GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Alfred Çoma, restaurator i vilave të Ramës dhe mjeshtër i tenderave sekretë/ Artur Bushi i jep me procedurë “të kufizuar” 3.2 MLD lekë

në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 8 min
A A
Alfred Çoma, restaurator i vilave të Ramës dhe mjeshtër i tenderave sekretë/ Artur Bushi i jep me procedurë “të kufizuar” 3.2 MLD lekë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shkolla e mesme e bashkuar “Ramazan Karaj” u dëmtua nga tërmeti i 2019-s dhe në atë kohë u bë pjesë e listës së objekteve që përfshiheshin në programin e rindërtimit me financim të Bashkimit Europian, EU4Schools. Mirëpo asnjë avancim nuk u bë për rindërtimin e saj duke shkaktuar shkëputjen e kontratës me EU4Schools.

Pse ndodhi kështu? Kjo ka lidhje me prirjen për korrupsion. Për fondet e BE-së kërkohet llogari, prandaj nuk kishte interes nga zyrtarët.

Mëkatet e vjedhjes së parave të Rindërtimit, në atë kohë, iu faturuan ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj. Por fakti, që vazhdon e njëjta skemë korrupsioni, tregon se Kryeministri Rama është pjesë e saj.

Rama ka shumë arkitektë, të huaj dhe vendas, me të cilët mbaron projektet “strategjike”, por vetëm një restaurator personal. Ky është biznesmeni Alfred Çoma, i cili mban profil të ulët, por merr fonde miliona euro nga KM.

Këtë radhë, Çoma që merr fondin 3.2 miliardë lekë, nuk do të bëjë restaurim, por rindërtimin e shkollës në Nikël të Krujës. Ajo që nuk ndryshon, ashtu si në të kaluarën, mbetet lloji i vecantë i procedurës ku merr pjesë Çoma.

Duke pasur lidhjet e duhura, Çoma arrin të marrë ftesa për tendera të quajtur “të kufizuar”. Megjithëse termeti ka rënë para 7 vjetëve, për një rreth të ngushtë biznesesh ka trajtim sipas vendimit famëkeq të Qeverisë, që urdhëron dhënien e tenderave në tavolinë. Pra, fatkeqësia vazhdon të përdoret për të justifikuar tendera “sekret” dhe “të kufizuar”.

Lloji i procedurës së prokurimit “E Kufizuar”, që është përdorur nga Artur Bushi, në favor të Alfred Çomas, bazohet në Aktin Normativ Nr.9 datë 16 dhjetor 2019 ‘’Për përballimin e fatkeqësisë natyrore të tërmetit të datës 26 Nëntor 2019’’. Dhe jo vetëm kaq, por kryeministri Rama është kujdesur që, organizatori i tenderit të jetë kryetari i bashkisë Krujë, jo Ministria e Arsimit apo Këshilli i Qarkut.

Paratë paguhen nga Buxhetit i Shtetit , referuar Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 820 datë 30 dhjetor 2025 ‘’Për përdorimin e fondit të Rindërtimit të Shkollës së Mesme të Bashkuar “Ramazan Karaj”, dhe caktimin e Bashkisë Krujë si njësi zbatuese’’.

Falë këtyre manovrave që nisin nga zyra e Kryeministrit dhe vazhdojnë me Artur Bushin, “AD – STAR” sh.p.k është përfituese e kontratës ‘’Rindërtimi i Shkollës së Mesme të Bashkuar ”Ramazan Karaj’’, Njësia Administrative Nikël, Bashkia Krujë’’.

Fondi limit i përllogaritur për këtë projekt është 315.4 milionë lekë (të reja) pa t.v.sh., ndërsa kohëzgjatja është 1 vit nga data e nënshkrimit të marrëveshjes.

Në fazën e parë të procedurës së “kufizuar” nuk ka klasifikim në bazë të ofertës ekonomike dhe teknike.

