GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U mor i pandehur nga SPAK/ Maliqi paralajmëron Hajdarin: Po re nga fiku të gjithë të shesin

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
GJKKO kërkon pushimin e çështjes për kryebashkiakun Hajdari, revoltohet Maliqi: Sistem i korruptuar!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-deputeti i PD-së, Lefter Maliqi ka reaguar pas vendimit të SPAK për të marrë të pandehur ish-kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi, përmes të cilit ka shënjestruar kryebashkiakun e Kuçovës Kreshnik Hajdari.

Maliqi shprehet se edhe Hajdari, sikurse kolegu i tij në Divjakë, do të përballet me drejtësinë kur “të bjerë nga karrigia”, sepse sipas tij, “po re nga fiku të gjithë të shesin”.

“Po ti, Hajdar, që miratove leje për ndërtim ujësjellësi mbi 4 milionë euro në tokë të Gramshit dhe jo të Kuçoves, pa leje mjedisi, në zonë të mbrojtur? Po për 10 kallëzime të tjera të rënda? Disa po i mbyll, sepse ke oligarkë, firma ndërtimi e politikanë që të mbrojnë, se kanë interesa të të keqpërdorin dhe të të shfrytëzojnë.”, shkruan Maliqi.

Maliqi thekson se do të vazhdojë betejën e tij ligjore, pavarësisht pengesave, për ta vënë atë para drejtësisë dhe për të dhënë llogari për abuzimet me taksat e qytetarëve në një bashki që sipas tij iu dhurua Hajdarit në vitin 2019 pa garë dhe më pas e grabiti në vitin 2023.

Reagimi i plotë:

Po re nga fiku të gjithë të shesin, Hajdar. Kolegu juaj, ish-kryetari i Bashkisë Divjakë, Kokoneshi, pasi ra nga detyra, sot u mor i pandehur nga SPAK, drejt burgut, për leje në tokë bujqësore për impiante diellore!Siç janë denuar ish kryetaret e Durresit,te Kavajes,Fushe Arrezit,Himares etj pasi kanë rënë nga detyra!

Po ti, Hajdar, që miratove leje për ndërtim ujësjellësi mbi 4 milionë euro në tokë të Gramshit dhe jo të Kuçoves, pa leje mjedisi, në zonë të mbrojtur? Po për 10 kallëzime të tjera të rënda? Disa po i mbyll, sepse ke oligarkë, firma ndërtimi e politikanë që të mbrojnë, se kanë interesa të të keqpërdorin dhe të të shfrytëzojnë.

Po kur të biesh nga karrigia, e ke menduar se ç’të pret? A e di që do të të shesin të gjithë? Edhe Kokoneshi, kur ishte kryetar bashkie, ishte i fortë, por sa iku, u mor i pandehur!

Sigurisht, unë do ta vazhdoj betejën ligjore, duke e ditur që të mbrojnë në SPAK, Gjykatë, KQZ etj., por kjo betejë, me sa po bindem, jo vetëm unë, por çdo avokat, prokuror, gjyqtar e politikan që njoh, më thonë: “Tani e ke të vështirë, se e mbrojnë për shkak të interesave, por kur të bjerë, do të shkojë te vendi të japë llogari për çdo abuzim me taksat e qytetarëve në atë bashki të dhuruar në 2019 pa garë dhe të grabitur në 2023!”

“Gjëja e dhuruar dhe e vjedhur nuk gëzohet, të del nga hundët”, thotë populli!

Drejtësi e vonuar, por do të vihet në vend! Vazhdo, Hajdar, gëzohu edhe ca muaj, se ka Zot. Të gjitha do të lahen! Dhe secili merr atë që meriton!

Etiketa: hajdarimaliqi

Lajme të lidhura

Gjendet i djegur mjeti i autorëve, që bënë shosh me plumba makinën e familjes në Urakë të Matit
Aktualitet

Gjendet i djegur mjeti i autorëve, që bënë shosh me plumba makinën e familjes në Urakë të Matit

10:27 - 13/09/26
Reshjet e shiut në Elbasan, banesa e bodrume nën ujë, dëme te makinat e parkuara
Aktualitet

Reshjet e shiut në Elbasan, banesa e bodrume nën ujë, dëme te makinat e parkuara

10:10 - 13/09/26
Dy të plagosur në  rrugën Kuçovë-Berat, transportohen në spital
Aktualitet

Dy të plagosur në rrugën Kuçovë-Berat, transportohen në spital

10:00 - 13/09/26
Para
Aksident në rrugën e Skelës në Vlorë, drejtuesit e mjeteve përfshihen në konflikt fizik

Aksident në rrugën e Skelës në Vlorë, drejtuesit e mjeteve përfshihen në konflikt fizik

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kuvendi i Kosovës përmbyll konstituimin/ Zgjidhen nënkryetarët: Kujtim Shala i LDK-së dhe dy nga komunitetet
Breaking Views

Kuvendi i Kosovës përmbyll konstituimin/ Zgjidhen nënkryetarët: Kujtim Shala i LDK-së dhe dy nga komunitetet

11:08 - 13/09/26

Kuvendi i Kosovës ka përmbyllur procesin e konstituimit të legjislaturës së re, pas zgjedhjes së nënkryetarëve që përfaqësojnë komunitetet. Nga...

Lexo më shumë
Nis seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, PDK nuk heq dorë nga bojkoti

Nis seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, PDK nuk heq dorë nga bojkoti

10:51 - 13/09/26
Gjendet i djegur mjeti i autorëve, që bënë shosh me plumba makinën e familjes në Urakë të Matit

Gjendet i djegur mjeti i autorëve, që bënë shosh me plumba makinën e familjes në Urakë të Matit

10:27 - 13/09/26
Reshjet e shiut në Elbasan, banesa e bodrume nën ujë, dëme te makinat e parkuara

Reshjet e shiut në Elbasan, banesa e bodrume nën ujë, dëme te makinat e parkuara

10:10 - 13/09/26
Dy të plagosur në  rrugën Kuçovë-Berat, transportohen në spital

Dy të plagosur në rrugën Kuçovë-Berat, transportohen në spital

10:00 - 13/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com