GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Apartamente dhe garazhe, Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e një të dënuari për drogë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndërtesë, makina dhe biznes/ Sekuestrohen pasuritë e të dënuarit për drogë në Angli
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar dy apartamente dhe një garazh të shtetasit A.A., i dënuar me 10 vite burg për trafik të lëndëve narkotike.

Nga hetimi pasuror rezultoi se të ardhurat e ligjshme të këtij shtetasi dhe familjarëve të tij nuk justifikojnë investimet e kryera në këto prona.

Prokuroria kërkoi dhe gjykata vendosi sekuestrimin e pasurive, të cilat dyshohet se janë krijuar nga trafiku i lëndëve narkotike.

a. Pasuria e paluajtshme e llojit “Apartament” 1+1, me sipërfaqe 66.33 m², si dhe verandën me sipërfaqe 44 m², në kompleksin multifunksional në Rrugën “Xhanfize Keko”; dhe
b. Pasuria e paluajtshme e llojit apartament 2+1, me sipërfaqe 87.9 m² dhe garazhin me sipërfaqe 16 m², në katin -2, në kompleksin multifunksional që po ndërtohet në Rrugën “Kahreman Ylli”.

Njoftimi

Nga konkluzionet e arritura në aktin e ekspertimit kontabël dhe nga dokumentacioni i administruar, rezulton se pasuritë e identifikuara dhe të zotëruara nga subjektet e këtij procedimi pasuror plotësojnë kriteret e parashikuara nga nenet 11 dhe 24 të ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009, për sekuestrimin dhe/ose konfiskimin e tyre, pasi konstatohet se ekziston një disproporcion i dukshëm ndërmjet pasurive të identifikuara dhe të ardhurave të ligjshme të deklaruara, të cilat nuk janë të mjaftueshme për t’i justifikuar ato.

Duke marrë në konsideratë rezultatet e hetimit pasuror të kryer në lidhje me shtetasin A.A. dhe të afërmit e tij, rezulton e provuar ky shtetas ka qenë i përfshirë në veprimtarinë kriminale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”, të parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal, vepër penale e cila bën pjesë në veprat e parashikuara nga ligji nr. 10192. Nga kjo veprimtari rezulton se janë krijuar pasuri shpërpjestimore në raport me nivelin e të ardhurave apo fitimeve nga veprimtaritë e ligjshme të deklaruara, të cilat nuk përligjen prej tyre.

Etiketa: prokurorisekuestro

Lajme të lidhura

Tre vjet më pas: Profetë të rremë, idiotë të dobishëm dhe listat e hapura
Aktualitet

Pollo: Rama po shet si sukses kapitujt më të lehtë të negociatave me BE-në

11:09 - 15/07/26
Të kujt janë 400 mijë eurot? Alda Klosi e Dobi deklarojnë se…
Aktualitet

Lirohet nga burgu Rozeta Dobi, pastruesja që vodhi 500 mijë euro në banesën e ish-zyrtares

10:17 - 15/07/26
Fansat e Kanye West të pakënaqur me organizimin dhe infrastrukturën e siguruar nga qeveria shqiptare
Aktualitet

Fansat e Kanye West të pakënaqur me organizimin dhe infrastrukturën e siguruar nga qeveria shqiptare

10:08 - 15/07/26
Para
Anglia gati t’i japi fund pritjes 60-vjeçare, Argjentina e Messit e hapur për “luftë” deri në fund

Anglia gati t’i japi fund pritjes 60-vjeçare, Argjentina e Messit e hapur për “luftë” deri në fund

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tre vjet më pas: Profetë të rremë, idiotë të dobishëm dhe listat e hapura
Aktualitet

Pollo: Rama po shet si sukses kapitujt më të lehtë të negociatave me BE-në

11:09 - 15/07/26

Ish-ministri Genc Pollo e ka cilësuaar pozitive mbylljen e tre kapitujve të negociatave të Shqipërisë me BE-në, ndërsa ka akuzuar...

Lexo më shumë
Të kujt janë 400 mijë eurot? Alda Klosi e Dobi deklarojnë se…

Lirohet nga burgu Rozeta Dobi, pastruesja që vodhi 500 mijë euro në banesën e ish-zyrtares

10:17 - 15/07/26
Fansat e Kanye West të pakënaqur me organizimin dhe infrastrukturën e siguruar nga qeveria shqiptare

Fansat e Kanye West të pakënaqur me organizimin dhe infrastrukturën e siguruar nga qeveria shqiptare

10:08 - 15/07/26
Anglia gati t’i japi fund pritjes 60-vjeçare, Argjentina e Messit e hapur për “luftë” deri në fund

Anglia gati t’i japi fund pritjes 60-vjeçare, Argjentina e Messit e hapur për “luftë” deri në fund

09:26 - 15/07/26
Ndërtesë, makina dhe biznes/ Sekuestrohen pasuritë e të dënuarit për drogë në Angli

Apartamente dhe garazhe, Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e një të dënuari për drogë

09:18 - 15/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com