GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

“Oktapodi” i tenderave/ Pa dorëzuar Stadiumin e Kamzës, Yzedin Bozhajt i jepen 2.3 MLD lekë për asfaltimin e Babrrusë

në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 6 min
A A
“Oktapodi” i tenderave/ Pa dorëzuar Stadiumin e Kamzës, Yzedin Bozhajt i jepen 2.3 MLD lekë për asfaltimin e Babrrusë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Më 9 prill 2025, Yzedin Bozhaj, pronari kompanisë “Shendelli” shpk, nënshkroi kontratën me Bashkinë Kamëz për ndërtimin e Fushës Sportive në Valias.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Ndërtimi fushës së sportit Valias si dhe ndërtimi i godinës + shkallaret”. Për këtë projekt, bashkia Kamëz paguan jo pak, por fondin limit 2.2 miliardë lekë (pa TVSH).

Rakip Suli bëri të pamundurën që tenderin ta përfitonte klienti i tij i vjetër, Yzedin Bozhaj nga Mallakastra. “Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përvec fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”, kështu e përshkruan procedurën Open Data Albania. Tenderi është shënuar me “Flamur të kuq” korrupsioni.

Sipas kontratës së firmosur, objekti duhet të dorëzohej brenda 6 muajve nga data e nënshkrimit të kontratës. Kanë kaluar 16 muaj dhe fusha nuk është dorëzuar. Në vend të përfundimit të stadiumit të Kamzës vazhdojnë videot e Kryeministrit dhe të kryebashkiakut, të tipit “Vazhdojnë punimet”, “inspektuam punimet”.

Ne ekuptojmë se zvarritja e projektit vjen nga korrupsioni, por zyrtarisht nuk ka një njoftim mbi arsyet. Madje nuk ka as zgjatje të afatit, që duhet bërë me njoftim në Agjencinë e Prokurimit Publik.

Nga ana tjetër, dihet se Bozhaj është klient i padiskutueshëm i Rakip Sulit. Në vend që të penalizohej për vonesën, biznesmeni shpërblehet me një tender tjetër, ende pa mbaruar fushën sportive.

Kështu më 24 qershor 2026, i mbiquajturi “Otapodi” i tenderave është shpallur fitues i kontratës me objekt “Ndërtim dhe Rikonstruksion Rrugët Blloku Babrru”. Një tjetër super tender! Fondi Limit është afro 2.3 miliardë lekë (pa TVSH).

Tenderi është mbajtur më 25 maj 2026 me pjesëmarrjen e 13 operatorëve ekonomikë dhe bashkime firmash me marrëveshje bashkëpunimi.

Sërish, kryetari Suli do t’i fshinte nga lista të gjitha kompanitë me oferta më të ulëta, duke favorizuar haptazi operatorin “SHENDELLI SHPK”

Pra, do të shpallej fitues, megjithëse oferta e Yzedin Bozhajt do të ishte me e larta: 213.7 milionë lekë të reja pa përfshirë TVSH.

Edhe ky tender është sinjalizuar me “Flamur të kuq” korrupsioni, por Suli sillet sikur të kishte fituar ndonjë imunitet nga hetimet e SPAK.

Sqarojmë se nga veprimet dhe mosveprimet e komisionit të tenderit që ka autorizuar kryebashkiaku, buxheti humbi mundësinë t’i kurseheshin qindra milionë lekë.

Kështu, “COMPANY RIVIERA 2008” shpk ka propozuar ta bëjë këtë punë me 118,1 milionë lekë pa tvsh.

Edhe firma “LIQENI VII” ka bërë ofertë më të ulët se sa ajo fituese 134 milionë lekë pa tvsh.

Po ashtu, “SHPRESA – AL” shpk  ka ofertë me vlerë më të ulët, 212,6 milionë lekë pa tvsh.

Së fundi, evidentojmë edhe ofertën e bashkimit të operatorëve “EM-EA CONSTRUCTION” & “AGRI CONSTRUCTION” & “PRO GREEN” me vlerë 151,8 milionë lekë pa TVSH.

Ofertat variojnë nga 500 milionë deri në 1 miliardë lekë më poshtë se sa propozimi i Yzedin Bozhajt, që është shumë afër fondit limit.

Për të mos hyrë detaje teknike të arsyeve të skualifikimeve, nga pikëpamja e barazisë, tenderi do të duhej të anulohej. Kjo pasi edhe firma fituese nuk i plotëson kriteret e plotësuara.

