GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Celibashi: Shqipëria s’është gati për depolitizimin e plotë të KQZ, as për votim elektronik

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Celibashi: Shqipëria s’është gati për depolitizimin e plotë të KQZ, as për votim elektronik
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, është shprehur se Shqipëria nuk është ende gati për një depolitizim të plotë të administratës zgjedhore, duke propozuar një model hibrid ku partitë politike të vijojnë të kenë rol në administrimin e zgjedhjeve, por jo kontroll të plotë mbi procesin.

Gjatë raportimit në Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Celibashi tha se administrimi i zgjedhjeve nuk duhet të mbetet tërësisht në dorën e partive politike, por as të kalojë plotësisht te nëpunësit civilë.

“Mendoj se ka ardhur koha që administrimi i zgjedhjeve në nivelet e dyta dhe të treta të mos jetë vetëm domen i partive politike. Nga ana tjetër, nuk jam i mendimit që anëtarët e këtyre komisioneve të jenë nëpunës civilë. Jemi ende herët që ky proces të administrohet tërësisht prej tyre,” u shpreh Celibashi.

Sipas kreut të KQZ-së, zgjidhja më e përshtatshme është një model i ndërmjetëm.

“Partitë politike duhet të jenë ende pjesë e administrimit të zgjedhjeve, por jo 100%. Duhet një zgjidhje hibride, ku partitë kryesore të jenë të përfaqësuara, ndërsa KQZ të ketë rol më të madh dhe më të drejtpërdrejtë në përzgjedhjen e komisionerëve,” deklaroi ai.

Celibashi u ndal edhe te procesi i numërimit të votave, duke vlerësuar se sistemi aktual ka nevojë për ndryshime.

“Numërimi në qendrat e votimit mendoj se është zgjidhja e duhur. Në çdo rast, mënyra si e kemi sot nuk është e mirë,” tha ai.

Sa i përket votimit elektronik në shkallë kombëtare, Komisioneri theksoi se aktualisht ai nuk është i realizueshëm, pasi kostoja e zbatimit në të gjithë vendin llogaritet të arrijë deri në 45 milionë euro.

gijotina.com/

Etiketa: Ilirjan CelibashiKryesore1

Lajme të lidhura

“Protesta e dhunshme…” Deklaratat e ambasadorit gjerman për protestat, Andi Tepelena: Mbështetje për ne
Breaking Views

“Protesta e dhunshme…” Deklaratat e ambasadorit gjerman për protestat, Andi Tepelena: Mbështetje për ne

21:13 - 06/07/26
“Ju erdhi fundi”/ Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej”, drejt Kryeministrisë
Breaking Views

“Ju erdhi fundi”/ Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej”, drejt Kryeministrisë

20:04 - 06/07/26
Dosja “Aruba” / SMS nga Sky, Arben Ahmetaj: Ç’a thotë Derman? Ke folur…do fakte, projekte serioze
Breaking Views

Dosja “Aruba” / SMS nga Sky, Arben Ahmetaj: Ç’a thotë Derman? Ke folur…do fakte, projekte serioze

19:49 - 06/07/26
Para
“Ju erdhi fundi”/ Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej”, drejt Kryeministrisë

“Ju erdhi fundi”/ Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej”, drejt Kryeministrisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Protesta e dhunshme…” Deklaratat e ambasadorit gjerman për protestat, Andi Tepelena: Mbështetje për ne
Breaking Views

“Protesta e dhunshme…” Deklaratat e ambasadorit gjerman për protestat, Andi Tepelena: Mbështetje për ne

21:13 - 06/07/26

Andi Tepelena, një prej organizatorëve të 37 protestave të zhvilluara në Tiranë kundër qeverisë, tha sot nga sheshi para Kryeministrisë...

Lexo më shumë
“Ju erdhi fundi”/ Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej”, drejt Kryeministrisë

“Ju erdhi fundi”/ Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej”, drejt Kryeministrisë

20:04 - 06/07/26
Celibashi: Shqipëria s’është gati për depolitizimin e plotë të KQZ, as për votim elektronik

Celibashi: Shqipëria s’është gati për depolitizimin e plotë të KQZ, as për votim elektronik

19:56 - 06/07/26
Dosja “Aruba” / SMS nga Sky, Arben Ahmetaj: Ç’a thotë Derman? Ke folur…do fakte, projekte serioze

Dosja “Aruba” / SMS nga Sky, Arben Ahmetaj: Ç’a thotë Derman? Ke folur…do fakte, projekte serioze

19:49 - 06/07/26
Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion, Prokuroria e Beratit dërgon për gjykim 3 persona!

Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion, Prokuroria e Beratit dërgon për gjykim 3 persona!

19:36 - 06/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com