GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gjyqi për dosjen “Sterilizimi”, SPAK rrëzon 23 kërkesat e Ilir Beqajt: Janë të pabazuara në ligj

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjyqi për dosjen “Sterilizimi”, SPAK rrëzon 23 kërkesat e Ilir Beqajt: Janë të pabazuara në ligj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar rrëzimin e 23 kërkesave të paraqitura nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, përmes të cilave ai kundërshton akuzën e ngritur ndaj tij, si edhe një sërë veprimesh procedurale të kryera gjatë hetimit.

Në seancë, prokurori Edvin Kondili u shpreh se të gjitha pretendimet e Beqajt janë të pabazuara në ligj dhe se shumica e tyre kanë marrë përgjigje gjatë fazës hetimore, në seancën paraprake, si edhe në vendimin e gjykatës që pranoi kërkesën për kalimin e çështjes në gjykim.

Lidhur me pretendimin e Beqajt se akuza për vjedhje nuk provohet, Prokuroria e Posaçme vlerësoi se i pandehuri nuk ka paraqitur kërkesa konkrete, por ka ngritur pyetje që, sipas saj, janë sqaruar më parë dhe do të trajtohen edhe gjatë konkluzioneve përfundimtare të palëve.

Sa i përket kërkesës për përjashtimin e të dhënave elektronike të sekuestruara nga një kompjuter dhe pavlefshmërinë e akteve përkatëse, SPAK argumentoi se të gjitha veprimet procedurale janë kryer në përputhje me ligjin.

Prokuroria kundërshtoi edhe kërkesën e Beqajt për pavlefshmërinë e kontratës së prokurimit, me argumentin se mungesa e dokumentit origjinal në Ministrinë e Shëndetësisë nuk e bën të pavlefshme provën.

Prokuroria e Posaçme i kërkoi gjykatës të mos pranojë asnjërën prej 23 kërkesave të paraqitura nga Ilir Beqaj, duke këmbëngulur se ato nuk gjejnë mbështetje në ligj dhe se çështjet e ngritura prej tij janë trajtuar tashmë në fazat e mëparshme të procedimit penal.

“Kërkesa e Ilir Beqajt për pavlefshmërinë e aktit të njoftimit të akuzës e duhet të rrëzohet pasi nuk është bazuar në ligj. Veprimet janë aprovuar nga gjyqtari paraprak, pranimi i kërkesës për gjykim.

Pretendimi i Beqajt se akuza e vjedhjes nuk provohet, konstatojmë se i pandehuri nuk shtron kërkesa por bëjnë pyetje, që janë sqaruar, dhe do trajtohen gjatë konkluzioneve përfundimtare të palëve.

Për kërkesën e përshjashtimit të të dhënave elektronike nga një kompjuter dhe pavlefshmëri të akteve vlerësojmë se janë veprime procedurale në konform me Ligjin. Kërkesa 19, akuza për vjedhje duke shpërdoruar detyrën e pavlefshme, vlerësojmë se vendimi është i bazuar në ligj.

Sa i takon burime të provës dhe fakteve, në vendimin paraprak theksohen saktësisht dhe gjerësisht, ku theksohet edhe vlera e dëmit që të pandehurit i kanë shkaktuar shtetit. Kërkesa 20, mungesa e kontratës origjinale të prokurimit. Kontrata origjinale nuk është gjetur në MSH, dhe kjo përbën një shkelje, por është gjrtur kontrëta e njësuar në FSDKSH, por fakti i mos gjetjes së kopjes origjinale të kontratës në MSH, dhe mbi këtë pretendim që nuk duhet të vlerësohet provë e vlefshme, e kundërshtojmë dhe kërkojmë rrëzimin e kërkesës së të pandehurit.”, njofton SPAK.

Etiketa: BeqajkerkesaSpak

Lajme të lidhura

Tabaku kërkon llogari nga SPAK: Pse nuk po hetohen kompanitë e ndërtimit për pastrim parash?!
Aktualitet

Tabaku: Rënia e euros po dëmton prodhimin dhe bizneset, nevojitet strategji e re ekonomike

13:04 - 17/07/26
Këlliçi: Organizata më e madhe në botë e qendrës së djathtë solidarizohet me opozitën dhe protestuesit
Aktualitet

Këlliçi: Organizata më e madhe në botë e qendrës së djathtë solidarizohet me opozitën dhe protestuesit

12:47 - 17/07/26
Rama jep për hotele edhe tokën e komisariatit të Dhërmiut dhe Palasës
Aktualitet

Rama jep për hotele edhe tokën e komisariatit të Dhërmiut dhe Palasës

12:13 - 17/07/26
Para
Rama jep për hotele edhe tokën e komisariatit të Dhërmiut dhe Palasës

Rama jep për hotele edhe tokën e komisariatit të Dhërmiut dhe Palasës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tabaku kërkon llogari nga SPAK: Pse nuk po hetohen kompanitë e ndërtimit për pastrim parash?!
Aktualitet

Tabaku: Rënia e euros po dëmton prodhimin dhe bizneset, nevojitet strategji e re ekonomike

13:04 - 17/07/26

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi se rënia e euros në nivelin më të ulët historik nuk është tregues...

Lexo më shumë
Këlliçi: Organizata më e madhe në botë e qendrës së djathtë solidarizohet me opozitën dhe protestuesit

Këlliçi: Organizata më e madhe në botë e qendrës së djathtë solidarizohet me opozitën dhe protestuesit

12:47 - 17/07/26
Rama jep për hotele edhe tokën e komisariatit të Dhërmiut dhe Palasës

Rama jep për hotele edhe tokën e komisariatit të Dhërmiut dhe Palasës

12:13 - 17/07/26
Gjyqi për dosjen “Sterilizimi”, SPAK rrëzon 23 kërkesat e Ilir Beqajt: Janë të pabazuara në ligj

Gjyqi për dosjen “Sterilizimi”, SPAK rrëzon 23 kërkesat e Ilir Beqajt: Janë të pabazuara në ligj

11:49 - 17/07/26
Përvëlohet Shqipëria, temperaturat pritet të arrijnë deri në 42 gradë

Përvëlohet Shqipëria, temperaturat pritet të arrijnë deri në 42 gradë

11:28 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com