Kështu, njëra kompani është skualifikuar se i ka forcat të angazuara në një kontratë tjetër në bashkinë Kamëz.  Bashkimi “KLAJGER KONSTRUKSION” & “VELLEZERIT HYSA” është skualifikuar sepse ka staf të punësuar në kontratën e Bashkisë Kamëz “Ndërtim Rrugët blloku Kodër e Kuqe+Blloku Qendër Babrru Kodër”.

Me të njëjtin standard duhej skualifikuar edhe “Shendelli” shpk, sepse nuk ka dorëzuar akoma fushën sportive të Kamzës (deri datën e mbajtjes së tenderit).

Gjithashtu “Shendelli” ka në dorë pa dorëzuar akoma objektet e këtyre kontratave:

-Rikonstruksion i rrugës Kripallarët (Patos)

– “Rikonstruksion i objektit 3K(Çerdhe+kopesht), Lagjja “29 Nëntori”, Fier”

– Rikonstruksion i Ures Y(Ypsilon) te Rruga “Dhimiter Konomi” (VLORE).

Por Suli nuk pyet për barazinë në tendera, kryebashkiaku njeh vetëm rregullat e pashkruara të korrupsionit.

Yzedin Bozhaj e mori nën kontroll kompaninë e familjes më 2005 dhe qysh nga ajo kohë fitimet kanë kapur majat.

Për shkak të favorizimeve, Bozhaj, jo vetëm i zvarrit punimet, por edhe i përvetëson pak nga pak paratë me situacione false. Këtë e ka konstatuar KLSH në auditimet e kryera në disa bashki.

Në dy procedura tenderuese të Bashkisë Sarandë, të audituara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, me fitues kompaninë “Shendelli” të Yzedin Bozhajt, është konstatuar në të dy rastet vjedhja e parave publike gjatë zbatimit të kontratave, duke bërë situacione false për punime që nuk ekzistojnë.

Në mars 2023, Bashkia e Sarandës shpalli fituese kompaninë “Shendelli” të tenderit me objekt ‘Rikualifikim dhe riveshje e rrugëve “Onhezmi” dhe rrugës “Adem Sheme”‘, me vlerë 320 mijë euro. Ish- kryebashkiaku Adrian Gurma ka skualifikuar të gjithë konkurrentët e tjerë për të shpallur fitues Yzedin Bozhajn.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se biznesmeni Bozhaj ka abuzuar me zbatimin e kontratës me Bashkinë e Sarandës, duke certifikuar punime që nuk ekzsitojnë, me situacione false, një praktikë e shpeshtë vjedhje, rrallëherë e ndëshkuar penalisht.

Në qershor të vitit 2021, Bashkia Sarandë ka shpallur fituese kompanitë ED KONSTRUKSION dhe SHENDELLI me objekt “Furnizim me ujë i zonës Baba Rexhepi dhe Lugu i Dardhës faza II (loti përfundimtar)”, me vlerë 3.1 milionë euro. Edhe ky tender është shënjuar me “Flamur të kuq” pasi nuk ka pasur asnjë konkurrent tjetër përveç fituesit.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar që dy kompanitë me pronarë respektivë Alfred Ibrahimin si dhe Yzedin Bozhajn, kanë vjedhur një pjesë të parave publike, përmes certifikimit me situacione false të punimeve që nuk janë kryer.

Kujtojmë se kryebashkiaku Rakip Suli është në “listën e pritjes” të SPAK, ku akuzohet për disa vepra penale.

Kallëzimet kulmuan në nëntor 2023. Ishin vetë qytetarët që morën guximin dhe denoncuan.  Pas kallëzimit për veprat penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, SPAK regjistroi procedim penal për bashkinë e drejtuar nga Suli.

Deri në atë nga 10 kallëzues ishin thirrur 4 prej tyre, ndërsa 6 të tjerë do pyeteshin më vonë. Banorët e Kamzës ishin paraqitur në 24 Tetor në ambientet e Prokurorisë së Posaçme për të dhënë deklarimet e tyre për kallëzimin e depozituar në SPAK ndaj kryebashkiakut.

Më pas qytetarëve do t’u bashkëngjitej edhe opozita në kallëzime. Këshilltarët bashkiakë të opozitës në Kamëz, kallëzuan penalisht në SPAK, kryebashkiakun e Kamzës Rakip Suli. Duke iu referuar raportit të KLSH-së pas kontrollit në këtë bashki, por edhe njoftimit dhe zhvillimit të mbledhjeve të këshillit online, ata kërkuan ndjekje penale për të zgjedhurin socialist për disa akuza si shpërdorim detyre, korrupsion dhe shkelje e barazisë në tendera.

Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli duke shkuar më 6 nentor 2023 në SPAK deklaroi se do të paraqitet sa herë të jetë e nevojshme dhe kërkoi që drejtësia të lihet të bëjë punën e saj.

“Të lëmë drejtësinë që të bëjë punën e vet sepse po jep shpresë të shqiptarët. Fati që erdhi sot kjo ditë, që çdo person të japë llogari. Më lini të bëj detyrën time, në respekt të qytetarëve. Sa herë të duan do të vij”, tha tha Rakip Suli.

Kur u duk se ra në qetësi, dosja e tij u nxit sërish nga një kallëzim i bërë më 16 Prill 2025

Kandidati për deputet i PD-së në Qarkun e Tiranës, Arjan Hoxha ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme kryebashkiakun socialist të Kamzës, Rakip Sulin.
Sipas dokumentit zyrtar të dorëzuar në SPAK, Arjan Hoxha e ka kallëzuar Rakip Sulin për veprën penale “shpërdorim detyre”.
Demokrati ngre dyshime se Rakip Suli ka hedhur “asfalt elektoral” në disa zona të Kamzës, me qëllim deformimin e vullnetit të qytetarëve në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Përmes dokumentit të dorëzuar në Prokurorinë e Posaçme, Hoxha i bën thirrje SPAK që të hetojë edhe raste të tjera të ngjashme, që kanë për qëllim ndryshimin e vullnetit të qytetarëve në zgjedhje.
SPAK po e heton Rakip Sulin edhe në lidhje me abuzimet me fondet e rindërtimit, ku kryebashkiaku i Kamzës edhe ka dëshmuar në Prokurorinë e Posaçme, por deri më tani nuk ka patur veprime konkrete nga SPAK për masa sigurie.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Rakip SulitenderYzedin Boxhaj

Lajme të lidhura

“O Ilir, o legen, prite Salën se po vjen”/ Protestuesit marshojnë pranë selisë së PD-së
Breaking Views

“O Ilir, o legen, prite Salën se po vjen”/ Protestuesit marshojnë pranë selisë së PD-së

23:10 - 08/07/26
Zjarr në kodrën e Kuzum Babasë në Vlorë, flakët pranë banesave dhe Teqesë
Aktualitet

Zjarr në kodrën e Kuzum Babasë në Vlorë, flakët pranë banesave dhe Teqesë

22:24 - 08/07/26
Reuters: Debate në Shqipëri për 4 milionë eurot e koncertit të Kanye West
Breaking Views

Reuters: Debate në Shqipëri për 4 milionë eurot e koncertit të Kanye West

22:20 - 08/07/26
Para
“O Ilir, o legen, prite Salën se po vjen”/ Protestuesit marshojnë pranë selisë së PD-së

“O Ilir, o legen, prite Salën se po vjen”/ Protestuesit marshojnë pranë selisë së PD-së

Discussion about this post

TË FUNDIT

“O Ilir, o legen, prite Salën se po vjen”/ Protestuesit marshojnë pranë selisë së PD-së
Breaking Views

“O Ilir, o legen, prite Salën se po vjen”/ Protestuesit marshojnë pranë selisë së PD-së

23:10 - 08/07/26

Qytetarët po vijojnë marshimin e tyre madhështor, ndërsa revolta ka kaluar edhe para selisë së Partisë Demokratike. Ata kanë thirrur...

Lexo më shumë
“Oktapodi” i tenderave/ Pa dorëzuar Stadiumin e Kamzës, Yzedin Bozhajt i jepen 2.3 MLD lekë për asfaltimin e Babrrusë

“Oktapodi” i tenderave/ Pa dorëzuar Stadiumin e Kamzës, Yzedin Bozhajt i jepen 2.3 MLD lekë për asfaltimin e Babrrusë

22:55 - 08/07/26
Zjarr në kodrën e Kuzum Babasë në Vlorë, flakët pranë banesave dhe Teqesë

Zjarr në kodrën e Kuzum Babasë në Vlorë, flakët pranë banesave dhe Teqesë

22:24 - 08/07/26
Reuters: Debate në Shqipëri për 4 milionë eurot e koncertit të Kanye West

Reuters: Debate në Shqipëri për 4 milionë eurot e koncertit të Kanye West

22:20 - 08/07/26
Ka lidhje me protestat? Dogana e Qafëthanës reagon për ndalimin e deputetëve shqiptarë të Maqedonisë së Veriut

Ka lidhje me protestat? Dogana e Qafëthanës reagon për ndalimin e deputetëve shqiptarë të Maqedonisë së Veriut

22:11 - 08/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com