Brazili dhe Norvegjia do të përballen mbrëmjen e sotme në stadiumin “MetLife” të New Jersey, në një nga sfidat më interesante të fazës së 1/8-ve të Kupës së Botës 2026.
Pesë herë kampionët e botës kaluan Grupin C si kryesues me shtatë pikë dhe në raundin e kaluar eliminuan Japoninë me rezultatin 2-1 pas kohës shtesë.
Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti synon të rikthehet mes tetë më të mirave, edhe pse statistikat nuk janë në favor të saj përballë skuadrave evropiane në fazat me eliminim direkt.
Në anën tjetër, Norvegjia vjen me moral të lartë pasi eliminoi Bregun e Fildishtë me rezultatin 2-1, duke siguruar fitoren e parë në fazat me eliminim direkt të një Botërori.
Skuadra e Ståle Solbakken synon të vazhdojë surprizën dhe të arrijë për herë të parë në çerekfinale.
Historia është gjithashtu në favor të norvegjezëve. Në katër përballjet e deritanishme mes dy kombëtareve, Norvegjia mbetet e pamposhtur, me dy fitore dhe dy barazime, përfshirë suksesin 2-1 në Kupën e Botës 1998.
Te Brazili, Bruno Guimarães ka qenë një nga lojtarët më në formë të turneut me katër asistime, ndërsa te Norvegjia pritet sërish të udhëheqë Martin Ødegaard, i cili ka dhuruar asist në secilën prej tre ndeshjeve të para të Botërorit.
Brazili ka disa shqetësime në formacion, pasi Lucas Paquetá dhe Raphinha janë jashtë për shkak dëmtimi, ndërsa Casemiro mbetet në dyshim. Te Norvegjia, Julian Ryerson pritet të vlerësohet deri në momentet e fundit.
Ndeshja do të zhvillohet në orën 22:00 dhe do të gjykohet nga arbitri amerikan Ismail Elfath.










Discussion about this post