Një tërmet me magnitudë 3.7 ballë të shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e së mërkurës në një zonë detare pranë brigjeve të Kretës.
Sipas autoriteteve sizmologjike, epiqendra e lëkundjeve është lokalizuar rreth 19 kilometra në jug-jugperëndim të Goudouras, në zonën e Lassithit.
Thellësia fokale e tërmetit është vlerësuar në rreth 9.7 kilometra nën sipërfaqen e tokës.
Deri në këto momente nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar, ndërsa autoritetet vijojnë monitorimin e aktivitetit sizmik në zonë.










Discussion about this post