GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Pse nuk e shpallët non grata ministren serbe?” Balla përplaset me Muçin: Laj gojën kur flet për Ramën

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Pse nuk e shpallët non grata ministren serbe?” Balla përplaset me Muçin: Laj gojën kur flet për Ramën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Senaca e sotme parlamentare nisi sërish me debate mes partive të vogla opozitare të cilat nuk kanë braktisur Kuvendin dhe mazhorancës.

Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, ngriti në seancën plenare çështjen e deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq lidhur me spastrimin etnik në Kosovë. Ai kërkoi sqarim se pse qeveria shqiptare nuk ka ndërmarrë të njëjtin hap si Kosova, e cila e ka shpallur ministren serbe “non grata”.

Nga foltorja e Kuvendit, Muçi i bëri thirrje qeverisë shqiptare të mbajë një qëndrim ndaj deklaratës së ministres serbe dhe kritikoi mungesën e reagimit nga kryeministri Edi Rama.

“Spastrimi etnik është krim ndaj njerëzimit. Deklarata të tilla janë në shkelje të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Nëse Rama nuk mban qëndrim për deklaratën e ministres serbe, për çfarë do të mbajë qëndrim? Ky kryeministër si ka mundësi që nuk thotë çerek llafi kur njeriu i Vuçiçit flet për spastrim etnik? Ka lëshuar Taulant Ballën të sulmojë edhe gazetarët dhe nuk harroi të merrej edhe me Dua Lipën. Si ka mundësi që nuk mban një deklaratë për ministren serbe për spastrim etnik të shqiptarëve që jetojnë në Kosovë?”, tha Muçi.

Balla i është kundërpërgjigjur duke thënë se Qeveria shqiptare reagoi në kohë nëpërmjet deklaratës së ministrit të jashtëm. Ndër të tjera Balla e quajti Muçin ‘karagjoz politik’, duke e çuar mbrojtjen ndaj Ramës edhe më tej, ku i tha deputetit ‘laj gojën kur  flet për kyrminsitrin’.

“Sa i përket një deklarate jo vetëm të papërgjegjshme, por edhe të rëndë, reagimi i qeverisë shqiptare ka qenë në kohë nga Ministria e Jashtme. Ndërkohë, këto janë çështje që nuk adresohen në karagjozllëk politik, por janë çështje me rëndësi kombëtare që s’mund të talleni me një aspekt procedural. Ne nuk tallemi me çështjet kombëtare, nuk jemi karagjozë si puna jote. Qëndrimin e kemi mbajtur në nivelin e qeverisë, politik. Kam reaguar shumë përpara teje, meqë u bëmë si kalamajtë e kopshtit; ti ishe në gjumë kur kam reaguar unë. Natyrshëm, ky akt i dënueshëm është dënuar edhe nga autoritete politike përfaqësuese që ne komunikojmë, Komisioni Evropian. Shqipëria, kur reagon, reagon bashkë me aleatët e vet. Është turp të vish dhe të bësh politikë.

Sa i përket Edi Ramës, ti dhe shokët tuaj duhet të lani gojën mirë, pasi është i vetmi kryeministër që çështjen e Kosovës e ka ngritur në mes të Beogradit. Edhe në 2014, në Beograd, ka deklaruar që Kosova është shtet i pavarur dhe Shqipëria mbështet fuqimisht anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe BE”, tha Balla.

Etiketa: ballaMuci

Lajme të lidhura

“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen
Breaking Views

“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen

23:12 - 15/09/26
“Nuk jeni vetëm”/ Protestuesit shkojnë tek Blloku i Sigurisë për të ndaluarit: Gjithë Shqipëria është me ju
Breaking Views

“Nuk jeni vetëm”/ Protestuesit shkojnë tek Blloku i Sigurisë për të ndaluarit: Gjithë Shqipëria është me ju

22:17 - 15/09/26
“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto
Aktualitet

“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto

21:59 - 15/09/26
Para
Këlliçi u bën apel qytetarëve: Më 11 maj votoni për dinjitetin, jo për mbijetesën

Nënkryetari i ri i PD, Këlliçi: Të bashkohemi në betejën për t’i dhënë fund qeverisjes së Edi Ramës

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen
Breaking Views

“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen

23:12 - 15/09/26

Mbyllet protesta e 108 kundër Ramës. Pas thirrjeve në mbështetje të protestuesve të ndaluar dhe që po mbahen në Bllokun...

Lexo më shumë
“Nuk jeni vetëm”/ Protestuesit shkojnë tek Blloku i Sigurisë për të ndaluarit: Gjithë Shqipëria është me ju

“Nuk jeni vetëm”/ Protestuesit shkojnë tek Blloku i Sigurisë për të ndaluarit: Gjithë Shqipëria është me ju

22:17 - 15/09/26
“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto

“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto

21:59 - 15/09/26
Pak orë para vendimit për ish-krerët e UÇK-së, në Hagë mblidhen shqiptarët, në Prishtinë ndizen “Flakët e Lirisë”

Pak orë para vendimit për ish-krerët e UÇK-së, në Hagë mblidhen shqiptarët, në Prishtinë ndizen “Flakët e Lirisë”

21:18 - 15/09/26
“Do të ikin si frikacakë, si Taulant Balla sot”, studentja: Asgjë nuk na ndal më!

“Do të ikin si frikacakë, si Taulant Balla sot”, studentja: Asgjë nuk na ndal më!

20:49 - 15/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com