GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Drejtoresha e Postës Shqiptare dhe vartëset i vodhën 690 mln lekë pensionistëve të varfër dhe njerëzve në nevojë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Drejtoresha e Postës Shqiptare dhe vartëset i vodhën 690 mln lekë pensionistëve të varfër dhe njerëzve në nevojë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tre ish-zyrtare të filialit të Postës Shqiptare në Durrës janë arrestuar, pasi dyshohen se kanë përvetësuar 69 milionë lekë të rinj, fonde të destinuara për shpërndarjen e pensioneve dhe ndihmave sociale në degët e Shijakut dhe Krujës.

Në pranga kanë rënë:

-Elisabeta Mataj, 41 vjeçe, drejtoreshë e filialit të Postës Shqiptare Durrës;

–Valbona Hoti Duni, 59 vjeçe, shefe e financës;

–Paola Dana, 39 vjeçe, arkëtare/llogaritare

Tre zyrtaret dyshohet se gjatë muajve prill dhe maj 2026 nuk kanë arkëtuar në degët e Shijakut dhe Krujës shumën prej 69 milionë lekësh të rinj, fond i destinuar për shpërndarjen e pensioneve dhe ndihmës ekonomike për qytetarët. Ato akuzohen për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, të kryera në bashkëpunim.

Sipas Policisë së Shtetit, hetimet nisën pas një denoncimi të bërë nga vetë Posta Shqiptare, e cila konstatoi parregullsi gjatë një kontrolli të brendshëm. Operacioni i koduar “Filiali” u zhvillua në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, ndërsa hetimet vijojnë për të identifikuar persona të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë çështje.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Filiali”, i zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me DVP Durrës dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Nuk arkëtuan në arkën e degëve Shijak dhe Krujë, shumën 69 milionë lekë të rinj, të destinuar për shpërndarjen e pensioneve dhe ndihmave sociale, vihen në pranga drejtoresha, shefja e financës dhe arkëtarja e filialit të Postës Shqiptare, Durrës.

Në vijim të operacioneve për goditjen e krimeve ekonomike dhe financiare, Sektori për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me DVP Durrës dhe në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, finalizoi operacionin policor të koduar “Filiali”.

Në kuadër të operacionit u ndaluan shtetaset:

-E. M., 41 vjeçe, banuese në Durrës, me detyrë drejtoreshë e filialit të Postës Shqiptare Durrës;

-V. D., 59 vjeçe, banuese në Durrës, me detyrë shefe e financës në filialin e Postës Shqiptare Durrës;

-P. D., 39 vjeçe, banuese në Durrës, me detyrë arkëtare/llogaritare në filialin e Postës Shqiptare Durrës.

Ndalimi i tyre u bë në funksion të procedimit penal të regjistruar nga Prokuroria, për veprat “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, të kryera në bashkëpunim.

Nga hetimet dyshohet se, gjatë muajve prill dhe maj 2026, këto shtetase kanë përvetësuar shumën 69 milionë lekë të rinj, e cila ishte planifikuar të arkëtohej nga filiali i Postës Shqiptare Durrës, për degët Shijak dhe Krujë, me qëllim shpërndarjen e pensioneve dhe ndihmave sociale për qytetarët e këtyre zonave.

Hetimet vijojnë për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore, të shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: drejtoreshefondeKryesore1Pensioniste

Lajme të lidhura

Këlliçi u bën apel qytetarëve: Më 11 maj votoni për dinjitetin, jo për mbijetesën
Aktualitet

Nënkryetari i ri i PD, Këlliçi: Të bashkohemi në betejën për t’i dhënë fund qeverisjes së Edi Ramës

11:04 - 16/07/26
“Pse nuk e shpallët non grata ministren serbe?” Balla përplaset me Muçin: Laj gojën kur flet për Ramën
Aktualitet

“Pse nuk e shpallët non grata ministren serbe?” Balla përplaset me Muçin: Laj gojën kur flet për Ramën

10:49 - 16/07/26
“Shpirtra të humbur në PS”, Rama thumbon Spiropalin: Mezi pres të shoh draftin e Shqipërisë së re
Aktualitet

Spiropali dorëzon mocion për hapjen e PS dhe sulmon Ramën: Na duhet demokraci dhe jo arrogancë

10:21 - 16/07/26
Para
Ngjarje e rëndë, polumbarët nxjerrin trupin e pajetë të një gruaje te Liqeni i Thatë

Ngjarje e rëndë, polumbarët nxjerrin trupin e pajetë të një gruaje te Liqeni i Thatë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këlliçi u bën apel qytetarëve: Më 11 maj votoni për dinjitetin, jo për mbijetesën
Aktualitet

Nënkryetari i ri i PD, Këlliçi: Të bashkohemi në betejën për t’i dhënë fund qeverisjes së Edi Ramës

11:04 - 16/07/26

Nënkryetari i sapozgjedhur i PD, Belind Këlliçi ka falënderuar në një mesazh në rrjetet sociale ish nënkryetarin Luçiano Boçi me...

Lexo më shumë
“Pse nuk e shpallët non grata ministren serbe?” Balla përplaset me Muçin: Laj gojën kur flet për Ramën

“Pse nuk e shpallët non grata ministren serbe?” Balla përplaset me Muçin: Laj gojën kur flet për Ramën

10:49 - 16/07/26
“Shpirtra të humbur në PS”, Rama thumbon Spiropalin: Mezi pres të shoh draftin e Shqipërisë së re

Spiropali dorëzon mocion për hapjen e PS dhe sulmon Ramën: Na duhet demokraci dhe jo arrogancë

10:21 - 16/07/26
Frikë nga revolta! “Blindohet” Kuvendi me autobotë uji dhe forca të shumta policore, por aty nuk ka protestues

Frikë nga revolta! “Blindohet” Kuvendi me autobotë uji dhe forca të shumta policore, por aty nuk ka protestues

10:01 - 16/07/26
Ngjarje e rëndë, polumbarët nxjerrin trupin e pajetë të një gruaje te Liqeni i Thatë

Ngjarje e rëndë, polumbarët nxjerrin trupin e pajetë të një gruaje te Liqeni i Thatë

09:53 - 16/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com