Një denoncim i rëndë ka mbërritur në redaksinë e Maska.al, ku disa punonjës me origjinë nga vendet aziatike, kryesisht nga Myanmari, kanë ngritur pretendime serioze për kushtet në të cilat, sipas tyre, punojnë në restorantin “Rozafa”, në pronësi të biznesmenit Gjergj Luca.
Sipas deklarimeve të bëra për Maska.al, punonjësit pretendojnë se janë të detyruar të punojnë deri në 16 orë në ditë, pa përfituar asnjë ditë pushimi javor. Ata shprehen se, megjithëse u është siguruar akomodimi dhe ushqimi, kushtet e strehimit janë të vështira, pasi 5 deri në 6 persona ndajnë të njëjtën dhomë.
Burimet tona bëjnë me dije se paga e tyre varion, ndërsa disa prej punonjësve kanë deklaruar se marrin deri në 500 euro në muaj.
Pretendimet e ngritura nga punonjësit ngrenë pikëpyetje serioze mbi respektimin e legjislacionit shqiptar të punës, i cili parashikon kufizime të qarta mbi orarin e punës, pushimin javor dhe standardet minimale të trajtimit të punëmarrësve.
Maska.al thekson se këto janë pretendime të bëra nga punonjësit që kanë kontaktuar redaksinë dhe se pala e përmendur ka të drejtën e plotë të japë versionin e saj të ngjarjes. Redaksia mbetet e hapur për çdo reagim apo sqarim nga Gjergj Luca ose përfaqësuesit e restorantit “Rozafa”, në funksion të informimit të balancuar të publikut.
A do të reagojnë autoritetet? Këto pretendime të ngritura nga punonjësit për Maska.al ngrenë pikëpyetje serioze mbi respektimin e të drejtave të punëmarrësve. Mbetet për t’u parë nëse Policia e Shtetit, me në krye Skënder Hitajn, si dhe institucionet përgjegjëse, do të nisin verifikime për këto pretendime dhe nëse do të ndërmerren veprime për zbardhjen e plotë të tyre.










Discussion about this post