Sipas dokumenteve, në fazën e parë që është mbyllur më 24 prill 2026, kanë marrë pjesë 12 operatorë ekonomikë. Për fazën e dytë, më 28 maj 2028 janë njoftuar të marrin pjesë vetëm “AD-STAR” shpk me pronar Alfred Çoman dhe “BAMI” shpk e Besnik Bamit. Të dyja kompanitë kanë bërë oferta gati sa vlera e fondit limit.

Në përfundim, në datën 7 korrik 2026, është shpallur fituese firma “AD-STAR” shpk  me administrator z.Alfred Çoma, me vlerën e ofertës ekonomike 312.5 milionë lekë pa t.v.sh.

Biznesmeni Alfred Çoma ka dy “specialitete” arkeologjinë dhe tenderat sekretë të qeverisë. Nëse ka ndonjë tender të tillë, Çoma telefonohet i pari, sepse ua ka marrë dorën këtyre shërbimeve. Dhe flitet për miliona euro!

Operatorit ekonomik “AD-STAR” sh.p.k. në pronësi të inxhinierit të ndërtimit Aldred Çoma, i cili e regjistroi këtë kompani bashkë me një ortak tjetër, në 1994 në Përmet. Ortaku i tij më pas u tërhoq dhe ia ka lënë aksionet Çomas, që e ka shtrirë aktivitetin kryesor në Tiranë, Korcë, Gjirokastër dhe Durrës.

Një nga punët e fundit publike që ka përfituar “AD-STAR” shpk është kontrata për restaurimin e selisë së Presidentit të Republikës, në shtator 2025.

Lloji i procedurës së zgjedhur për prokurimin është  “Procedurë e kufizuar” e klasifikuar në nivelin “Sekret”. Tenderi ka nisur të organizohet në 21 maj 2025, sipas urdhrit nr. 64, të lëshuar nga Sekretari i Përgjithshëm i institucionit.

Bëhet fjalë për kontratën me objekt “Restaurim dhe rikonstruksion i godinës ekzistuese të Institucionit të Presidentit të Republikës”, Monument Kulture Kategoria e II-të, me fond limit 342 milionë lekë (të reja) pa TVSH. Punime të cilat do të mbylleshin për 9 muaj.

Në vitin 2023, Alfref Çoma i kompanisë “Ad-Star” është ftuar dhe ka marrë me tender sekret rikostruksionin e Rezidencës qeveritare nr. 5, ku pushojnë zakonisht Rama me ministrat.

Vlera 5 milionë euro i tejkalon nevojat për rregullimin e vilës. Duket sikur objekti është ndërtuar nga e para. Procedura e zgjedhur ishte “Me negocim pa shpallje”.

Afati i punimeve u caktua vetëm 6 muaj. Por vila u hap dy vite më pas në qershor 2025. Një pritje me ftesa private u organizua nga Kryeministri në kuadër të festivalit të arkitekturës “Bread & Heart”.

Për këtë projekt ka dyshime se paratë janë shpërdoruar me ndihmën e mbikëqyrësit të punimeve, që gjithashtu u zgjodh me tender sekret.

Në të njëjtën datë me tenderin e restaurimit, pra 15 mars 2023, u zhvillua edhe prokurimi për mbikëqyrjen e punimeve. Sërish Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare veproi me tender “Sekret”.

Fituesi, kompania “Dricons” me pronar Vladimir Topin firmosi kontratën më 18 prill 2023. Rreth dy muaj më vonë, në qershor 2023, Topi u arrestua nga SPAK. Ai u akuzua se kishte korruptuar Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro.

 

Biznesmeni kishte përfituar favorizim në tenderët për mbikëqyrjen e punimeve në disa qendra shëndetësore në Tiranë dhe Durrës.

Deri në gusht 2023, “Dricons” ndryshoi pronar dy herë me vlera simbolike prej 100 mijë lekë. Në vitin 2024, kompania kaloi në emër të bashkëshortes së Topit, sërish për të njëjtën shumë.

