat kundër Edi Ramës, arrestime dhe të plagosur në Tiranë

10:10 - 03/07/26
Emigrantët, Meloni: Presion i paparë. Ne punojmë, shtetet e tjera jo

Protestat e qytetarëve, qeveria italiane anulon planet për resort në zonën e mbrojtur në Sardenja

10:02 - 03/07/26
Eliminimi me turp, Nagelsmann jep dorëheqjen nga drejtimi i  kombëtares gjermane

Eliminimi me turp, Nagelsmann jep dorëheqjen nga drejtimi i kombëtares gjermane

09:35 - 03/07/26
Protestuan para Parlamentit! Policia arreston 19 persona dhe 12 të tjerë i procedon penalisht (Emrat)

Protestuan para Parlamentit! Policia arreston 19 persona dhe 12 të tjerë i procedon penalisht (Emrat)

08:59 - 03/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com