GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bardhi në PE: Në Shqipëri është zhbërë shteti ligjor, Rama bashkëpunon me krimin e organizuar

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Bardhi në PE: Në Shqipëri është zhbërë shteti ligjor, Rama bashkëpunon me krimin e organizuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, gjatë fjalës së tij përpara eurodeputetëve në Parlamentin Europian, ngriti shqetësime për korrupsionin, krimin e organizuar dhe zbatimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Bardhi deklaroi se “prova e vërtetë e ligjit vjen kur ai duhet të veprojë ndaj vetë pushtetit”, duke akuzuar mazhorancën se përdor shumicën parlamentare për të mbrojtur zyrtarë të lartë.

Ai solli si shembull rastin e hetimeve ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, duke pretenduar se shumica parlamentare ka penguar veprimin e drejtësisë, si dhe ngriti akuza për mos-ekzekutimin e urdhër-arresteve ndaj personave të dyshuar për lidhje me krimin e organizuar.

Sipas Bardhit, Shqipëria ende nuk e ka kaluar “provën më të vështirë të shtetit të së drejtës”, që ligji të jetë i barabartë për të gjithë dhe të mos ndalet përballë pushtetit.

Fjala e plotë:

Të nderuar kolegë,

Kur flasim për të drejtat themelore, shtetin e së drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në fakt po përpiqemi t’i japim përgjigje një pyetjeje themelore:

A është ligji më i fortë se pushteti?

Ligjet mund të shkruhen mirë. Por prova e tyre e vërtetë vjen në momentin kur duhet të veprojnë ndaj vetë pushtetit. Pikërisht aty kuptohet nëse shteti i së drejtës është real, apo vetëm formal.

Po ju sjell dy raste konkrete që tregojnë se çfarë ndodh në Shqipëri kur ligji përballet me pushtetin.

I pari lidhet me luftën kundër korrupsionit.

Kur SPAK kërkoi autorizimin e Kuvendit për të vijuar procedurat ndaj një prej zyrtarëve më të lartë të qeverisë shqiptare, zëvendëskryeministres Belinda balluku, shumica parlamentare përdori votën si mburojë politike. Kryeministri urdhëroi shumicën për të mbrojtur krahun e tij të djathtë, edhe pasi vetë SPAK deklaroi publikisht se mungesa e masës së sigurimit dëmtonte hetimin.

Ky është një moment që ngre një pyetje themelore: a përdoret shumica parlamentare për të mbrojtur institucionet apo për të mbrojtur pushtetin nga veprimi i ligjit?

Rasti Balluku nuk ishte vetëm një debat i brendshëm politik. Ai ekspozoi një problem që sot është reflektuar edhe në kriteret (benchmarks) e Bashkimit Europian për mbylljen e Grupkapitullit të Themeloreve: nevojën që ekzekutivi dhe legjislativi të mos ndërhyjnë në drejtësi dhe që vendimet për imunitetin të udhëhiqen nga standardet e Komisionit të Venecias.

Rasti i dytë lidhet me luftën kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave.

Dy nga urdhër-arrestet më të rëndësishme për krimin e organizuar në Shqipëri , ai ndaj drejtuesit të bandës së Elbasanit dhe ai ndaj personit që konsiderohej koordinatori jozyrtar i Kryeministrit, mbeten ende të paekzekutuara. Vendndodhja e tyre është prej kohësh sekret publik në zemër të Shqipërisë, por policia nuk i gjen. Kjo është e vështirë të shpjegohet me mungesë informacioni. Ajo ushqen bindjen se ligji ndalet aty ku fillon interesi politik i pushtetit.

Po aq shqetësues është fenomeni i pastrimit të parave. Hetimet e autoriteteve ligjzbatuese në Belgjikë, Hollandë, Itali, Gjermani dhe Francë kanë zbuluar organizata shqiptare të trafikut ndërkombëtar të kokainës që investojnë fitimet e tyre në Shqipëri, përmes projekteve në ndërtim dhe turizëm. Investime që nuk mund të realizohen pa vendimmarrjen dhe miratimin e qeverisë shqiptare.