“Mësimet” e hershme për aferat me kontratat publike, Çoma i ka marrë nga “profesorë” italianë. Në tetor të vitit 2016, Banka e Shqipërisë shpalli në gazetën britanike ‘Financial Times’ njoftimin për shprehje interesi për kompanitë e interesuara për rikonstruksionin e ndërtesës “Hotel Dajti”. Në verën e vitit 2017 përmes një njoftimi për shtyp, Banka e Shqipërisë bëri të ditur fillimin e punimeve për rikontruksionin e Hotel Dajtit. Mungonte fondi limit i garës, kompanitë që morën pjesë, emri i fituesit dhe oferta fituese e kontratës. Banka e mbajti sekret fituesin për 5 vjet rresht deri sa u detyrua nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit.

Fituesit e kontratës 16 milionë euro ishin kompania italiane “C.G.F Construzioni Generali” s.p.a dhe “AD-STAR” sh.p.k. Për tenderin e dyshimtë nisi një hetim kryesisht në verën e vitit 2017 nga Prokuroria e Tiranës. Hetimi ishte për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.

Çuditërisht, disa muaj pas pushimit të hetimeve, një nga dy kompanitë fituese të tenderit ndërkombëtar, ajo italiane falimentoi.

Kështu e rriti pasurinë Alfred Çoma, nga hoteli tek rezidencat e qeverisë dhe Presidenca, përmes tenderave sekretë.

Miku i tij, kryetari Bushi ndërkohë është në pritje t’i vijë radha që SPAK ta arrestojë për korrupsion.

Bushi u përfshi në politikë pas kthimit në Shqipëri nga Italia, duke u zgjedhur kryetar i Komunës Thumanë, në vitin 2011. Dy vjet më pas, ai u bë pjesë e listës së kandidatëve të Partisë Socialiste, për deputet në qarkun e Durrësit dhe fitoi mandatin.

Në gusht 2015, ai u bë kryetar bashkie në Krujë, ndërkohë që një investigim zbuloi se kandidati për kryebashkiak i Krujës ishte arrestuar në qershor 2010 nga policia italiane, i dyshuar për lidhjet me një organizatë të trafikut të kokainës.

Bushi u lirua një muaj e gjysmë më pas, ndërsa çështja kundër tij u pushua dhe u arkivua në vitin 2011 nga Prokuroria italiane. Përveç kësaj dosjeje, Artur Bushi shënoi në formularin e dekriminalizimit edhe një ndalim të vitit 1996 në Caserta të Italisë, ndërsa procesi përfundimtar gjyqësor ka përfunduar më 24 korrik të vitit 2010.

Ndërkohë Bushi vazhdon me abuzimet pa pasur frikë nga SPAK. Kujtojmë se më 17 mars 2023, Kryetari i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi është thirrur në SPAK.

Bushi është marrë në pyetje pas kallëzimit të qytetarit, Muharrem Hoqja që e akuzon për shpërdorim detyre. Më konkretisht, Muharrem Hoqja akuzon se Bushi dhe inspektoriati i Bashkisë ndërtimore të Krujës i kanë vendosur 3 gjoba me shumë totale 35 milionë lekë gjoja për “ndërtim pa leje”. Bushi rezulton një nga zyrtarët lokalë më të denoncuar në Prokurorinë e Posaçme.

Mësohet se ndaj tij janë depozituar në SPAK shtatë kallëzime penale.

Ndërkohë që 3 prej tyre janë regjistruar për procedim, 2 janë dërguar në gjykatat e rretheve, ndërsa 2 të tjera janë pushuar si çështje.

SPAK po verifikon një aferë të dyshuar korruptive të Artur Bushit me ndarjen e banesave për familjet që mbetën të pastrehë pas tërmetit të nëntorit 2019.

Në këtë aferë të dyshuar Artur Bushi është implikuar përmes vëllait të tij, Ilir Bushi, i cili komandon njësinë e Thumanës me urdhra verbalë dhe ndikime të paligjshme.

