GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Salianji-Berishës: Nëse je me protestuesit, jep dorëheqjen! Je patericë e Ramës

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
Salianji-Berishës: Nëse je me protestuesit, jep dorëheqjen! Je patericë e Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një patericë që e mban kryeministrin Edi Rama ende në pushtet. Kështu e quan ish-deputeti Ervin Salianji kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, të cilit i thotë se duhet të japë dorëheqjen që t’i hapë rrugë rrëzimit të Ramës. Në një intervistë për Report Tv, Salianji thotë se sot Berisha është pengesa për rrëzimin e Ramës dhe pikërisht kjo është arsyeja përse në protestë drejtohen edhe thirrje kundër tij. Salianji e lexon protestën si një lëvizje që po ekspozon bashkëqeverisjen Rama-Berisha.

“Berisha e ka kthyer në një biznes partinë për interes personal, që ka bllokuar shpresën për ndryshim. Dhe prandaj kjo protestë e ka reagimin edhe ndaj PD. Berisha sot është pengesa për të rrëzuar Ramën,. Edhe sot që kjo protestë është kaq masive dhe me energji, qytetarë që një pjesë s’kanë qenë votues të PD, janë frymëzuar edhe për të larguar Berishën si pengesë për të sjellë ndryshimin. Avantazhi i Ramës është Berisha. Berisha është me i vjetër se Ramën, me më shumë probleme ndërkombëtare. Rama ka problematika me pushtetin, të faktuar nga SPAK, por qytetarët shqiptarë nuk mund të prapojnë të imponohen mes dy të këqijave. Qytetarët po ekspozojnë bashkëqeverisjen Rama-Berisha dhe regjimin Rama-Berisha po e godasin në thelb”, tha Salianji për emisionin “Sot Live në Shqipëri”.

Sali Berishës i thotë që nëse i mbështet kërkesat e protestuesve, një qëndrim publik i kreut të PD, atëherë të japë dorëheqjen sepse edhe kjo është një prej kërkesave të qytetarëve.

“Po bie një mit që shqiptarët nuk ngrihen. U organizuan vetë dhe qytetarët po godasin një themel një sistem biznesi me dy ortakë. Njerëzit po ngrihen për problemet e tyre, jo pse më goditi aty, pse s’mu dha leja pak më parë. Secili del për problemin e tij, në thelb po çohen dhe po ngrihen për të drejtat dhe liritë themelore. Këto politikisht Rama rrëzohet, ose Berisha ikën. Në teori, por edhe me atë që ka treguar historia, qeveritë rrëzohen me protesta masive paqësore. Në autokraci e mban secili me forcë, kapen pas karriges këta dhe nuk lëvizin. Prandaj duhet të jetë aq pjesëmarrje që të largohen. Ky paradite shan protestues, pasdite thotë jam me kërkesat e tyre. Jep dorëheqjen, nëse je me ata. Kur autokrati nuk tërhiqet duhet të japë shembull drejtuesi i opozitës. Tha bashkohem me kërkesat e protestuesve. Kërkesat janë të iki Rama dhe Berisha”, tha Salianji.

Edhe pjesëmarrjen e deputetëve demokratë në protestë, Salianji e sheh si një mënyrë të tyre për ti kërkuar Berishës dorëheqjen dhe hapjen e garës për një drejtues të ri në krye të demokratëve.

“Demokratët që dalin në shesh, janë demokratë që bashkohen me thirrjet për largimin e Berishës. Edhe deputetët që shkojnë atje, nuk ia thonë drejtpërdrejtë largohu, por ia thonë në mënyrë të tërthortë duke marrë pjesë në protestë. Sot paterica që e mban Ramën të rrijë aty, është Berisha. Rama e përdor si gogol, mirë të iki unë, po kush të vijë gogoli. Unë shikoj dhe shpresoj që Rama të dëgjojë thirrjet e qytetarëve dhe të dorëhiqet, po ashtu të dëgjojë dhe Berisha për të përshpejtuar rënien e Ramës. Sot jemi në një situatë ku duhet të marrë zë dhe jehojë thirrja e qytetarëve për heqjen e Ramës”, vijoi Salianji.

Salianji komenton edhe zgjedhjen e Kryesisë së re të PD-së, për të cilën thotë se gara ishte e paracaktuar dhe se Berisha shpalli fitues ata që i bëjnë më shumë like, duke lënë jashtë kontributorë të partisë.

