GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ditmir Bushati sulmon Ramën: Po përdor paratë e qytetarëve për spektakël! Shqiptarët vendimmarrës, jo spektatorë

në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ditmir Bushati sulmon Ramën: Po përdor paratë e qytetarëve për spektakël! Shqiptarët vendimmarrës, jo spektatorë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me organizimin e koncertit të Kanye West dhe përdorimin e fondeve publike për këtë aktivitet.

Në reagimin e tij, Bushati kritikoi atë që e cilësoi si përvetësim politik të eventit dhe financim me paratë e taksapaguesve, duke thënë se kjo pasqyron një model të vjetëruar qeverisjeje.

Sipas tij, qeveria po i jep përparësi spektaklit, ndërkohë që qytetarët përballen çdo ditë me probleme ekonomike dhe sociale që kërkojnë zgjidhje konkrete.

Bushati theksoi se çështja nuk duhet parë si një përballje mes koncertit dhe protestës, por si një debat mbi mënyrën se si përdoren fondet publike dhe si merren vendimet që ndikojnë te qytetarët.

Ai ngriti pikëpyetje edhe mbi prioritetet e qeverisë, duke argumentuar se paratë e buxhetit duhet të shkojnë drejt nevojave më urgjente të vendit dhe jo për aktivitete që, sipas tij, shërbejnë më shumë për promovim politik.

Në përfundim, ish-ministri u shpreh se Shqipëria ka nevojë për një model tjetër qeverisjeje, ku qytetarët të kenë një rol real në vendimmarrje.

Reagimi i ditmir Bushatit:

SHQIPTARËT VENDIMMARRËS, JO SPEKTATORË

Në një shoqëri demokratike njerëzit janë të lirë të bëjnë zgjedhjen që mendojnë se është më e mira për ta. Debati i stisur mes protestës dhe koncertit është përçarës dhe joproduktiv. Shqiëria ka nevojë edhe për protesta edhe për koncerte.

Dritat dhe hareja e një koncerti zgjasin pak, krahasuar me protestat disa javore që i kanë dhënë Shqipërisë një imazh ndërkombëtar që nuk ka para e koncert që e krijon. Një imazh, që pasqyron shpirtin e gjallë të një shoqërie që ngrihet në këmbë e lufton me dinjitet për vendin e vet.

Shqetësues është fakti që politika nuk po reflekton ndaj shqetësimeve serioze që paraqet protesta, duke thelluar hendekun me popullin. Protesta që filloi si zemërim për aksesin në tokë e plazh dhe ruajtjen e trashëgimisë së përbashkët natyrore është shndërruar në një frymë më të madhe që ka të bëjë me thelbin e demokracisë. Në atë se kush e si duhet të vendoset për të ardhmen e Shqipërisë.

Pyetjet nuk duhet të shtrohen nëse je me koncertin apo me protestën, pasi janë dy anë dhe jo dy pole, siç duan t’i trajtojnë brigadat digjitale.

Pyetjet që kërkojnë përgjigje kanë lidhje me thelbin e sistemit qeverisës që duam të ndërtojmë: Pse duhen shpenzuar paratë publike për argëtim, ndërsa vendi përballet me probleme më të mprehta ekonomike e sociale? Pse shqiptarët duhet t’i japin miliona euro një kompanie private dhe një një artisti që nuk kontribuon në zhvillimin kulturor të vendit? Edhe sa kohë do ta trajtojmë kulturën si spektakël?

Në këto kushte, përvetësimi politik dhe financimi me paratë tona i koncertit merr rëndësi përtej koncertit dhe emrit të artistit. Pasi zbulon një model të vjetëruar qeverisës.

 

Etiketa: Ditmir BushatiKryesore1parateRama

Lajme të lidhura

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin: Nesër me vezë para selisë së PS-së
Aktualitet

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin: Nesër me vezë para selisë së PS-së

21:42 - 27/08/26
Qytetari me akuza të forta: Ramës nuk i jepet besa! Balluku ka 300 apartamente dhe Agasi ka orë 300 mijë euro!
Aktualitet

Qytetari me akuza të forta: Ramës nuk i jepet besa! Balluku ka 300 apartamente dhe Agasi ka orë 300 mijë euro!

21:32 - 27/08/26
“Asnjë ndryshim në qeveri s’e ndal protestën”/ Edison Lika: Nesër te selia e PS-së do “mirëpresim” ministrat e Ramës me vezë
Aktualitet

“Asnjë ndryshim në qeveri s’e ndal protestën”/ Edison Lika: Nesër te selia e PS-së do “mirëpresim” ministrat e Ramës me vezë

21:29 - 27/08/26
Para
Protesta e 43-të kundër qeverisë, pankarta ironike për Ramën: “I këndoi hoxha në vesh, i këndoi dhe Kanye West”

Protesta e 43-të kundër qeverisë, pankarta ironike për Ramën: “I këndoi hoxha në vesh, i këndoi dhe Kanye West”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rrufeja godet Kullën ikonike të Sahatit në Mekë
Botë

Rrufeja godet Kullën ikonike të Sahatit në Mekë

22:16 - 27/08/26

Një stuhi e fuqishme përfshiu Mekën. Në një prej momenteve më mbresëlënëse, një rrufe goditi Kullën ikonike të Sahatit, duke...

Lexo më shumë
Shtesat penalizojnë ekipet shqiptare, Dinamo eliminohet, Egnatia “zbret” në grupet e Conference League

Shtesat penalizojnë ekipet shqiptare, Dinamo eliminohet, Egnatia “zbret” në grupet e Conference League

21:58 - 27/08/26
Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin: Nesër me vezë para selisë së PS-së

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin: Nesër me vezë para selisë së PS-së

21:42 - 27/08/26
Qytetari me akuza të forta: Ramës nuk i jepet besa! Balluku ka 300 apartamente dhe Agasi ka orë 300 mijë euro!

Qytetari me akuza të forta: Ramës nuk i jepet besa! Balluku ka 300 apartamente dhe Agasi ka orë 300 mijë euro!

21:32 - 27/08/26
“Asnjë ndryshim në qeveri s’e ndal protestën”/ Edison Lika: Nesër te selia e PS-së do “mirëpresim” ministrat e Ramës me vezë

“Asnjë ndryshim në qeveri s’e ndal protestën”/ Edison Lika: Nesër te selia e PS-së do “mirëpresim” ministrat e Ramës me vezë

21:29 - 27/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com