GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Fillon Kuvendi! Deputetët demokratë bojkotojnë seancën, godina blindohet nga forcat e policisë

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Fillon Kuvendi! Deputetët demokratë bojkotojnë seancën, godina blindohet nga forcat e policisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ka nisur seanca e sotme plenare në mungesë të deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët bojkotuan punimet parlamentare. Opozita u përfaqësua vetëm nga deputetët e Partisë Mundësia, Erald Kapri dhe Redi Muçi.

Në seancën e sotme janë parashikuar për shqyrtim një sërë projektrezolutash për vlerësimin e veprimtarisë së institucioneve të pavarura gjatë vitit 2025, si dhe diskutime për çështje të ngritura nga zgjedhësit.

Ndër pikat kryesore të rendit të ditës janë projektrezolutat për vlerësimin e punës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI), si dhe Bankës së Shqipërisë për vitin 2025.

Deputetët do të shqyrtojnë gjithashtu raportet vjetore të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), Institutit të Statistikave (INSTAT), Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), Radiotelevizionit Shqiptar (RTSH), Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), Entit Rregullator të Energjisë (ERE) dhe Entit Rregullator të Ujit.

Ndërkohë, përreth godinës së Kuvendit janë vendosur masa të shtuara sigurie. Forca të shumta policie dhe mjete të blinduara janë dislokuar në zonë, megjithëse organizatorët nuk kanë paralajmëruar zhvillimin e ndonjë proteste gjatë ditës së sotme.

Në hapje të seancës, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, bëri të ditur se kërkesa e Partisë Mundësia për zhvillimin e një interpelance lidhur me çështjet e Zvërnecit dhe Rrjollit nuk ishte pranuar.

“Është kërkuar interpelancë edhe për Zvërnecin dhe për Rrjollin. Janë çështje që janë diskutuar shpesh herë dhe ndaj nuk mund të ketë kërkesë të re, që mbështetet në të njëjtin objekt. Kërkesa për interpelancën nuk është pranuar”, deklaroi Peleshi.

Pas këtij njoftimi, deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, akuzoi mazhorancën se po cenon funksionimin e Kuvendit dhe po pengon ushtrimin e të drejtave parlamentare të opozitës.

Sipas Kaprit, kërkesat për interpelanca dhe seanca pyetje-përgjigje janë rrëzuar në mënyrë të padrejtë, ndërsa ai kërkoi llogari edhe për situatën në Policinë e Shtetit dhe praninë e shtuar të forcave të rendit pranë Kuvendit.

“E keni kthyer këtë parlament në një derexhe. Vetëm sot u informuam, me letrën tuaj kryetar, që kërkesat tona për interpelancë, të gjitha janë anuluar nga ana juaj. Si mund ta shkelni kaq dhunshëm Kushtetutën? Nuk është parlament ky. Nëse ju i thoni parlament këtij, nuk e di çfarë mund të them më tepër. Ajo që donim të ngrinim në këtë interpelancë me ministrin e Brendshëm, i cili me sa duket e kalon kohën duke sulmuar individë të nderuar që flasin për pritësen dhe mbrojnë qytetarët dhe nuk merret me Policinë e Shtetit, që ka dalë nga shinat e ligjit. Një Polici e Shtetit, që teksa po vija në Parlament, kishte rrethuar të gjithë Parlamentin me blinda dhe me policë. Pse? Sepse u trembët nga vezët ju. Si mundet që ministri i Brendshëm të mos pyetet për këtë gjë”, deklaroi Kapri.

Seanca plenare vijon me shqyrtimin e pikave të rendit të ditës, ndërsa deputetët e Partisë Demokratike mungojnë në sallën e Kuvendit.

Etiketa: bojkotDemokratëKuvendi

Lajme të lidhura

Poshtë dritares i kërkojnë dorëheqjen, Rama flet për “pasardhësin”: Gara nuk është hapur
Breaking Views

Poshtë dritares i kërkojnë dorëheqjen, Rama flet për “pasardhësin”: Gara nuk është hapur

22:26 - 11/09/26
Rama për Ballukun: Nuk e mbroj, SPAK hyri në territorin tim si kryeministër
Aktualitet

Rama për Ballukun: Nuk e mbroj, SPAK hyri në territorin tim si kryeministër

22:14 - 11/09/26
“Arrestoni Ramën, ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 104-të kundër qeverisë, të shtunën diaspora në shesh
Breaking Views

“Arrestoni Ramën, ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 104-të kundër qeverisë, të shtunën diaspora në shesh

22:10 - 11/09/26
Para
Koncerti i Kanye West, Qëndresa Qytetare i drejtohet KLSH: Auditoni fondin prej 4 mln eurosh, janë para publike

Koncerti i Kanye West, Qëndresa Qytetare i drejtohet KLSH: Auditoni fondin prej 4 mln eurosh, janë para publike

Discussion about this post

TË FUNDIT

E papritur/ Amir Rrahmani njofton largimin nga Kosova: Nuk do të jem më pjesë për sa kohë drejtohet nga këta persona
Sport

E papritur/ Amir Rrahmani njofton largimin nga Kosova: Nuk do të jem më pjesë për sa kohë drejtohet nga këta persona

22:34 - 11/09/26

Amir Rrahmani ka marrë një vendim të bujshëm duke njoftuar pensionimin e tij nga Kombëtarja e Kosovës. Kapiteni i “Dardanëve”...

Lexo më shumë
Poshtë dritares i kërkojnë dorëheqjen, Rama flet për “pasardhësin”: Gara nuk është hapur

Poshtë dritares i kërkojnë dorëheqjen, Rama flet për “pasardhësin”: Gara nuk është hapur

22:26 - 11/09/26
Rama për Ballukun: Nuk e mbroj, SPAK hyri në territorin tim si kryeministër

Rama për Ballukun: Nuk e mbroj, SPAK hyri në territorin tim si kryeministër

22:14 - 11/09/26
“Arrestoni Ramën, ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 104-të kundër qeverisë, të shtunën diaspora në shesh

“Arrestoni Ramën, ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 104-të kundër qeverisë, të shtunën diaspora në shesh

22:10 - 11/09/26
Situata e zjarreve në vend/ 5 vatra aktive, në Dibër, Fier e Shkodër

Situata e zjarreve në vend/ 5 vatra aktive, në Dibër, Fier e Shkodër

21:26 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com