GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Atentati në Vorë/ 50-vjeçari ekzekutohet me snajper, njihej si i ‘forti’ i zonës

në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Atentati në Vorë/ 50-vjeçari ekzekutohet me snajper, njihej si i ‘forti’ i zonës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një 50-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri pak pas mesnatës në fshatin Bërxullë të Vorës. Viktima është Edmond (Ali) Sula, i cili u qëllua në momentin kur po hynte në banesën e tij.

Krimi ndodhi rreth orës 00:10 të datës 12 korrik. Sipas të dhënave paraprake, autorët e kanë pritur 50 vjeçarin pranë banesës dhe kanë hapur zjarr në drejtim të tij, duke i shkaktuar vdekjen në vend. Pas atentatit, autorët janë larguar nga vendngjarja, pa lënë gjurmë. Menjëherë pas ngjarjes, në zonë mbërritën shërbimet e policisë dhe një grup i posaçëm hetimor, i cili ka nisur punën për zbardhjen e plotë të krimit. Hetimet po drejtohen nga specialistët e sektorit të vrasjeve në Policinë e Shtetit, ndërsa janë sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë, me shpresën se pamjet do të ndihmojnë në identifikimin e autorëve dhe dokumentimin e lëvizjeve të tyre para dhe pas ekzekutimit.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se 50 vjeçari nuk rezulton me precedentë penalë. Megjithatë, hetuesit po verifikojnë të kaluarën e tij dhe rrethin e njohjeve për të identifikuar motive të mundshme të vrasjes. Një nga pistat që po hetohet lidhet me aktivitetin e mëparshëm të viktimës në fushën e shitblerjes së pronave. Deri tani nuk ka persona të shoqëruar apo të arrestuar, ndërsa policia vijon kontrollet dhe mbledhjen e provave për të identifikuar autorët dhe për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Burime nga policia thonë se dyshohet se 50-vjeçari, që njihej edhe si ‘i forti’ i zonës është ekzekutuar nga mbrapa, me një plumb në kokë me një armë me dylbi.

Më datë 12.07.2026, rreth orës 00:10, në fshatin Bërxullë, Vorë, dyshohet se është vrarë me armë zjarri shtetasi E(A). S., rreth 50 vjeç, i cili ka qenë në rrugë, duke lëvizur në këmbë.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do të ndihmojë në zbardhjen e saj, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë, me qëllim kapjen e autorit/ëve”, njofton policia.

gijotina.com/

Etiketa: atentati ne VoreKryesore1

Lajme të lidhura

Ishte shpallur në kërkim nga SPAK, arrestohet Ergys Agasi
Aktualitet

Ishte shpallur në kërkim nga SPAK, arrestohet Ergys Agasi

19:43 - 26/08/26
Pagat e gjyqtarëve/ Gazment Bardhi sulmon qeverinë pas vendimit të KLGJ-së: Po rrezikohet shteti i së drejtës!
Aktualitet

Pagat e gjyqtarëve/ Gazment Bardhi sulmon qeverinë pas vendimit të KLGJ-së: Po rrezikohet shteti i së drejtës!

19:23 - 26/08/26
Po lahej me shokët në liqenin e Komanit, humb jetën 20-vjeçari
Aktualitet

Po lahej me shokët në liqenin e Komanit, humb jetën 20-vjeçari

18:53 - 26/08/26
Para
Projekti i Kushner në Zvërnec/ Ekonomisti i njohur amerikan: Në Shqipëri, korrupsioni vjen me territorin

Projekti i Kushner në Zvërnec/ Ekonomisti i njohur amerikan: Në Shqipëri, korrupsioni vjen me territorin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ishte shpallur në kërkim nga SPAK, arrestohet Ergys Agasi
Aktualitet

Ishte shpallur në kërkim nga SPAK, arrestohet Ergys Agasi

19:43 - 26/08/26

I shumëkërkuari i drejtësisë, Ergys Agasi, është arrestuar nga policia pasditen e sotme. Agasi ka rënë në pranga në qytetin...

Lexo më shumë
Pagat e gjyqtarëve/ Gazment Bardhi sulmon qeverinë pas vendimit të KLGJ-së: Po rrezikohet shteti i së drejtës!

Pagat e gjyqtarëve/ Gazment Bardhi sulmon qeverinë pas vendimit të KLGJ-së: Po rrezikohet shteti i së drejtës!

19:23 - 26/08/26
Po lahej me shokët në liqenin e Komanit, humb jetën 20-vjeçari

Po lahej me shokët në liqenin e Komanit, humb jetën 20-vjeçari

18:53 - 26/08/26
“Pse filmon?”/ Sherr për një video, të rinjtë bëjnë për spital një person në zonën turistike shqiptare

“Pse filmon?”/ Sherr për një video, të rinjtë bëjnë për spital një person në zonën turistike shqiptare

18:32 - 26/08/26
88 ditë në shesh! Shqiptarët nuk heqin dorë: Protestojmë deri në largimin e Ramës dhe qeverisë!

88 ditë në shesh! Shqiptarët nuk heqin dorë: Protestojmë deri në largimin e Ramës dhe qeverisë!

18:05 - 26/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com