GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zbulohet autori i zjarrit në malin e Shëngjinit, arrestohet 57-vjeçari që dogji mbeturinat

në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 1 min
A A
Zbulohet autori i zjarrit në malin e Shëngjinit, arrestohet 57-vjeçari që dogji mbeturinat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Lezhës ka arrestuar 57-vjeçarin Bashkim Alija, i dyshuar si shkaktari i zjarrit të madh që përfshiu malin e Shëngjinit dhe shkaktoi dëme të konsiderueshme në sipërfaqe pyjore.

Sipas hetimeve paraprake, ngjarja ka ndodhur më 3 korrik në zonën e quajtur “Sagë”, ku Alija dyshohet se kishte ndezur zjarr për të djegur mbeturina pranë subjektit të tij tregtar. Flakët dolën jashtë kontrollit dhe, të favorizuara nga kushtet atmosferike, u përhapën me shpejtësi drejt masivit pyjor.

Gjatë përhapjes së zjarrit u regjistrua edhe një shpërthim, i dyshuar si pasojë e aktivizimit të një predhe të pashpërthyer nga temperaturat e larta.

Si pasojë mbeti i lënduar lehtë shtetasi A. U., 30 vjeç, i cili ndodhej në një automjet në lëvizje. Ai mori ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Hetimet zbuluan gjithashtu se në ambientet e biznesit të të dyshuarit ishte hequr DVR-ja e kamerave të sigurisë, veprim që dyshohet të jetë kryer për të penguar zbardhjen e ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve procedurale, Bashkim Alija u arrestua në flagrancë dhe ndaj tij rëndojnë akuzat për “Shkatërrim prone nga pakujdesia”, “Shkatërrim nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe mjedisit pyjor”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Plagosje e lehtë nga pakujdesia”.

Hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes vijojnë.

 

Etiketa: ArrestimautoriShengjinZjarr

Lajme të lidhura

OBSH shpall fundin e epidemisë së hantavirusit, mbyllet zyrtarisht vatra pas shërimit të pacientit të fundit
Botë

OBSH shpall fundin e epidemisë së hantavirusit, mbyllet zyrtarisht vatra pas shërimit të pacientit të fundit

18:23 - 04/07/26
11 organizata shqiptare në Britani letër të hapur qeverisë: Mbështesim protestat, ndalni dhunën ndaj qytetarëve!
Aktualitet

11 organizata shqiptare në Britani letër të hapur qeverisë: Mbështesim protestat, ndalni dhunën ndaj qytetarëve!

17:59 - 04/07/26
Protesta e 35-të kundër Ramës/ Robert Aliaj: Kur Atdheu është në rrezik, patrioti i vërtetë ngrihet në këmbë!
Aktualitet

Protesta e 35-të kundër Ramës/ Robert Aliaj: Kur Atdheu është në rrezik, patrioti i vërtetë ngrihet në këmbë!

17:44 - 04/07/26
Para
Rama “bllokon” doganën e Morinës nga frika e protestës, reagon qeveria e Kosovës

Rama “bllokon” doganën e Morinës nga frika e protestës, reagon qeveria e Kosovës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kanada-Marok për një vend në çerekfinale, publikohen formacionet zyrtare
Sport

Kanada-Marok për një vend në çerekfinale, publikohen formacionet zyrtare

18:29 - 04/07/26

Kanada dhe Maroku përballen sot në një nga ndeshjet më të rëndësishme të fazës së 1/8-ave të Kupës së Botës,...

Lexo më shumë
OBSH shpall fundin e epidemisë së hantavirusit, mbyllet zyrtarisht vatra pas shërimit të pacientit të fundit

OBSH shpall fundin e epidemisë së hantavirusit, mbyllet zyrtarisht vatra pas shërimit të pacientit të fundit

18:23 - 04/07/26
11 organizata shqiptare në Britani letër të hapur qeverisë: Mbështesim protestat, ndalni dhunën ndaj qytetarëve!

11 organizata shqiptare në Britani letër të hapur qeverisë: Mbështesim protestat, ndalni dhunën ndaj qytetarëve!

17:59 - 04/07/26
Protesta e 35-të kundër Ramës/ Robert Aliaj: Kur Atdheu është në rrezik, patrioti i vërtetë ngrihet në këmbë!

Protesta e 35-të kundër Ramës/ Robert Aliaj: Kur Atdheu është në rrezik, patrioti i vërtetë ngrihet në këmbë!

17:44 - 04/07/26
Liverpooli merr vendimin përfundimtar për kapitenin Virgil Van Dijk

Liverpooli merr vendimin përfundimtar për kapitenin Virgil Van Dijk

17:27 - 04/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com