GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

‘Zvërneci’/ Balla mbron projektin në Strasburg, përplaset me Bardhin

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
‘Zvërneci’/ Balla mbron projektin në Strasburg, përplaset me Bardhin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Bashkëkryetar i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Bashkimi Europian–Shqipëri, Taulant Balla, i pranishëm në mbledhjen e 21-të të KPSA-së në Strasburg është shprehur se projekti i zhvillimit në Zvërnec do të ecë përpara vetëm në respektim të plotë të standardeve ligjore dhe mjedisore.

Duke iu referuar diskutimeve mbi këtë investim, Balla ka theksur se zona ka rëndësi të veçantë ekologjike dhe se çdo zhvillim do t’i nënshtrohet vlerësimit të plotë të ndikimit në mjedis, konsultimeve publike dhe miratimeve nga autoritetet përgjegjëse.

“22.1% e territorit të Shqipërisë është zonë e mbrojtur. Projekti është në fazën e zhvillimit, nuk është miratuar projekti përfundimtar dhe nuk mund të vazhdojë pa vlerësimin e plotë të ndikimit në mjedis dhe pa miratimet përkatëse. Çdo zhvillim do të jetë i nënshtruar kërkesave të ligjit”, deklaroi Balla.

Ai nënvizoi se investimet dhe mbrojtja e natyrës nuk janë procese që përjashtojnë njëri-tjetrin, por pjesë e të njëjtit vizion për zhvillim të qëndrueshëm.

“Objektivi është të ofrojmë një model turizmi që krijon vende pune, tërheq ekonomi dhe investime, ndërsa mbron njëkohësisht vlerat ekologjike të zonës. Ruajtja e natyrës dhe zhvillimi nuk janë objektiva që bien ndesh, por shtylla plotësuese të të njëjtit vizion për një Shqipëri më të begatë dhe më të gjelbër”, u shpreh Balla.

Balla theksoi gjithashtu rëndësinë e luftës kundër dezinformimit, duke kërkuar që debatet të bazohen në fakte dhe informacion të verifikuar.

“Dezinformimi e zëvendëson debatin me manipulimin, faktet me gënjeshtrat dhe besimin me dyshimin. Lufta kundër dezinformimit është mbrojtje e së vërtetës, e lirisë dhe e vetë demokracisë”, tha ai.

Nga ana tjetër, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi është shprehur se shumica parlamentare në Shqipëri refuzoi debatin e kërkuar nga opozita mbi Rezolutën e Parlamentit Europian për Shqipërinë, gjë që sipas tij ngre edhe shqetësime serioze për funksionimin e shtetit të së drejtës dhe të institucioneve demokratike.

“Me forcën e kartonit, shumica parlamentare refuzoi debatin e kërkuar nga opozita mbi Rezolutën e Parlamentit Europian për Shqipërinë, që ngre edhe shqetësime serioze për funksionimin e shtetit të së drejtës dhe të institucioneve demokratike”, ka theksuar Bardhi.

Më tej Bardhi tha se Qeveria është vendosur në mbrojtje të korrupsionit të zyrtarëve të lartë, ku përmendi çështjen ‘Balluku’. Sipas Bardhit, kjo nuk e ndihmon integrimin në BE, por e vështirëson atë.

“Në vend që të luaj rol në përshpejtimin e procesit të integrimit, Parlamenti përmes veprimeve të tij po bëhet pengesë. Më lejoni tju sjell në vëmendje vendimin e Parlamentit për të mos i hequr imunitetin Zëvendëskryeministres Belinda Balluku, të akuzuar nga SPAK për paracaktim të tenderave, korrupsion dhe pastrim parash. Mbrojtja politike e korrupsionit të zyratrëve të lartë, nuk e ndihmon integrimin, por e vështirëson atë”, shtoi Bardhi.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1Projekti i Zvernecit

Lajme të lidhura

“Kjo protestë më mësoi t’i them frikës stop”/ Protestuesja: Të arrestohet Rama
Breaking Views

“Kjo protestë më mësoi t’i them frikës stop”/ Protestuesja: Të arrestohet Rama

19:30 - 08/07/26
Shqipëri-BE/ Zyrtari i KE: Shqipëria të mbajë fjalën për rishikimin e ligjit të investimeve strategjike
Breaking Views

Shqipëri-BE/ Zyrtari i KE: Shqipëria të mbajë fjalën për rishikimin e ligjit të investimeve strategjike

19:22 - 08/07/26
Aksident rrugor në Laprakë, makina përfundon mbi bordurën ndarëse
Aktualitet

Aksident rrugor në Laprakë, makina përfundon mbi bordurën ndarëse

17:05 - 08/07/26

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Zvërneci’/ Balla mbron projektin në Strasburg, përplaset me Bardhin
Breaking Views

‘Zvërneci’/ Balla mbron projektin në Strasburg, përplaset me Bardhin

19:43 - 08/07/26

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Bashkëkryetar i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Bashkimi Europian–Shqipëri, Taulant Balla, i pranishëm...

Lexo më shumë
“Kjo protestë më mësoi t’i them frikës stop”/ Protestuesja: Të arrestohet Rama

“Kjo protestë më mësoi t’i them frikës stop”/ Protestuesja: Të arrestohet Rama

19:30 - 08/07/26
Shqipëri-BE/ Zyrtari i KE: Shqipëria të mbajë fjalën për rishikimin e ligjit të investimeve strategjike

Shqipëri-BE/ Zyrtari i KE: Shqipëria të mbajë fjalën për rishikimin e ligjit të investimeve strategjike

19:22 - 08/07/26
Aksident rrugor në Laprakë, makina përfundon mbi bordurën ndarëse

Aksident rrugor në Laprakë, makina përfundon mbi bordurën ndarëse

17:05 - 08/07/26
Gjykata Kushtetuese: Ja kur do të shqyrtohet kërkesa e Berishës për shfuqizimin e “detyrimit për paraqitje”

Gjykata Kushtetuese: Ja kur do të shqyrtohet kërkesa e Berishës për shfuqizimin e “detyrimit për paraqitje”

16:54 - 08/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com