“Ka zgjedhur në kryesi grupin që i bëjnë me shumë like në rrjete. Ata njerëz i njohin vetëm rrjetet e Berishës. kryesia e uzurpatorit, ka një veçori që më konfirmon narrativën, që urren fituesit,. Më e votuara dhurata cupi në Këshill Kombëtar, nuk e futën fare në garë, Fidel kreka mori 7 mijë vota në garë për deputet në Korçë, e nxorën me pak vota. Ku ka garë aty. Ndoja mori 9 mijë vota në Durrës, doli aty nuk fitoi. Ka qenë e paracaktuar dhe ka goditur fituesit. Shkodra nuk ka përfaqësim, Korça nuk ka përfaqësim. Ata që marrin votat te qytetarët goditen aty”, tha Salianji.

Akuzave të Berishës dhe Flamur Nokës se i shërben PS, Salianji i përgjigjet kështu.

“Unë kam bërë burg nga Rama, këta kanë bërë para. Unë kam fituar kur kam qenë përballë Ramës, këta i ka thyer në mes që nga 2013. Po në 2013 kush ua vodhi zgjedhjet, kur ishte në pushtet. Janë njerëz që nuk përfaqësojnë më gjë. Këta janë shërbëtorë dhe bashkëaksionarë me Ramën”, tha Salianji.

Ish-deputeti Ervin Salianji i ka drejtuar një pyetje Sali Berishës nga ekrani i Report Tv. Ai e pyet se përse nuk flet për kullën 55 kate që parashikohet të ndërtohet te Pallati i Kongreseve.

“Pse nuk flet për kullën te pallati i kongreseve. Është një kullë 55 kate. Pse duhet të behet 55 kate pallati i Kongreseve. Pse duhet i jepet një kompanie të caktuar. Të dalë të flasë, a del dot ky zotëria të flasë apo jo”, tha Salianji.

gijotina.com/

Etiketa: Ervin SalianjiKryesore1

Lajme të lidhura

Ekstradimi/ Izraeliti Roy Garin i Call-Centërave mashtroi 288 gjermanë në shumën 26.1 mln €
Aktualitet

Ekstradimi/ Izraeliti Roy Garin i Call-Centërave mashtroi 288 gjermanë në shumën 26.1 mln €

17:46 - 06/07/26
Ndryshime në Policinë Kriminale, të Kufirit dhe të Marrëdhënieve me Jashtë, ja kush lë postin
Aktualitet

Ndryshime në Policinë Kriminale, të Kufirit dhe të Marrëdhënieve me Jashtë, ja kush lë postin

17:35 - 06/07/26
Fryma e protestës nuk mund të shuhet, ndryshimi i pashmangshëm
Breaking Views

Fryma e protestës nuk mund të shuhet, ndryshimi i pashmangshëm

17:26 - 06/07/26
Para
“Më dhunuan në makinën e policisë”/ Aktivisti Arbër denoncon: Më kërcënuan, më mbyllin gojën

"Më dhunuan në makinën e policisë"/ Aktivisti Arbër denoncon: Më kërcënuan, më mbyllin gojën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ekstradimi/ Izraeliti Roy Garin i Call-Centërave mashtroi 288 gjermanë në shumën 26.1 mln €
Aktualitet

Ekstradimi/ Izraeliti Roy Garin i Call-Centërave mashtroi 288 gjermanë në shumën 26.1 mln €

17:46 - 06/07/26

Gazetari Elton Qyno ka mësuar se viktimat e tij më së shumti janë kryer në Gjermani, ku Drejtësia e këtij...

Lexo më shumë
Ndryshime në Policinë Kriminale, të Kufirit dhe të Marrëdhënieve me Jashtë, ja kush lë postin

Ndryshime në Policinë Kriminale, të Kufirit dhe të Marrëdhënieve me Jashtë, ja kush lë postin

17:35 - 06/07/26
Fryma e protestës nuk mund të shuhet, ndryshimi i pashmangshëm

Fryma e protestës nuk mund të shuhet, ndryshimi i pashmangshëm

17:26 - 06/07/26
Trump rrëzon FIFA-n: Fola në telefon me Infantino-n, Balogun i SHBA-ve nuk bëri faull

Trump rrëzon FIFA-n: Fola në telefon me Infantino-n, Balogun i SHBA-ve nuk bëri faull

17:17 - 06/07/26
Bie zjarr në Koxhas të Shijakut, tymi i zi mbulon autostradën Durrës-Tiranë

Bie zjarr në Koxhas të Shijakut, tymi i zi mbulon autostradën Durrës-Tiranë

17:11 - 06/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com