GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Arrestimi i protestuesve, Berisha: Të ndëshkohen ata që urdhëruan dhe ushtruan dhunë barbare ndaj qytetarëve

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Arrestimi i protestuesve, Berisha: Të ndëshkohen ata që urdhëruan dhe ushtruan dhunë barbare ndaj qytetarëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të protestuesve dhe ndëshkimin e atyre që urdhëruan dhe ushtruan dhunë barbare ndaj tyre. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha u shpreh se në të gjithë botën politikanët janë gjuajtur me vezë dhe me miell.

Më tej ai tha se qeveria u përpoq të të simulojnë plagosje të policëve, në një kohë kur ato, sipas tij nuk ishin të vërteta. Kryedemokrati theksoi se dhuna e përdorur nga ajo që ai e quan “narkopolicia” ndaj protestuesve ishte dhuna më hakmarrëse dhe më primitive.

Sali Berisha: Java u karakterizua nga një dhunë, nga një egërsi çnjerëzore për të mos thënë edhe shtazore e Edi Ramës, Taulant Ballës dhe falangave të tyre ndaj protestuesve paqësorë. Para shqiptarëve, para gjithë botës u pa se si ndaj një grupi protestuesish paqësorë, falangat e narkopolicisë u vërsulën me brutalitet dhe tërbim të papërmbajtur. Me gaz lotsjellës të skaduar. Me spraj speci të përdorur për arinjtë. Me topa uji. Me shqelma në kokë. Me gurë. Me të gjitha mjetet, ndaj vajza dhe djemve të cilët dhunën më maksimale e patën hedhjen e vezëve dhe qeseve me miell drejt deputetëve. Dhuna e përdorur nga narkopolicia ndaj protestuesve ishte dhuna më hakmarrëse, më primitive.

Në të gjithë botën, politikanët janë gjuajtur me vezë, me miell, etj. Tek ajo hyrje janë gjuajtur edhe gjatë periudhës kur kemi qenë ne, por nuk ka ndërmarrë kush një operacion të tillë të egër, brutal, duke i qëlluar me shqelma në kokë protestuesit e rrëzuar përdhe. Duke i rrahur dhe torturuar edhe në makinat e policisë. Në një akt kriminal, u përpoqën të simulojnë plagosje të policëve, në një kohë kur ato ishin të gjitha fake. Jam interesuar atë ditë gjatë gjithë kohës me mjekë dhe me mundësi të tjera, absolutisht të gjithë policët që janë dërguar aty, përveç njërit që ka shkuar në QSUT për një problem tjetër, jo për goditje, të tjerët kanë qenë të gjithë vetëm e vetëm për të akuzuar protestuesit se kanë ushtruar dhunë me gjëra qesharake krejtësisht të parëndësishme.

Aq e vërtetë kjo, saqë u arrit të kapet edhe dëshmitari i rremë, i cili nga shtrati i spitalit u gjet duke shkelmuar protestuesit pasi luajti rolin e të plagosurit. Sot ata dalin para gjyqit. Unë kërkoj në emër të PD, lirimin e tyre të menjëhershëm dhe ndëshkimin e të gjithë atyre që ushtruan dhe urdhëruan një dhunë ndaj protestuesve paqësorë.

Etiketa: arrestimeberisha

Lajme të lidhura

Rama “bllokon” doganën e Morinës nga frika e protestës, reagon qeveria e Kosovës
Aktualitet

Rama “bllokon” doganën e Morinës nga frika e protestës, reagon qeveria e Kosovës

15:56 - 04/07/26
Zbulohet autori i zjarrit në malin e Shëngjinit, arrestohet 57-vjeçari që dogji mbeturinat
Aktualitet

Zbulohet autori i zjarrit në malin e Shëngjinit, arrestohet 57-vjeçari që dogji mbeturinat

15:38 - 04/07/26
Portet e Ligurias u kthyen në hyrjen kryesore të kokainës në Evropë, grupet shqiptare janë partnerë të ‘Ndraghetë-s
Aktualitet

Portet e Ligurias u kthyen në hyrjen kryesore të kokainës në Evropë, grupet shqiptare janë partnerë të ‘Ndraghetë-s

15:10 - 04/07/26
Para
Plagosën me thikë 33 vjeçarin në Vlorë, në pranga 2 vëllezërit

E moshuara bie nga autobusi, transportohet në spital në gjendje të rëndë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spanja me mungesa në stërvitje para sfidës me Portugalinë, mes tyre edhe Lamine Yamal
Sport

Spanja me mungesa në stërvitje para sfidës me Portugalinë, mes tyre edhe Lamine Yamal

16:24 - 04/07/26

Kombëtarja e Spanjës ka zhvilluar stërvitjen e radhës në prag të përballjes së madhe ndaj Portugalisë në 1/8-ën e finales...

Lexo më shumë
Rama “bllokon” doganën e Morinës nga frika e protestës, reagon qeveria e Kosovës

Rama “bllokon” doganën e Morinës nga frika e protestës, reagon qeveria e Kosovës

15:56 - 04/07/26
Zbulohet autori i zjarrit në malin e Shëngjinit, arrestohet 57-vjeçari që dogji mbeturinat

Zbulohet autori i zjarrit në malin e Shëngjinit, arrestohet 57-vjeçari që dogji mbeturinat

15:38 - 04/07/26
Vëmendja në Nikshiq, Kombëtarja shqiptare e vajzave kërkon ta nisë me ‘këmbë të mbarë’ me Malin e Zi

Botërori 2027 për vajza / Përcaktohen datat e play-off-it, Shqipëria e nis sfidën historike në shtëpi

15:30 - 04/07/26
Portet e Ligurias u kthyen në hyrjen kryesore të kokainës në Evropë, grupet shqiptare janë partnerë të ‘Ndraghetë-s

Portet e Ligurias u kthyen në hyrjen kryesore të kokainës në Evropë, grupet shqiptare janë partnerë të ‘Ndraghetë-s

15:10 - 04/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com