GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Zlatko Dalic largohet nga Kroacia, mbyll epokën më të artë në historinë e kombëtares

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Zlatko Dalic largohet nga Kroacia, mbyll epokën më të artë në historinë e kombëtares
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zlatko Dalic nuk do të jetë më trajner i Kombëtares së Kroacisë. Federata Kroate e Futbollit ka konfirmuar se 59-vjeçari ka vendosur t’i japë fund aventurës së tij pas përfundimit të Kupës së Botës 2026, duke mbyllur një kapitull historik për futbollin kroat.

Dalic ia komunikoi vendimin presidentit të Federatës, Marijan Kustic, pas një takimi mes palëve, duke i dhënë fund një periudhe gati nëntëvjeçare në krye të kombëtares.

I emëruar në vitin 2017, ai u bë trajneri më i suksesshëm në historinë e Kroacisë. Nën drejtimin e tij, kroatët fituan medaljen e argjendtë në Kupën e Botës 2018, medaljen e bronztë në Botërorin 2022 dhe medaljen e argjendtë në Ligën e Kombeve në vitin 2023. Po ashtu, ai e kualifikoi ekipin në Evropianët 2020 dhe 2024, si edhe në Botërorin 2026.

“Nuk ka nder më të madh sesa të drejtosh kombëtaren tënde. Kur mora këtë detyrë nuk e imagjinoja se do të arrinim gjithë këto suksese”, deklaroi Dalic.

Tekniku kroat theksoi se krenaria e tij më e madhe nuk janë vetëm trofetë dhe medaljet, por edhe lidhja e krijuar mes kombëtares dhe tifozëve, ndërsa falënderoi të gjithë futbollistët, me një vlerësim të veçantë për Luka Modric dhe brezin që e çoi Kroacinë në finalen e Botërorit 2018.

“Mbështetja që mora ditët e fundit më bëri ta rishqyrtoj vendimin, por besoj se ka ardhur koha. Edhe pse kam ende ambicie, ky është momenti i duhur për ta mbyllur këtë epokë të jashtëzakonshme”, u shpreh ai.

Dalic largohet duke lënë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme, pasi e shndërroi Kroacinë në një nga kombëtaret më të forta dhe më të respektuara të futbollit botëror.

Etiketa: DalicKroacialargimtrajneri

Lajme të lidhura

Duka pret të dërguarin special të Presidentit Trump për Partneritetet Globale, Paolo Zampolli
Sport

Duka pret të dërguarin special të Presidentit Trump për Partneritetet Globale, Paolo Zampolli

18:16 - 08/09/26
‘France Football’ publikon emrat e 30 kandidatëve për ‘Topin e Artë 2026’
Sport

‘France Football’ publikon emrat e 30 kandidatëve për ‘Topin e Artë 2026’

17:22 - 08/09/26
FSHF zbardh axhendën e kuqezinjve, zyrtarizohet miqësorja në Hungari
Sport

FSHF zbardh axhendën e kuqezinjve, zyrtarizohet miqësorja në Hungari

13:44 - 08/09/26
Para
Sot, një vit nga lirimi/ Ervin Salianji: Burgosën trupin, por jo bindjet e mia

Sot, një vit nga lirimi/ Ervin Salianji: Burgosën trupin, por jo bindjet e mia

Discussion about this post

TË FUNDIT

Deputetët e bllokuar në Kuvend, Policia tenton të lirojë aksin, turma zhvendoset tek Ministria e Brendshme
Breaking Views

Deputetët e bllokuar në Kuvend, Policia tenton të lirojë aksin, turma zhvendoset tek Ministria e Brendshme

18:54 - 08/09/26

Vazhdon revolta e qytetarëve kundër deputetëve të Kuvendit, pas mbarimit të seancës. Protestuesit kanë gjuajtur me vezë, por edhe me...

Lexo më shumë
Shoqërohen Adriatik Lapaj dhe Shpend Gashi/ Protestuesit gjuajnë me vezë makinën e deputetes Ilva Gjuzi

Shoqërohen Adriatik Lapaj dhe Shpend Gashi/ Protestuesit gjuajnë me vezë makinën e deputetes Ilva Gjuzi

18:41 - 08/09/26
Socialistët votojnë Klodiana Spahiun si ministre të Shëndetësisë, opozita braktis sallën

Socialistët votojnë Klodiana Spahiun si ministre të Shëndetësisë, opozita braktis sallën

18:24 - 08/09/26
Duka pret të dërguarin special të Presidentit Trump për Partneritetet Globale, Paolo Zampolli

Duka pret të dërguarin special të Presidentit Trump për Partneritetet Globale, Paolo Zampolli

18:16 - 08/09/26
Në vend të Klodjana Spahiut, PS propozon Evis Kushin si nënkryetare të Kuvendit

Në vend të Klodjana Spahiut, PS propozon Evis Kushin si nënkryetare të Kuvendit

18:06 - 08/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com