GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Fasadat 416 MLN lekë, Sako favorizon milioneren nga Fieri/ Kush është afaristja që merr tendera me “Flamur të kuq” nga kryebashkiakët?

në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 5 min
A A
Fasadat 416 MLN lekë, Sako favorizon milioneren nga Fieri/ Kush është afaristja që merr tendera me “Flamur të kuq” nga kryebashkiakët?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rinstruksioni i fasadave nuk është thjesh bojë propagande, por edhe lëvizje fondesh drejt kompanive të lidhura pas interesave të Rilindjes. Një nga këto, afaristja Diana Labo, ka marrë së fundmi njoftim nga zyra e kryetares së Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, se ka fituar tenderin 410 milionë lekë për rikonstruksion fasadash.

Open Data Alabania që i ka vendosur një flamur për riskun e korrupsionit shkruan se janë skualifikuar të gjithë operatorët e tjerë përfshirë ofertën më të ulët. Megjithatë letrat janë plotësuar më thjeshte se kaq! Me fjalë të tjera, kjo procedurë është dhënie milionash pa garë.

Më konkretisht bëhet fjalë për tenderin e Bashkisë Durrës “Rikonstruksione të fasadave të pallateve”. Projekti financohet nga buxheti i bashkisë dhe fondi limit është caktuar më shumë se 416 milione lekë pa përfshirë TVSH.

Në tenderin e mbajtur më 2 qershor 2026 kanë marrë pjesë vetëm dy operatorë ekonomikë, të dy klientë të vjetër të kryebashkiakes.

Njëri nga operatorët është LIQENI VII shpk me pronar Ramazan Kalian, tjetëri  “C O L O M B O” shpk me pronaren Diana Labo.

Oferta e “Liqeni VII” është 50 milionë lekë më e ulët se sa e firmës fierake, por komisioni e ka skualifikuar. Sipas dokumenteve, disa mjete të kompanisë “LIQENI VII” janë të angazhuara në një kontratë tjetër me Bashkinë Durrës. Me siguri që Ramazan Kalias nuk i mbetet qejfi me kryetaren, sepse Bashkinë e Durrësit e ka si arkën e kompanisë së tij.

Kështu, më 22 qershor, krybashkiakja ka autorizuar të shpallet fituese e tenderit Diana Labo.

E njëjta logjikë e skualifikimit mund të përdorej edhe për kompaninë “COLOMBO” shpk. Kompania fierake është e mbingarkuar me punë publike në momentin që zhvillohet tenderi.

Më 25 mars 2026, Diana Labo përfitoi nga Bashkia Mallakastër tenderin me objekt “Rikonstruksion i Shkollës 9-Vjeçare “Ismail Klosi” Ballsh” me vlerë me shumë se 1.3 miliardë Lekë (me TVSH). Edhe ky tender, i përfituar me “flamur të kuq” korrupsioni.

 

Kjo punë duhet dorëzuar për 12 muaj. Ndërkohë që kompania nga Fieri merrte edhe një super tender nga drejtori i Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Dritan Agolli. Dhe, thuhet se ky i fundit nuk jep lekë pa miratimin e kryeministrit Rama.

Bëhet fjalë për tenderin për ndërtimin e tregut të Milotit, me fond limit afro 3.4 miliardë lekë.

Pasi e përfitoi tenderin sërish me “Flamur të kuq”, Diana Laba bashkë me 3 kompani të tjera, më 22 janar 2026, firmosi kontratën. Kjo punë duhet përfunduar për 18 muaj.

Pra, cilën kontratë do të lërë pas dorë Diana Labo, sepse dyshojmë që nuk i ka kapacitetet për të mbuluar këto angazhime njëherësh.

Nëse tenderi i Emiriana Sakos për fasadat nuk do të ishte fiktiv, komisioni do ta kishte anuluar, sepse të dyja firmat konkurruese nuk i plotësojnë kriteret. Por Diana Labo gëzon tashmë mbrojtjen e duhur politike, prandaj nuk i bëhet pengesë asnjë kryebashkiak apo komision tenderi.

Kur Diana Labo nga Fieri e bleu kompaninë “Colombo” shpk për 100 milionë lekë, firma kishte rënë në depresion ekonomik.

Firma e ndërtimit ishte themeluar më 1995 nga tre biznesmenë me origjinë nga Vlora, me banim në Fier. Pas trazirave të vitit 1997, më 1999 dy nga ortakët u larguan dhe ia dhuruan aksionet shokut të tyre Hasan Laba.

Ndërsa ky i fundit kreu një trasaksion në vitin 2000 me qytetaren nga Fieri, Diana Nesim Labo.

Të paktën sipas letrave të noteruara, Labo pagoi 100 milionë lekë të vjetra. Në vitet e para, Labo do të shënonte humbje deri në 120 milionë lekë në arkën e kompanisë.

Herë pas here, firma përballej me përmbarimin që i bllokonte  llogaritë dhe aksionet. Kjo do të vazhdonte deri në ardhjen e “Rilindjes” në pushtet në shtator 2013. “Colombo” më pas do të kishte ulje ngritje, por bilanci i saj do të bëhej pozitiv. Në vitin 2016, Labo gjen rrugën tek thesari i “Rilindjes”. Ylli i oligarkut Shkëlqim Fusha po ngrihej. Pikërisht një dorë e tillë e fuqishme i duhej Diana Labos.

