GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Milionat për Kanye West/ Gazment Bardhi: Të hënën, kallëzim në SPAK ndaj Ramës dhe Gonxhes

në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Milionat për Kanye West/ Gazment Bardhi: Të hënën, kallëzim në SPAK ndaj Ramës dhe Gonxhes
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka njoftuar se ditën e hënë do të depozitojë një kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ministrit Blendi Gonxhja, lidhur me fondin prej 4.2 milionë eurosh të miratuar për koncertin e artistit Kanye West.

Përmes një reagimi publik, Bardhi rikujton deklaratat që, sipas tij, Edi Rama ka bërë kur ishte në opozitë, duke kritikuar shpenzimet prej rreth 1 milion eurosh për aktivitetet e organizuara në 100-vjetorin e Pavarësisë.

Sipas Bardhit, sot kryeministri po vepron me një standard të ndryshëm, duke miratuar një fond shumë herë më të lartë për një koncert privat.

Deputeti demokrat pretendon se fondi është akorduar pa procedurat e nevojshme dhe në kundërshtim me ligjin.

Ai shton se fondet e rezervës së shtetit duhet të përdoren vetëm në raste të fatkeqësive natyrore ose situatave të jashtëzakonshme dhe jo për organizimin e aktiviteteve artistike.

Në përfundim, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së konfirmon se të hënën opozita do të dorëzojë zyrtarisht kallëzimin penal në SPAK ndaj kryeministrit Rama dhe ministrit Gonxhja, duke kërkuar hetimin e çështjes dhe sqarimin e ligjshmërisë së vendimmarrjes.

“Kur Edi Rama ishte në opozitë denonconte tre evente publike, të organizuara për festimet e 100-vjetorit të Pavarësisë, me vlerë 1 milionë euro, duke i cilësuar si abuzim me ligjin dhe një opurtunitet korrupsioni. I njëjti Edi Rama, 14 vite më pas, miraton një fond 4.2 milionë euro për një koncert privat, pa asnjë procedurë, në shkelje flagrante të ligjit, me fondet që duhet të përdoren vetëm në rastet e fatkeqësive natyrore apo masave të jashtëzakonshme.

Me standardin që ka vendosur vetë ai, Edi Rama duhet të përgjigjet penalisht për abuzimin me 4.2 milionë euro të taksapaguesve shqiptarë.

Prandaj, ditën e hënë, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të depozitojë kallëzim penal në Prokurorinë e Posacme (SPAK) kundër Edi Ramës dhe Blendi Gonxhja, të cilët duhet të japin llogari para ligjit dhe qytetarëve për abuzimin flagrant me paratë e shqiptarëve”, shkruan Bardhi.

Etiketa: kallezimKryesore1RamaSpak

Lajme të lidhura

Aksident tragjik në punë, humb jetën 36-vjeçari gjatë ngarkimit të drurëve
Aktualitet

Aksident tragjik në punë, humb jetën 36-vjeçari gjatë ngarkimit të drurëve

18:39 - 11/07/26
Rama sulmon edhe Eurodeputetët që i dolën kundër: Erdhën këtu dhe folën përçart
Aktualitet

Rama sulmon edhe Eurodeputetët që i dolën kundër: Erdhën këtu dhe folën përçart

18:19 - 11/07/26
Arrestohen në pikat kufitare të Sarandës tre persona të shpallur në kërkim
Aktualitet

Arrestohen në pikat kufitare të Sarandës tre persona të shpallur në kërkim

17:45 - 11/07/26
Para
SKANDAL! Hakerat nxjerrin në shitje të gjitha të dhënat e klientëve të ProCredit Bank, nga listat e Call Center-ave deri te izraelitët

SKANDAL! Hakerat nxjerrin në shitje të gjitha të dhënat e klientëve të ProCredit Bank, nga listat e Call Center-ave deri te izraelitët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident tragjik në punë, humb jetën 36-vjeçari gjatë ngarkimit të drurëve
Aktualitet

Aksident tragjik në punë, humb jetën 36-vjeçari gjatë ngarkimit të drurëve

18:39 - 11/07/26

Një aksident i rëndë në punë ka ndodhur këtë të shtunë në Kolonjë, ku një 36-vjeçar ka humbur jetën gjatë...

Lexo më shumë
Rama sulmon edhe Eurodeputetët që i dolën kundër: Erdhën këtu dhe folën përçart

Rama sulmon edhe Eurodeputetët që i dolën kundër: Erdhën këtu dhe folën përçart

18:19 - 11/07/26
FIFA shet si suvenir barin e finales së Botërorit 2026, ja sa do të kushtojë copëz fushe e stadiumit “MetLife”

FIFA shet si suvenir barin e finales së Botërorit 2026, ja sa do të kushtojë copëz fushe e stadiumit “MetLife”

18:11 - 11/07/26
Përplasja e Trump me median/ Gazetarët e “New York Times” në gjyq për rrjedhje të informacioneve për “Air Force One”

Përplasja e Trump me median/ Gazetarët e “New York Times” në gjyq për rrjedhje të informacioneve për “Air Force One”

17:58 - 11/07/26
Arrestohen në pikat kufitare të Sarandës tre persona të shpallur në kërkim

Arrestohen në pikat kufitare të Sarandës tre persona të shpallur në kërkim

17:45 - 11/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com