GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gjyqi i themelit për “Partizanin”/ A kanë ushtruar presion Berisha, Malltezi dhe Begeja? Përgjigjet Bamir Topi:

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjyqi i themelit për “Partizanin”/ A kanë ushtruar presion Berisha, Malltezi dhe Begeja? Përgjigjet Bamir Topi:
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjatë dëshmisë së tij në gjyqin për dosjen “Partizani”, ish-presidenti Bamir Topi ka mohuar të ketë pasur presion apo ndikim nga Sali Berisha, Jamarbër Malltezi apo persona të tjerë të përfshirë në çështje.

I pyetur nga Jamarbër Malltezi nëse kishte pasur presion prej tij, Berishës apo personave të tjerë, Topi u përgjigj prerë:

“Kurrë, kurrë! Nuk kam pasur asnjë lloj komunikimi apo presioni të kësaj natyre. Nuk ka dalë ndonjëherë kjo histori. Asnjëherë!”, tha ish-presidenti.

Topi shtoi se të njëjtën deklaratë e kishte bërë edhe më herët gjatë komunikimeve me prokurorinë, duke theksuar se nuk kishte pasur asnjë ndërhyrje apo presion gjatë ushtrimit të detyrës së tij.

Bamir Topi është thirrur për të dëshmuar në këtë proces, ndërsa në sallën e gjyqit janë të pranishëm prokurorët e SPAK, Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai. Sali Berisha nuk ndodhet në seancë, por përfaqësohet nga avokatët e tij, ndërsa të pranishëm janë Jamarbër Malltezi dhe Xhimi Begeja.

Ish-presidenti Bamir Topi ka dhënë sqarime për procedurën e nxjerrjes së pronës së ish-kompleksit sportiv “Partizani” nga plani i përhapjes dhe rolin e institucionit të Presidentit në këtë proces.

Në një prononcim për mediat, Topi deklaroi se prona doli nga plani i përhapjes në gusht të vitit 2007 dhe se pas këtij vendimi ajo nuk ishte më në administrimin e ushtrisë.

Sipas tij, pas daljes nga administrimi ushtarak, kompleksi kaloi në administrimin e strukturave shtetërore dhe hyri në një proces privatizimi, për të cilin Presidenti nuk kishte kompetencë vendimmarrëse. “Nuk mund të jap opinion personal për një çështje që është ende në gjykim”, u shpreh Topi.

Ish-presidenti theksoi se plani i përhapjes përgatitej nga Shtabi i Përgjithshëm dhe institucionet përgjegjëse, ndërsa Presidenti kishte rolin e firmosjes së aktit pasi procedurat ishin përfunduar. “Presidenti firmoste aktin, por nuk merrte pjesë në përgatitjen e planit”, deklaroi Topi, duke shtuar se kompetencat e kreut të shtetit përcaktoheshin nga Kushtetuta dhe ligji.

Sipas tij, çështja e pronës kishte dimension politik, ushtarak dhe teknik, ndërsa Presidenca kishte dëgjuar shqetësimet e paraqitura, por nuk kishte kompetencë mbi administrimin apo privatizimin e pronës.

 

Etiketa: PartizanipresionTopi

Lajme të lidhura

Publikimi i Përgjimit/ Arben Ahmetaj: Një e një milionta doli në 21 janar dhe ne bëmë “21 janarin”
Breaking Views

Publikimi i Përgjimit/ Arben Ahmetaj: Një e një milionta doli në 21 janar dhe ne bëmë “21 janarin”

19:59 - 22/09/26
Foli në protestë, aktorja Egla Ceno zbulon SMS kërcënuese: Të betohem do të përdhunoj në mes të Tiranës!
Aktualitet

Foli në protestë, aktorja Egla Ceno zbulon SMS kërcënuese: Të betohem do të përdhunoj në mes të Tiranës!

19:48 - 22/09/26
Pankartat në ditën e 115-të të protestës: Trajneri në Amerikë, qytetarët në shesh! SPAK heto deri në fund, kushdo që të jetë
Aktualitet

Pankartat në ditën e 115-të të protestës: Trajneri në Amerikë, qytetarët në shesh! SPAK heto deri në fund, kushdo që të jetë

19:39 - 22/09/26
Para
PD rikthehet në Kuvend, deputetët demokratë hyjnë nga porta e Akademisë së Shkencave

PD rikthehet në Kuvend, deputetët demokratë hyjnë nga porta e Akademisë së Shkencave

Discussion about this post

TË FUNDIT

Publikimi i Përgjimit/ Arben Ahmetaj: Një e një milionta doli në 21 janar dhe ne bëmë “21 janarin”
Breaking Views

Publikimi i Përgjimit/ Arben Ahmetaj: Një e një milionta doli në 21 janar dhe ne bëmë “21 janarin”

19:59 - 22/09/26

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka bërë një deklaratë të fortë për kryeministrin Edi Rama, duke deklaruar se kreu i qeverisë ka...

Lexo më shumë
Foli në protestë, aktorja Egla Ceno zbulon SMS kërcënuese: Të betohem do të përdhunoj në mes të Tiranës!

Foli në protestë, aktorja Egla Ceno zbulon SMS kërcënuese: Të betohem do të përdhunoj në mes të Tiranës!

19:48 - 22/09/26
Pankartat në ditën e 115-të të protestës: Trajneri në Amerikë, qytetarët në shesh! SPAK heto deri në fund, kushdo që të jetë

Pankartat në ditën e 115-të të protestës: Trajneri në Amerikë, qytetarët në shesh! SPAK heto deri në fund, kushdo që të jetë

19:39 - 22/09/26
Berisha: Vlora Hyseni, ushtare e shpifur e krimit të organizuar! Në banesën e Ilir Prodës u gjet snajper super special

Berisha: Vlora Hyseni, ushtare e shpifur e krimit të organizuar! Në banesën e Ilir Prodës u gjet snajper super special

19:08 - 22/09/26
UEFA Nations League / Kombëtarja stërvitet me grupin e plotë, përgatitjet në “Shtëpinë e Futbollit”

UEFA Nations League / Kombëtarja stërvitet me grupin e plotë, përgatitjet në “Shtëpinë e Futbollit”

18:53 - 22/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com