Po citoj dosjen më të fundit të Prokurorisë së Posaçme çhqiptare kunder krimit te organizuar, SPAK: provat e ardhura nga autoritetet belge kanë dokumentuar me pamje filmike takime të funksionarëve të lartë shtetërorë shqiptare me persona të përfshirë në trafik ndërkombëtar droge. Sipas së njëjtës dosje, në këto takime diskutohet përdorimi i pasurive të paluajtshme dhe investimeve në ndërtim e turizëm për pastrimin e të ardhurave nga trafiku i kokainës.

Edhe përpara se ky fakt tronditës të bëhej publik, opozita kishte kërkuar interpelancë me Kryeministrin për çështjen e pastrimit të parave nga krimi i organiçuar dhe korrupsioni në ndërtim dhe turizëm. Kryeministri refuzoi të paraqitej në Parlament.

Kërkuam ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar.

Edhe ai u refuzua.

Të gjitha këto raste çojnë te e njëjta pyetje: a zbatohet ligji njësoj edhe ndaj pushtetit, apo pikërisht aty ai pushon së vepruari? Sepse kjo është prova e vërtetë e shtetit të së drejtës.

Të nderuar kolegë,

Fatkeqësisht, Shqipëria ende nuk e ka kaluar plotësisht provën më të vështirë të shtetit të së drejtës: që ligji të jetë njësoj i fortë për të gjithë dhe të mos bëhet më i dobët sa herë që përballet me pushtetin.

Ju faleminderit.

Etiketa: BardhikrimiRama

Lajme të lidhura

“Reuters” për fondet e koncertit të Kanye West: Rama mbron 4 milionë eurot, ndërsa protestat për dorëheqjen vazhdojnë
Aktualitet

“Reuters” për fondet e koncertit të Kanye West: Rama mbron 4 milionë eurot, ndërsa protestat për dorëheqjen vazhdojnë

13:59 - 09/07/26
Korçë/ I moshuari hidhet nga kati i tretë i banesës, humb jetën
Aktualitet

Korçë/ I moshuari hidhet nga kati i tretë i banesës, humb jetën

13:38 - 09/07/26
Rama dha 4 mln euro për Kanye West, Berisha: Biletat s’janë shitur, punonjësve do u mbahen lekët nga rroga
Aktualitet

Rama dha 4 mln euro për Kanye West, Berisha: Biletat s’janë shitur, punonjësve do u mbahen lekët nga rroga

13:15 - 09/07/26
Para
Trafikuan 7 ton kokainë, dënohet banda shqiptare në Belgjikë: Konfiskohen mbi 3 milionë euro pasuri

Trafikuan 7 ton kokainë, dënohet banda shqiptare në Belgjikë: Konfiskohen mbi 3 milionë euro pasuri

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Reuters” për fondet e koncertit të Kanye West: Rama mbron 4 milionë eurot, ndërsa protestat për dorëheqjen vazhdojnë
Aktualitet

“Reuters” për fondet e koncertit të Kanye West: Rama mbron 4 milionë eurot, ndërsa protestat për dorëheqjen vazhdojnë

13:59 - 09/07/26

Vendimi i qeverisë shqiptare për të financuar me 4 milionë euro koncertin e Kanye West në Tiranë ka tërhequr vëmendjen...

Lexo më shumë
Korçë/ I moshuari hidhet nga kati i tretë i banesës, humb jetën

Korçë/ I moshuari hidhet nga kati i tretë i banesës, humb jetën

13:38 - 09/07/26
Rama dha 4 mln euro për Kanye West, Berisha: Biletat s’janë shitur, punonjësve do u mbahen lekët nga rroga

Rama dha 4 mln euro për Kanye West, Berisha: Biletat s’janë shitur, punonjësve do u mbahen lekët nga rroga

13:15 - 09/07/26
Ndalimi i deputetëve të VLEN, reagon Berisha: Akt i shëmtuar dhe antishqiptar i Edi Ramës

Ndalimi i deputetëve të VLEN, reagon Berisha: Akt i shëmtuar dhe antishqiptar i Edi Ramës

13:01 - 09/07/26
Super spektakël në finalen e Botërorit, Justin Bieber i bashkohet Madonnës, Shakirës dhe grupit BTS

Super spektakël në finalen e Botërorit, Justin Bieber i bashkohet Madonnës, Shakirës dhe grupit BTS

12:36 - 09/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com