Nuk e dimë se cili i lidhi këto dy biznese. Thuhet se ndërmjetësit ishin miq të përbashkët me ish-krybashkiakun e Vlorës, Dritan Lelin.

Kështu më 18 nëntor 2016, “Colombo” shpk në bashkim operatorësh me “Fusha” Shpk të Shkëlqim Fushës, do të merrte kontratën 1.7 miliardë lekë nga Bashkia Vlorë.

Bëhet fjalë për tenderin “Rikonstruksion i shkollës së mesme Ali Demi, Bashkia Vlorë – Financuar nga Buxheti i Shtetit”.

Ndërsa punimet vazhdonin, në 4 shkurt 2019, në kantierin e shkollës “Ali Demi” në Vlorë do të shfaqej kryeministri Rama.

Në këtë foto inspektimi Rama është me ish- kryebashkiakun Dritan Leli dhe një nga arkitektet e kompanisë “Colombo”. Kjo tregon se Diana Laba i kishte lidhur telat mirë me kryebashkiakun Dritan Leli. Më pas, Colombo do të merrte disa projekte njëri pas tjetrit, mes tyre edhe Polikinika e Vlorës. Edhe këtu Rama do të shfaqej në krah të ish-ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastrirliu dhe të stafit të “Colombo”.

Pas këtyre fotove, kompania e Diana Labos nuk do të ndalej në garat e tenderave. Shumë kompani të lidhura me politikanë të “Rilindjes” do të kërkonin ortakëri me Diana Labon. “COLOMBO” shpk do të favorizohej në shkelje të ligjit nga zyrtarë bashkiakë. Kështu, bashkëpunim të tillë, “Colombo” pati me “Rroku Guest” , “Beqiri”, “Bajrami N”, “Glavenica”, “G & M CONSTRUCTION 07”, “Inerti”, “Udha”, etj. Shumica dërrmuese e këtyre tenderave janë dhënë me “Flamur të kuq”.

Ndërkaq, kryebashkiakja Sako është zyrtarja që i ka dhënë më shumë tendera afaristes Diana Labo. Ajo është në “listën e pritjes” në SPAK. Sako është thirrur në SPAK më 17 maj 2024 për skandalin e inceneratorëve.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Diana LaboDritan LeliEmiriana Sakotender

Lajme të lidhura

“Ketaminë”, “MDMA”, “Ekstazi” në lokalet e plazheve, arrestohen 5 persona, mes tyre dy italianë
Aktualitet

“Ketaminë”, “MDMA”, “Ekstazi” në lokalet e plazheve, arrestohen 5 persona, mes tyre dy italianë

16:44 - 12/07/26
Kanye West në Tiranë, Rama bën llogaritë: Koncerti e bëri më të madhe bukën, edhe për pensionistët
Aktualitet

Kanye West në Tiranë, Rama bën llogaritë: Koncerti e bëri më të madhe bukën, edhe për pensionistët

16:13 - 12/07/26
Foto e Aleksandër Koçekut vrarë në pritë në Dukagjin
Aktualitet

Foto e Aleksandër Koçekut vrarë në pritë në Dukagjin

15:11 - 12/07/26
Para
Edhe Dua Lipa reagon me kritika ndaj Ramës: Më shqetëson që ligjet ndryshohen pa pyetur qytetarët

Edhe Dua Lipa reagon me kritika ndaj Ramës: Më shqetëson që ligjet ndryshohen pa pyetur qytetarët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta e 43-të kundër qeverisë, pankarta ironike për Ramën: “I këndoi hoxha në vesh, i këndoi dhe Kanye West”
Aktualitet

Protesta e 43-të kundër qeverisë, pankarta ironike për Ramën: “I këndoi hoxha në vesh, i këndoi dhe Kanye West”

19:53 - 12/07/26

Mijëra qytetarë janë mbledhur sërish në Tiranë në protestën e 43-të kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Tubimi nisi në...

Lexo më shumë
Ditmir Bushati sulmon Ramën: Po përdor paratë e qytetarëve për spektakël! Shqiptarët vendimmarrës, jo spektatorë

Ditmir Bushati sulmon Ramën: Po përdor paratë e qytetarëve për spektakël! Shqiptarët vendimmarrës, jo spektatorë

19:29 - 12/07/26
Arben Malaj i drejtohet Ramës: Ti jeton në ‘Kopshtin e Edenit’ si faraonët, ke babëzi kriminale!

Arben Malaj i drejtohet Ramës: Ti jeton në ‘Kopshtin e Edenit’ si faraonët, ke babëzi kriminale!

19:04 - 12/07/26
Për herë të parë do luajë kundër Anglisë, Messi s’i fsheh emocionet: Mezi po e pres!

Për herë të parë do luajë kundër Anglisë, Messi s’i fsheh emocionet: Mezi po e pres!

18:49 - 12/07/26
Edhe Dua Lipa reagon me kritika ndaj Ramës: Më shqetëson që ligjet ndryshohen pa pyetur qytetarët

Edhe Dua Lipa reagon me kritika ndaj Ramës: Më shqetëson që ligjet ndryshohen pa pyetur qytetarët

18:28 - 12/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com