Shumë familje kanë bërë ndarje fiktive në gjendjen civile me qëllim për të përfituar disa banesa padrejtësisht, ndërsa familje të tjera janë nxjerrë jashtë loje.

Përfituesit kanë lidhje klienteliste me Artur Bushin, me të shkuar të errët jashtë vendit. Vëllai i Artur Bushit, Ilir Bushi, kontrollon disa kompani, mes të cilave edhe kompaninë e transportit dhe gurores “Fazion”.

Me anë të kësaj kompanie Ilir Bushi administron disa gurore në Krujë në konflikt interesi, ndërsa ishte futur edhe si nënkontraktor i kompanisë “Gener 2” të Bashkim Ulajt, ku ka ndërtuar një segment të rrugës Thumanë-Kashar.

Artur Bushi dyshohet gjithashtu për korrupsion dhe shkelje të barazisë në tendera duke diktuar prokurimet për një rreth klientësh të tij.

Ndërkaq, prindërit dhe nxënësit e shkollës në  Nikël, duhet të kërkojnë nisjen e punimeve sa më parë, pasi kjo kompani është shembull zvarritjesh. Ndërkohë që është shpërblyer me këtë tender, Alfred Çoma, duhet të kishte dorëzuar restaurimin e Presidencës!

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: alfred comaArtur Bushitender

Lajme të lidhura

“Poshtë patronazhistët”/ Mbyllet tubimi i 51-të, protestuesit lënë shënimin në Bulevard: 23Korrik!
Breaking Views

“Poshtë patronazhistët”/ Mbyllet tubimi i 51-të, protestuesit lënë shënimin në Bulevard: 23Korrik!

23:00 - 20/07/26
Të shtënat në Elbasan: Një person qëlloi me pistoletë në drejtim të tre shtetasve, në lokal ndodhej edhe një polic
Aktualitet

Të shtënat në Elbasan: Një person qëlloi me pistoletë në drejtim të tre shtetasve, në lokal ndodhej edhe një polic

22:16 - 20/07/26
Sulmi me armë në Elbasan/ Plagosen tre adoleshentë, mes tyre edhe kamarieri
Aktualitet

Sulmi me armë në Elbasan/ Plagosen tre adoleshentë, mes tyre edhe kamarieri

21:34 - 20/07/26
Para
Sulmi me armë në Elbasan/ Plagosen tre adoleshentë, mes tyre edhe kamarieri

Sulmi me armë në Elbasan/ Plagosen tre adoleshentë, mes tyre edhe kamarieri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Janë një tufë budallenjsh që hedhin gurë dhe pllaka ndaj Parlamentit!
Aktualitet

Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Janë një tufë budallenjsh që hedhin gurë dhe pllaka ndaj Parlamentit!

13:46 - 21/07/26

Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja, deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4...

Lexo më shumë
Aksident në Elbasan, gruaja përplaset nga një automjet pranë Universitetit

Aksident në Elbasan, gruaja përplaset nga një automjet pranë Universitetit

13:39 - 21/07/26
Demokratët Evropianë: Rama dhe Berisha duhet të largohen, Shqipëria meriton një udhëheqje të re

Demokratët Evropianë: Rama dhe Berisha duhet të largohen, Shqipëria meriton një udhëheqje të re

13:25 - 21/07/26
Edhe pse Spanja fitoi Botërorin, presidenti i La Ligës sulmon FIFA-n/ Tebas: Infantino po shkatërron futbollin

Edhe pse Spanja fitoi Botërorin, presidenti i La Ligës sulmon FIFA-n/ Tebas: Infantino po shkatërron futbollin

13:21 - 21/07/26
Po fluturonte nga Londra drejt Tiranës, avioni bën ulje urgjente në Luksemburg

Po fluturonte nga Londra drejt Tiranës, avioni bën ulje urgjente në Luksemburg

12:50 - 21/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com